Lajmet

Lista Serbe do të dërgojë ankesë në PZAP pas moscertifikimit nga KQZ

Published

on

Vendimi i moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Kosovë, nuk ka bazë në ligj dhe pasqyron faktin se sa shumë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron t’i eliminoj serbët nga këto hapësira. Kështu ka thënë sot Zllatan Elek, kryetar i Listës Serbe, gjatë një konference për media të mbajtur sot në selinë e kësaj partie në Mitrovicë të Veriut duke shtuar se kjo është dhunë institucionale dhe juridike ndaj popullit serb dhe Listës Serbe.

Sipas tij, kryeministri Kurti nuk e dëshiron Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, por vetëm serbët e dëgjueshëm, ndërsa tha se kërcënimet e tilla nuk do ta pengojnë partinë që ai udhëheqë të luftoj me të gjitha mjetet demokratike për popullin serb këtu.

Ai paralajmëroi poashtu ankesë në adresë të PZAP-së, duke thënë se pret një përgjigje pozitive nga kjo e fundit.

“Mendoj se një gjë e tillë është bërë më urdhër të Albin Kurtit, në mënyrë që të përfitoj lehtë disa poena politikë. Do të jem i qartë kësaj radhe. Ky vendim nuk ka bazë në ligj dhe pasqyron faktin se sa shumë Kurti dëshiron t’i eliminoj serbët nga këto hapësira. Kjo është dhunë institucionale dhe juridike ndaj popullit serb dhe Listën Serbe sepse Kurti nuk dëshiron t’i shoh në Parlamentin e Kosovës, sepse dëshiron që aty t’i ketë serbët e dëgjueshëm siç është i ashtuquajturi ministër Nenad Rashiq… Dua nga këtu të përsëris se kërcënime të tilla neve nuk na pengojnë që ne me të gjitha mjetet demokratike të luftojmë për popullin tonë. Prandaj gjatë ditës do t’i dërgojmë ankesë PZAP-së dhe nga ta pres një vendim të qartë i cili do ta hedh poshtë këtë vendim të Kurtit i cili është anti demokratik dhe anti serb. Njerëzve nga ambasada e SHBA-së dhe përfaqësuesve të BE-së për gjykimin e një vendimi të tillë”, ka thënë Elek.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 për shkak të “thirrjeve nacionaliste” të kryetarit të kësaj liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Megjithatë, për këtë moscertifikim kanë reaguar ambasada e SHBA-së, ambasadori gjerman e ai britanik si dhe BE-ja duke kërkuar që ky vendim mos të politizohet.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara