Lajmet

Lista e ushqimeve me vitaminat dhe mineralet e duhura për gratë

Published

on

Trupi i njeriut ka nevojë për vitamina dhe minerale që të gëzojë shëndet të plotë.

Çdo vitaminë apo mineral luan një rol thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në organizëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të listuar vitaminat dhe mineralet për të cilat gratë kanë nevojë më shumë se burrat.

Cilat vitamina dhe minerale janë të rëndësishme për shëndetin e një gruaje?

Ekspertët rekomandojnë gjithnjë që vitaminat dhe mineralet të merrën nga burime të larmishme ushqimore.

Acidi Folik

I njohur ndryshe si vitamina B9, acidi folik e ndihmon organizmin të prodhojë rruazat e gjakut dhe qeliza të reja të ADN-së.

Ai parandalon defektet në lindje dhe shmang lindjet e parakohshme.

Gratë që duan të ngelin shtatzënë apo ato që janë shtatzënë duhet të marrin 400-800 mikrogramë acid folik në ditë.

Acidi folik gjendet tek spinaqi dhe barishtet e tjera, portokalli, arrorët, fasulet, mishi i pulës, viçit, drithërat e plota e të tjerë.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe nervat në tru.

Vitamina B12 është veçanërisht e rëndësishme për gratë shtatzëna, vegjetarianët dhe njerëzit mbi moshën 50 vjeç.

Ajo gjendet tek qumështi pa yndyrë, veza, mishi i shpendëve, sardelet e të tjerë.

Vitamina D

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme.

Bashkë me kalciumin ajo ndihmon në forcimin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.

Vitamina D largon inflamacionin dhe forcon imunitetin.

Kjo vitaminë është e domosdoshme për gratë që nuk qëndrojnë mjaftueshëm në diell, gratë pas menopauzës, ato mbipeshë, ato që vuajnë nga inflamacioni i zorrës dhe ato që kanë kryer një bajpass gastrik.

Vitamina D gjendet tek peshku ton, salmoni dhe qumështi pa yndyrë.

Kalciumi

Kalciumi është një mineral i dobishëm për kockat dhe për shmangien e osteoporozës.

Për më tepër, kalciumi përmirëson ndërlidhjen mes trurit dhe muskujve.

Vajzat e moshës nga 9 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 1,300 miligramë kalcium në ditë.

Gratë kanë nevojë për 1,000 mg kalcium çdo ditë.

Pas menopauzës, trupi ka nevojë për 1,200 kalcium në ditë.

Kalciumi gjendet tek produktet e bulmetit, lëngu i portokallit, salmoni dhe barishtet.

Hekuri

Hekuri është i nevojshëm për qelizat e gjakut dhe transportin e oksigjenit në organizëm.

Gjatë ciklit menstrual gratë kanë nevojë për shumë hekur.

Edhe gratë shtatzëna kanë nevojë të madhe për hekur. Gjatë shtatzanisë ato duhet të konsumojnë 27 mg hekur në ditë.

Pas moshës 51 vjeçare ato mund të konsumojnë 8 mg hekur në ditë.

Hekuri gjendet tek mishi i kuq, mishi i pulës, produktet e detit, fasulet, spinaqi, çokollata e zezë.

Kujdes Me Suplementët

Disa suplementë mund të rrisin rrezikun e disa problemeve shëndetësore, sidomos nëse merren në të njëjtën kohë me medikamentet. /AgroWeb.org

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara