Kulturë

Lista e plotë e nominimeve për “Emmy Awards 2021”

HBO dhe HBO Max kanë marrë në total 130 nominime.

Published

on

Së fundmi “Emmy Awards” ka publikuar listën e plotë të nominimeve të këtij viti.

HBO dhe HBO Max kanë marrë në total 130 nominime, ndjekur nga Netflix me 129 . Serialet“The Crown” dhe “The Mandalorian” morën 24 nominime kryesore.  .Më poshtë lista e plotë e nominimeve:

Seriali më i mirë dramatik

“The Boys” (Amazon Prime Video)

“Bridgerton” (Netflix)

“The Crown” (Netflix)

“The Handmaid’s Tale” (Hulu)

“Lovecraft Country” (HBO)

“The Mandalorian” (Disney Plus)

“Pose” (FX)

“This Is Us” (NBC)

Seriali më i mirë komedi

“Black-ish” (ABC)

“Cobra Kai” (Netflix)

“Emily in Paris” (Netflix)

“Hacks” (HBO Max)

“The Flight Attendant” (HBO Max)

“The Kominsky Method” (Netflix)

“Pen15” (Hulu)

“Ted Lasso” (Apple TV Plus)

Mini-seriali më i mirë

“I May Destroy You” (HBO)

“Mare of Easttown” (HBO)

“The Queen’s Gambit” (Netflix)

“The Underground Railroad” (Amazon Prime Video)

“WandaVision” (Disney Plus)

Aktori më i mirë mirë në rol protagonist në një serial dramatik

Sterling K. Brown (“This Is Us”)

Jonathan Majors (“Lovecraft Country”)

Josh O’Connor (“The Crown”)

Regé-Jean Page (“Bridgerton”)

Billy Porter (“Pose”)

Matthew Rhys (“Perry Mason”)

Aktorja më e mirë në rol protagonist në një serial dramatik

Uzo Aduba (“In Treatment”)

Olivia Colman (“The Crown”)

Emma Corrin (“The Crown”)

Elisabeth Moss (“The Handmaid’s Tale”)

Mj Rodriguez (“Pose”)

Jurnee Smollett (“Lovecraft Country”)

Aktori më i mirë në rol protagonist në një serial komedi

Anthony Anderson (“Black-ish”)

Michael Douglas (“The Kominsky Method”)

William H. Macy (“Shameless”)

Jason Sudeikis (“Ted Lasso”)

Kenan Thompson (“Kenan”)

Aktorja më e mirë në rol protagonist në një serial komedi

Aidy Bryant (“Shrill”)

Kaley Cuoco (“The Flight Attendant”)

Allison Janney (“Mom”)

Tracee Ellis Ross (“Black-ish”)

Jean Smart (“Hacks”)

Aktori më i mirë në një mini-serial

Paul Bettany (“WandaVision”)

Hugh Grant (“The Undoing”)

Ewan McGregor (“Halston”)

Lin-Manuel Miranda (“Hamilton”)

Leslie Odom Jr. (“Hamilton”)

Aktorja më e mirë në një në një mini-serial

Michaela Coel (“I May Destroy You”)

Cynthia Erivo (“Genius: Aretha”)

Elizabeth Olsen (“WandaVision”)

Anya Taylor-Joy (“The Queen’s Gambit”)

Kate Winslet (“Mare of Easttown”)

Variety Talk Series

“Conan”

“The Daily Show With Trevor Noah”

“Jimmy Kimmel Live!”

“Last Week Tonight With John Oliver”

“The Late Show With Stephen Colbert”

Programet me konkurse

“The Amazing Race”

“Nailed It!”

“RuPaul’s Drag Race”

“Top Chef”

“The Voice”

Filmi televiziv më i mirë 

“Dolly Parton’s Christmas On The Square”

“Oslo”

“Robin Roberts Presents: Mahalia”

“Sylvie’s Love”

“Uncle Frank”

Aktori më i mirë në rol joprotagonist në një serial dramatik

Giancarlo Esposito (“The Mandalorian”)

O-T Fagbenie (“The Handmaid’s Tale”)

John Lithgow (“Perry Mason”)

Tobias Menzies (“The Crown”)

Max Minghella (“The Handmaid’s Tale”)

Chris Sullivan (“This Is Us”)

Bradley Whitford (“The Handmaid’s Tale”)

Michael K. Williams (“Lovecraft Country”)

Aktorja më e mirë në rol joprotagonist në një serial dramatik

Gillian Anderson (“The Crown”)

Helena Bonham Carter (“The Crown”)

Madeline Brewer (“The Handmaid’s Tale”)

Ann Dowd (“The Handmaid’s Tale”)

Aunjanue Ellis (“Lovecraft Country”)

Emerald Fennell (“The Crown”)

Yvonne Strahovski (“The Handmaid’s Tale”)

Samira Wiley (“The Handmaid’s Tale”)

Aktori më i mirë në rol joprotagonist në një serial komedi

Carl Clemons-Hopkins (“Hacks”)

Brett Goldstein (“Ted Lasso”)

Brendan Hunt (“Ted Lasso”)

Nick Mohammed (“Ted Lasso”)

Paul Reiser (“The Kominsky Method”)

Jeremy Swift (“Ted Lasso”)

Kenan Thompson (“Saturday Night Live”)

Bowen Yang (“Saturday Night Live”)

Aktorja më e mirë në rol joprotagonist në një serial komedi

Aidy Bryant (“Saturday Night Live”)

Hannah Einbinder (“Hacks”)

Kate McKinnon (“Saturday Night Live”)

Rosie Perez (“The Flight Attendant”)

Cecily Strong (“Saturday Night Live”)

Juno Temple (“Ted Lasso”)

Hannah Waddingham (“Ted Lasso”)

Aktori më i mirë në rol joprotagonist në një mini-serial ose film televiziv

Thomas Brodie Sangster (“The Queen’s Gambit”)

Daveed Diggs (“Hamilton”)

Paapa Essiedu (“I May Destroy You”)

Jonathan Groff (“Hamilton”)

Evan Peters (“Mare Of Easttown”)

Anthony Ramos (“Hamilton”)

Aktorja më e mirë në rol joprotagonist në një mini-serial ose film televiziv

Renée Elise Goldsberry (“Hamilton”)

Kathryn Hahn (“WandaVision”)

Moses Ingram (“The Queen’s Gambit”)

Julianne Nicholson (“Mare Of Easttown”)

Jean Smart (“Mare Of Easttown”)

Phillipa Soo (“Hamilton”)

Aktori më i mirë si “guest star” në një serial dramatik

Don Cheadle (“The Falcon and the Winter Soldier”)

Charles Dance (“The Crown”)

Timothy Olyphant (“The Mandalorian”)

Courtney B. Vance (“Lovecraft Country”)

Carl Weathers (“The Mandalorian”)

Guest Star – një aktor/e i/e njohur që shfaqet në një shfaqje në të cilën nuk ka një rol të rregullt.

Aktorja më e mirë si “guest star” në një serial dramatik

Alexis Bledel (“The Handmaid’s Tale”)

Claire Foy (“The Crown”)

McKenna Grace (“The Handmaid’s Tale”)

Sophie Okonedo (“Ratched”)

Aktori më i mirë si “guest star” në një serial komedi

Alec Baldwin (“Saturday Night Live”)

Dave Chappelle (“Saturday Night Live”)

Morgan Freeman (“The Kominsky Method”)

Daniel Kaluuya (“Saturday Night Live”)

Daniel Levy (“Saturday Night Live”)

Phylicia Rashad (“This Is Us”

Aktorja më e mirë si “guest star” në një serial komedi

Jane Adams (“Hacks”)

Yvette Nicole Brown (“A Black Lady Sketch Show”)

Bernadette Peters (“Zoey’s Extraordinary Playlist”)

Issa Rae (“A Black Lady Sketch Show”)

Maya Rudolph (“Saturday Night Live”)

Kristen Wiig (“Saturday Night Live”)

Kulturë

Zbulohet thesari i Romës Antike, hapen për publikun freskat dhe mozaikët unikë

Published

on

By

Autoritetet italiane kanë hapur për herë të parë për publikun një prej komplekseve më të mëdha të freskave dhe mozaikëve të periudhës së Romës Antike, të zbuluara në një galeri nëntokësore të ish-Termave të Trajanit në Romë.

Freskat dhe mozaikët, të cilët datojnë në shekullin I të erës sonë, u zbuluan gjatë gërmimeve arkeologjike në vitet 1990 në kodrën Opio, pranë Koloseut. Tashmë, pas një procesi të gjatë restaurimi, veprat “Qyteti i pikturuar” dhe “Mozaiku i madh” janë prezantuar për publikun.

Vizitat fillimisht do të zhvillohen në grupe prej maksimumi 15 personash, ndërsa ekspertët do të monitorojnë ndikimin e lagështirës dhe faktorëve të tjerë klimatikë në këto vepra të ndjeshme. Në varësi të rezultateve, qasja mund të zgjerohet edhe për më shumë vizitorë.

Kryetari i Romës, Roberto Gualtieri, ka vlerësuar veçantinë e freskës “Qyteti i pikturuar”, e cila paraqet nga një këndvështrim i lartë një qytet-port të fortifikuar. Sipas tij, bëhet fjalë për freskën më të madhe të këtij lloji të zbuluar në Romën e lashtë.

“Është vërtet unik në botë, si për nga bukuria artistike, ashtu edhe për nga rëndësia historike dhe dokumentare”, ka deklaruar Gualtieri.

Në freskë paraqiten ndërtesa, një teatër, tempull, sheshe publike dhe kulla, duke ofruar një pamje të jashtëzakonshme të një qyteti të madh të asaj kohe. Megjithatë, arkeologët ende nuk kanë arritur të përcaktojnë se cilit qytet i referohet vepra.

Edhe “Mozaiku i madh” paraqet një pasuri të rrallë artistike. Ai përmban elemente të ndërlikuara arkitekturore, kolona dhe figura të vendosura në katër nivele. Gjatë restaurimit janë zbuluar edhe detaje të një tjetër paraqitjeje të një qyteti-port në pjesët e poshtme të mozaikut.

Termat e Trajanit shtriheshin në rreth gjashtë hektarë dhe në kohën e tyre konsideroheshin kompleksi më i madh i banjove publike në botë. Përveç hapësirave për larje dhe aktivitete sportive, kompleksi kishte edhe ambiente të dedikuara për kulturën.

Në mesin e tyre ndodhet edhe një strukturë e madhe gjysmërrethore, e cilësuar si “bibliotekë”, e cila besohet se ishte pjesë e kompleksit termal dhe u ofronte vizitorëve mundësinë të kombinonin aktivitetet fizike me jetën kulturore.

Zbulimet e reja u japin arkeologëve dhe publikut një mundësi të rrallë për të parë nga afër një pjesë të jetës dhe artit të Romës Antike, të ruajtur për afro dy mijë vjet.

D.L

Continue Reading

Kulturë

Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht, por problemet mbeten

Published

on

By

Kalaja e Prizrenit është rihapur sërish pjesërisht për vizitorët, në episodin e tretë të mbylljeve dhe rihapjeve brenda katër muajve të fundit.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se nga 7 shtatori 2026, Kalaja është e hapur për vizitorë nga ora 12:00, por disa pjesë të saj do të mbeten të mbyllura për shkak të punimeve që po vazhdojnë.

“Punimet në Kala do të vazhdojnë, për këtë arsye disa pjesë të hapësirës do të jenë të mbyllura për vizitorët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, e cila ka kërkuar nga vizitorët të respektojnë shenjat orientuese dhe kufizimet e vendosura.

Rihapja e pjesshme vjen pas një periudhe në të cilën Kalaja fillimisht ishte mbyllur pjesërisht, më pas plotësisht, ndërsa tani është sërish e qasshme vetëm në disa zona. Se kur do të hapet tërësisht, ende nuk dihet.

Ndërhyrje emergjente, por jo zgjidhje përfundimtare

Në fund të gushtit, Kalaja u mbyll tërësisht për vizitorët, ndërsa ndërhyrjet emergjente nisën pas një tenderi të dhënë në fund të korrikut.

Thirrja për punime, me titull “Masat emergjente në Kalanë e Prizrenit dhe Kalanë e Novobërdës”, kap vlerën prej 110 mijë e 820 eurosh. Për Kalanë e Prizrenit janë paraparë mbi 80 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër është dedikuar ndërhyrjeve në Kalanë e Novobërdës.

Punimet në Prizren përfshijnë pastrimin e terrenit, vendosjen e rrethojave mbrojtëse, kamerave të sigurisë dhe sistemit të monitorimit, zërimin, rregullimin e shtigjeve për vizitorë, tabelave informuese, ulëseve në amfiteatër dhe zhvendosjen e tualeteve jashtë hapësirës së mureve rrethuese.

Megjithatë, problemet e Kalasë janë shumë më të thella sesa ndërhyrjet aktuale emergjente.

Një raport i përgatitur nga ekspertë të Institutit Arkeologjik të Kosovës, Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka evidentuar dëmtime serioze në strukturat e monumentit.

Në raport rekomandohet sigurimi i segmenteve të dobësuara të mureve, pastrimi dhe plotësimi i fugave me llaç origjinal, kufizimi i qasjes së vizitorëve në zonat e rrezikshme, si dhe hartimi urgjent i një programi të plotë për konservim dhe restaurim.

Rreziku nga degradimi i mureve

Sipas raportit të hartuar nga Veron Tara, Caner Tatar, Elvis Shala, Sara Sylejmani, Jusuf Xhibo dhe Besar Grazhda, në muret e larta rrethuese është konstatuar humbje e madhe e qëndrueshmërisë së llaçit lidhës me bazë gëlqereje.

Problemi lidhet me ndikimet atmosferike dhe depërtimin e ujit në brendësi të mureve. Si pasojë, janë krijuar zbrazëtira, ka humbje të materialit në mbushjet e brendshme dhe në disa pjesë janë evidentuar edhe rënie gurësh.

Raporti konstaton se në disa segmente tashmë ka pasur shembje të pjesshme dhe se procesi i degradimit është ende në zhvillim.

Kalaja e Prizrenit, një prej monumenteve dhe pikave turistike më të vizituara në Kosovë, është përballur kështu me mbyllje të njëpasnjëshme dhe ndërhyrje emergjente. Ndërsa vizitorët tash mund të rikthehen në disa pjesë të saj, mbetet e paqartë se kur do të bëhet një ndërhyrje e plotë që do t’i trajtonte problemet e trashëgimisë dhe mirëmbajtjes në mënyrë afatgjatë.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Matura Shtetërore 2026: Matematika me rezultatin më të ulët mesatar

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026, pas përfundimit të procesit të administrimit, vlerësimit dhe përpunimit të të dhënave.

Në këtë afat provimit iu nënshtruan gjithsej 4,433 kandidatë, ndërsa 2,444 prej tyre e kaluan me sukses, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve. Të dhënat janë konfirmuar edhe në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test ishte 43.2 pikë.

Sipas lëndëve, rezultatet mesatare ishin:

Gjuhë amtare: 49.3 pikë

Gjuhë angleze: 44.1 pikë

Matematikë: 36.4 pikë

Lënda zgjedhore: 42.9 pikë

Rezultati më i lartë mesatar është shënuar në Gjuhën amtare, me 49.3 pikë, ndërsa rezultati më i ulët në Matematikë, me 36.4 pikë.

Gjatë administrimit të provimit, 18 kandidatë janë larguar nga testi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka falënderuar të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e provimit për kontributin në mbarëvajtjen e procesit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara