

Lajmet
Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për shitje të paautorizuar të armëve
Published
4 months agoon
By
EAd SulPolicia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt një i dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim dhe shitje të paautorizuar të armëve dhe materieve plasëse.
I dyshuari, një mashkull kosovar, është arrestuar të enjten dhe është intervistuar nga autoritetet. Pas intervistimit, dhe në përputhje me vendimin e prokurorit, ai është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të lartpërmendur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe, pas intervistimit, me vendim të tij i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
You may like
Bota
Marrëveshje historike midis Britanisë e Indisë
Published
1 minute agoon
July 24, 2025By
UBT News
Britania e Madhe dhe India do të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë e cila do të ulë tarifat për importet e produkteve nga tekstilet te uiski dhe makinat dhe do t’u japë kompanive qasje më të madhe në treg.
Të dy vendet do ta nënshkruajnë marrëveshjen në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po nis luftëra tarifore me vendet e tjera,
Marrëveshja midis ekonomisë së pestë dhe të gjashtë më të madhe në botë planifikon të rrisë tregtinë dypalëshe me 34.4 miliardë dollarë amerikanë shtesë deri në vitin 2040. Ajo duhet të hyjë në fuqi brenda një viti.
Nënshkrimi i marrëveshjes është planifikuar të jetë pjesë e vizitës së katërt të Modit në Londër që kur mori detyrën si kryeministër në vitin 2014. Të dy kryeministrat do të nënshkruajnë gjithashtu një partneritet strategjik që mbulon mbrojtjen, ndryshimet klimatike dhe luftën kundër krimit.
Sa i përket marrëveshjes tregtare, tarifat për uiskin skocez do të bien nga 150 në 75 për qind dhe më pas në 40 për qind gjatë dhjetë viteve të ardhshme, tha qeveria britanike. Tarifat doganore për makinat do të ulen nga 100 për qind në vetëm 10 për qind.
Në këmbim, prodhuesit indianë do të fitojnë qasje në tregun britanik për automjete elektrike dhe hibride, tha ministria e tregtisë e Indisë.
Ata vënë në dukje se 99 për qind e eksporteve të Indisë do të përfitojnë nga tarifat zero, përfshirë tekstilet.
Kompanitë britanike do të jenë në gjendje të hyjnë në tregun indian të prokurimit për projekte në sektorë të tillë si energjia e pastër dhe sektorët e shërbimeve si sigurimet.
Marrëveshja me Indinë përfaqëson marrëveshjen më të rëndësishme tregtare për Britaninë pasi ajo të largohet nga Bashkimi Evropian në vitin 2020, megjithëse rritja ekonomike e parashikuar është e vogël krahasuar me produktin e brendshëm bruto të vendit prej 2.6 trilionë funte në vitin 2024.
Marrëveshja tregtare gjithashtu ra dakord që punëtorët nuk duhet të paguajnë më kontribute si për Britaninë e Madhe ashtu edhe për Indinë, ndërsa janë të punësuar përkohësisht në vendin tjetër.
Bota
Dy të vdekur nga rrëzimi i avionit në Itali
Published
7 minutes agoon
July 24, 2025By
UBT News
Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht pasi që një avion i vogël u rrëzua në provincën italiane Brescia në Azzano Mella, në afërsi të kryqëzimit të trafikut Corda Molle që lidh autostradat A4 dhe A21.
Viktimat janë një burrë 75-vjeçar nga Milano dhe partnerja e tij 60-vjeçare. Sipas informacionit të disponueshëm, avioni u nis nga Piacenza, raporton RaiNews.
Zyra e prokurorit të Brescia ka kërkuar ndihmën e policisë ajrore të Milanos dhe një hetim është duke u zhvilluar, me qëllim sqarimin e dinamikës së saktë dhe shkakun e këtij aksidenti tragjik.
Pamjet tronditëse të rrëzimit të aeroplanit janë shpërndarë edhe në mediat sociale.
Aktualitet
IKD: Gjykata Kushtetuese mund të vendos për masën e sigurisë para 26 korrikut
Published
13 minutes agoon
July 24, 2025By
UBT News
Gjykata Kushtetuese mund të marrë vendim për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani lidhur me masën e sigurisë para datës 26 korrik, afat ky i përcaktuar nga Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës thotë drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, duke e cilësuar iniciativën e presidentes si një mundësi për zgjidhjen e krizës politike.
“Presidentja ka kërkuar masë të sigurisë në 30- ditëshin, e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, kjo është diçka e re dhe nuk është që ka ndodhur ndonjëherë më herët. Por që duam të besojmë që qëllimi është i mirë dhe qëllim ka qenë që në njëfarë mënyre të ndalet kjo krizë politike, krizë që e ka kapluar Kuvendin e Kosovës”, tha Miftaraj.
Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese e trajton kërkesën si të pranueshme, ajo mund të vendosë shumë shpejt.
“Nëse Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën si të pranueshme, atëherë për masë të sigurisë do të thotë mund që të marrë vendimin shumë shpejt, sepse nuk lëshohet në bazë të meritave, por merr një vendim përmes të cilit Gjykata Kushtetuese e konsideron se një veprim i tillë është i rëndësishëm për të ndalur, si të themi, dëmin që mund të jetë pastaj i parikuperueshëm nëse i njëjti nuk ndërmerret”, u shpreh ai.
Miftaraj theksoi se kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme për shkak se vendimi i mëhershëm i Gjykatës Kushtetuese ka caktuar 30 ditë për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve, por pa përcaktuar qartë se çfarë ndodh nëse kjo nuk ndodh brenda afatit.
Ai shpjegoi se pika e parë ka të bëjë me nocionin e konfliktit të kompetencave ndërinstitucionale.
“Me vetë faktin që Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar, nuk mund edhe të ushtrojë kompetencat fare, do të thotë veprime në mënyrë pasive kur një institucion nuk i ushtron kompetencat te institucionet e tjera, te presidenca. Këtu kemi rastin kur Kuvendi nuk është i konstituuar dhe në njëfarë mënyre nuk mund të veprojë në asnjë rrethanë për të bërë konflikt të kompetencave me presidenten”, shtoi ai.
Ndërsa sa i përket trajtimit të plotë të kërkesës në bazë të meritës, ai tha se Gjykatës Kushtetuese mund t’i duhen një ose dy muaj për të marrë vendim, duke pasur parasysh se presidentja ka paraqitur një kërkesë në shtatë pika.
“Kjo nënkupton që Gjykata Kushtetuese, përveç që do ta trajtojë aspektin profesional, mund të bëjë kërkesa edhe te Gjykatat Kushtetuese si ‘motra’ me të cilat ka bashkëpunim, t’i bëjë një analizë të duhur në mënyrë që të marrë një vendim i cili i sqaron disa paqartësi, të cilat po interpretohen ndryshe nga Vetëvendosje, ndryshe nga partitë opozitare”, tha ai.
Miftaraj tha se është sfiduese të parashikohet se çfarë do të ndërmarrë Gjykata Kushtetuese, por theksoi se kjo situatë ka ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe interesat strategjike të Kosovës.
Aktualitet
Sulmi terrorist në Banjskë, sot mbahet seanca e radhës
Published
27 minutes agoon
July 24, 2025By
UBT News
Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq me fillim nga ora 09:30.
Të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.
Ndërsa dëshmitari Rade Nedelkoviq, i cili ishte roje në hotelin “Rajnska Banjska”, gjatë dëshmisë së tij ka treguar se si katër persona e kishin sjellë ditën kritike një të plagosur në hotel. Ai ka thënë se disa prej anëtarëve të grupit janë akomoduar në hotelin ku ai ka punuar.
Të martën ka dëshmuar edhe dëshmitari Halim Behramaj i cili ka thënë se punon polic hetues në njësinë e trafikut në Mitrovicë.
“Rreth orës 2 përmes radiolidhjes një njësi kufitare ka njoftuar se në Banjskë është vendosur një barrikadë. Dy njësi kanë vazhduar menjëherë në atë drejtim, pas 2 minutave unë me kolegun Avni Shala, kemi vazhduar prapa tyre, nëse kanë nevojë për asistim. 500-600 metra pa shku në fshatin Banjskë, jemi taku me ta dhe vazhduam në drejtim të Banjskës. Kanë qenë tri vetura policore dhe pasi kemi arritur në fshatin Banjskë, ne kemi qenë 30 metra larg barrikadës(vetura jonë e treta). Jemi dalë prej veturës, policët që kanë qenë në veturën e parë kanë arritur te barrikada”, ka thënë ai.
Ndryshe, Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Marrëveshje historike midis Britanisë e Indisë

Dy të vdekur nga rrëzimi i avionit në Itali

IKD: Gjykata Kushtetuese mund të vendos për masën e sigurisë para 26 korrikut

Sulmi terrorist në Banjskë, sot mbahet seanca e radhës

Konfiskohen 10 motoçikleta në kryeqytet

Parashikimi i motit

Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne

AKKVP demanton Petar Petkoviq

Ukraina e Rusia fillojnë bisedimet e paqes në Stamboll
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore