Kulturë

Lista e plotë e fituesve të MTV Movie & TV 2023

Duke hyrë në shfaqjen e së dielës, të nominuarit kryesorë në anën e skenarit këtë të vit përfshinin Top Gun.

Published

on

Çmimet MTV Movie & TV 2023 nisën të dielën në mbrëmje por të shfaqjes, për shkak të grevës së vazhdueshme të WGA.

Duke hyrë në shfaqjen e së dielës, të nominuarit kryesorë në anën e skenarit këtë të vit përfshinin Top Gun: Maverick, Stranger Things dhe The Last of Us, të gjitha me 6 nominime dhe The White Lotus dhe Wednesday me nga katër secili. Ndërkohë, Jersey Shore Family Vacation, RuPaul’s Drag Race, The Real Housewives of Beverly Hills dhe Vanderpump Rules morën secila nga dy nominime.

Shfaqja gjithashtu pa shumë fytyra të famshme si të nominuar për herë të parë, duke përfshirë Austin Butler, Bad Bunny, Bella Ramsey, Cara Delevingne, Courteney Cox, Florence Pugh, Harry Styles, Jennifer Coolidge, Quinta Brunson dhe Riley Keough, për të përmendur disa. 

Lista e plotë e fituesve:

Filmi më i mirë
Scream VI

Seriali më i mirë
The Last of Us

Performanca më e mirë në film
Tom Cruise — Top Gun: Maverick

Performanca më e mirë në show
Jenna Ortega — Wednesday

Best Hero 
Pedro Pascal — The Last Of Us

Anti Hero
Elizabeth Olsen — Doctor Strange in the Multiverse of Madness

Puthja më e mirë
Madison Bailey + Rudy Pankow – Outer Banks

Komedia më e mirë
Adam Sandler – Murder Mystery 2

Performanca më drithëruese
Jennifer Coolidge – The White Lotus

Dyshja më e mirë
Pedro Pascal + Bella Ramsey – The Last Of Us

Kënga më e mirë
Taylor Swift – “Carolina” (Where The Crawdads Sing)

Shfaqja më e mirë
The Kardashians

Prezantuesja më e mirë
Drew Barrymore – The Drew Barrymore Show

Muzika më e mirë në dokumentar
Selena Gomez: My Mind & Me /lapsi.al

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Strategjia e Ekonomisë Kreative në Kosovë drejt miratimit në Qeveri

Published

on

Para fillimit të konferencës “Beyond”, në Manchester, është zhvilluar një takim me Tara Solesbury, themeluese dhe drejtoreshë e Beyond Studios, si dhe Kate O’Connor.

Gjatë takimit është prezantuar puna e bërë për Strategjinë e Ekonomisë Kreative në Kosovë, e cila tashmë është finalizuar dhe pritet së shpejti të miratohet nga Qeveria.

Strategjia është hartuar me mbështetjen e British Council dhe UNDP-së. Në takim është diskutuar edhe për hapat e ardhshëm drejt zbatimit të saj, si dhe mundësitë për bashkëpunim.

Konferenca “Beyond” paraqet gjithashtu një mundësi për të njohur nga afër përvojat dhe modelet ndërkombëtare të zhvillimit të ekonomisë kreative./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pas gati 20 vjetësh, rihapet Muzeu i Vjetër i Akropolit në Athinë

Published

on

Muzeu i Vjetër i Akropolit në Athinë është rihapur për publikun të hënën, pas pothuajse 20 vjetësh i mbyllur. Në ceremoninë e rihapjes mori pjesë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërtesa, e përfunduar në vitin 1874 dhe e vendosur pranë tempullit të Partenonit, në kodrën e Akropolit, ekspozon fragmente arkitekturore antike, oferta kushtimore, mbishkrime dhe më shumë se 800 artefakte nga Athina e lashtë.

“Ne e kemi riintegruar muzeun në strukturën e gjallë të sitit arkeologjik dhe të qytetit në tërësi”, deklaroi Mitsotakis gjatë ceremonisë.

Muzeu ishte ndërtesa e parë në shtetin modern grek e ndërtuar posaçërisht për të shërbyer si muze. Ai u mbyll në vitin 2007, kur koleksioni i tij u transferua në Muzeun e Ri të Akropolit, në rrëzë të kodrës. Pas mbylljes, ndërtesa u përdor pjesërisht për zyrat administrative të Akropolit dhe për ruajtjen e gjetjeve arkeologjike.

Pas modernizimit, muzeu përfshin edhe teknologjinë e inteligjencës artificiale, përmes së cilës vizitorëve u ofrohen mënyra të reja për të njohur botën e lashtë.

Ndër të tjera, vizitorët mund të shohin një rindërtim digjital të frizit të Partenonit, ku përfshihen edhe mermerët e Elginit, të cilët aktualisht ndodhen në Muzeun Britanik në Londër. Greqia prej shumë vitesh kërkon kthimin e tyre./A.K/

Continue Reading

Kulturë

Miley Cyrus i jep fund beqarisë, martohet me partnerin Maxx Morando

Published

on

By

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, është martuar me partnerin e saj prej katër vitesh, bateristin Maxx Morando, në një ceremoni private të organizuar në Palm Springs të Kalifornisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes disa fotografive bardhezi të publikuara në Instagram, ku çifti shihet duke u puthur mes dekorimeve me trëndafila të bardhë.

Në disa prej fotografive shfaqen edhe nëna e saj, Trisha Cyrus, dhe motra Noah Cyrus. Ndërsa babai i këngëtares, Billy Ray Cyrus, i cili ishte i pranishëm në ceremoni së bashku me partneren e tij, aktoren Liz Hurley, nuk shihet në fotografitë e publikuara.

Fituesja e çmimeve Grammy, 33-vjeçarja Cyrus, kishte zgjedhur një fustan të bardhë prej mëndafshi, të dizajnuar nga Anthony Vaccarello për shtëpinë e modës Saint Laurent. Ndërsa Morando, 28 vjeç, kishte veshur një kostum të zi nga e njëjta markë.

Në njërën prej fotografive, çifti i sapomartuar pozon pranë një qeni të racës Golden Retriever. Postimi i këngëtares shoqërohej me inicialet “M+M”, një zemër të bardhë dhe datën 21 nëntor.

Ndër personazhet e njohura që uruan çiftin në rrjetet sociale ishin motra e Miley-t, Brandi Cyrus, këngëtarja Doechii dhe stilistja Donatella Versace.

Sipas raportimeve, ceremonia u zhvillua në një resort që dikur ishte në pronësi të këngëtarit të njohur Frank Sinatra, ndërsa të ftuarit kishin një kod të veçantë veshjeje, ku dominonte ngjyra e zezë.

Miley Cyrus kishte konfirmuar fejesën me bateristin gjatë një interviste në emisionin amerikan “Good Morning America” vitin e kaluar. Ajo kishte treguar se Morando i kishte propozuar martesë gjatë një udhëtimi në Azi.

“Unë nuk është e lehtë të më befasosh, sepse më pëlqen ta kontrolloj çdo situatë, por këtë herë isha krejtësisht e befasuar”, kishte treguar këngëtarja.

Edhe Morando kishte zbuluar se ishte përpjekur ta mbante propozimin sekret deri në momentin e fundit, gjatë qëndrimit të tyre në Tokio dhe Kioto.

Kjo është martesa e dytë për Miley Cyrus, e cila më parë ishte e martuar me aktorin australian Liam Hemsworth. Çifti u martua në vitin 2018, pas një lidhjeje rreth dhjetëvjeçare, por u nda në vitin 2019.

Cyrus dhe Morando ishin njohur përmes një takimi të organizuar nga miqtë e tyre. Morando është baterist i grupit muzikor Liily, me bazë në Los Angeles.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara