Lajmet

Lirohen 64 ukrainas dhe një amerikan në këmbimin e të burgosurve me Rusinë

Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës, që nga nisja e saj në shkurt.

Published

on

Kievi tha më 14 dhjetor se kishte siguruar lirimin e 64 trupave ukrainase dhe një qytetari amerikan në këmbimin e fundit të të burgosurve me Moskën.

“Janë 64 ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, që luftuan në Donjeck dhe Luhansk – veçanërisht në mbrojtjen e Bakmutit – që po kthehen në shtëpi. U bë gjithashtu e mundur që të lirohet edhe një shtetas amerikan, i cili ndihmoi popullin tonë – Suedi Murekezi”, shkroi në mediat sociale Andriy Yermak, shef i zyrës së presidentit të Ukrainës.

Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës, që nga nisja e saj në shkurt.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në fillim të dhjetorit se mbi 1 mijë e 300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë, që kur trupat ruse nisën pushtimin e vendit.

Në një takim me Kryqin e Kuq në tetor, Rusia tha se mbante rreth 6 mijë robër lufte ukrainas. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Lajmet

​Osmani pas shortit të play-off-it: E bindur në suksesin e Kosovës edhe kundër Sllovakisë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas hedhjes së shortit për ‘play-off’-in e Kupës së Botës 2026, ku Kosova ka mësuar kundërshtarin e saj në gjysmëfinale – përfaqësuesen e Sllovakisë.

Në një deklarim për media, Osmani u shpreh optimiste dhe plot besim në ekipin dardan, duke e quajtur këtë fazë një arritje historike për futbollin e vendit.

Më lejoni fillimisht t’i uroj fitoren nga zemra ekipit tonë që, sipas shortit që tani përfundoi, do të luajë së shpejti kundër Sllovakisë. Jemi të gjithë me Kombëtaren e Republikës së Kosovës dhe do t’i mbështesim në çdo sfidë përpara. Deri tani kanë shënuar një arritje historike dhe jam e bindur që kështu do të vazhdojnë edhe tutje”, deklaroi presidentja Osmani.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e saj gjysmëfinale të ‘play-off’-it në muajin mars 2026, ndërsa në rast të kualifikimit, do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqi–Rumani. Presidentja theksoi se ky rrugëtim i ri është një motiv i madh për të gjithë qytetarët dhe sportdashësit e vendit./KP

Continue Reading

Lajmet

​Kosova përballet me Sllovakinë në playoff-in e Botërorit 2026

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin e saj në Play-Off-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke shënuar një tjetër moment historik në futbollin kosovar.

Pas një cikli mbresëlënës kualifikues, ku Dardanët u renditën të dytët në Grup me 11 pikë – vetëm tre më pak se Zvicra – Kosova siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e Play-Off-it.

Shorti ka vendosur që në ndeshjen gjysmëfinale Kosova të përballet me Sllovakinë, një duel që do të zhvillohet si mysafir.

Takimi gjysmëfinal do të zhvillohet më 26 mars, ndërsa finalja vendimtare për biletën e Botërorit është caktuar për 31 mars 2026./KP

Continue Reading

Lajmet

28 dhjetori – dita kur do të mbahen zgjedhjet

Published

on

By

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ka njoftuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha se kjo datë është më e favorshme edhe për organizimin e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Për shkak se sot kam shpërndarë Kuvendit, automatikisht data 11 janar është përjashtuar si mundësi pasia është jashtë afateve kushtetuese që do të më lejonin ta shfrytëzoja. Sa i përket datës 4 janar jam njofutar që nëse zgjedhjet mbahen në janar sipas ligjit pasi s’kemi buxhet të miratuar atëherë KQZ-së do t’i lejohet një të dymbëdhjetën, pra vetëm 1 milionë euro”, tha ajo./KP

Continue Reading

Lajmet

​Shpërndahet Kuvendi, Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve parlamentare

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai pas takimit me të parën e vendit tha se kanë propozuar që data e zgjedhjeve të parakohshme të jetë më 21 dhjetor.

Haradinaj u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Sot u nënshkrua dekreti i shpërbërjes së Kuvendit nga ky takim fillon edhe koha e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.. Kemi propozuar që të jetë dita e zgjedhjeve parlamentare 21 dhjetor, mendojmë se në këtë mënyrë do të fitojmë së paku një javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin.. Periudha e para vitit të ri sepse pushteti po kërkon 28 dhjetor, ajo periudhë është e çmuar e familjeve tona jo vetëm e pushimit por edhe bashkimeve familjare, është një arrogancë nga politika deri në ofendim me shpallë zgjedhjet me 28 dhjetor e që pastaj me vazhdu me mbet me numërime e rezultate”, tha Haradinaj.

Sido që të jetë data, Haradinaj tha se AAK-ja do të garojë e vetme.

Sido qe të jete në cilën do datë AAK-ja është e përgatitur dhe do të shkojmë të vetëm”, tha ai.

Tutje Haradinaj tha se është për qeveri të opozitës dhe nuk do të këta ndryshim për Qeverinë Kurti./KP

Continue Reading

Të kërkuara