Ish-portieri i Real Madridit, Santi Canizares, ka kritikuar ashpër sulmuesin Vinicius Junior, duke e cilësuar rinovimin e kontratës së brazilianit si një gabim nga ana e klubit madrilen.
Canizares, i cili kishte kundërshtuar vazhdimin e bashkëpunimit me Viniciusin që verën e kaluar, beson se sulmuesi e ka shteruar vlerën e tij te “Los Blancos” dhe se sjellja e tij po ndikon negativisht në imazhin e klubit.
“Ndoshta jam i vetmi që mendon kështu, por e konsideroj këtë vendim një gabim. Për mua, rinovimi i kontratës së Viniciusit ishte gabim, sepse lojtari e kishte shteruar plotësisht vlerën e tij. Gjithashtu, nuk mendoj se oferta e Arsenalit ishte reale”, deklaroi Canizares.
Ish-portieri spanjoll zbuloi se kishte shpresuar që Reali të mos ia rinovonte kontratën brazilianit, në mënyrë që ai të largohej si lojtar i lirë në verën e vitit 2027.
“Shpresoja që Real Madridi të mos ia rinovonte kontratën dhe që Vinicius të largohej si lojtar i lirë në verën e vitit 2027, pasi e kishte shteruar vlerën e tij. Nuk do të kishte pasur asnjë problem me këtë”, u shpreh ai.
Canizares gjithashtu vuri në pikëpyetje mundësinë e transferimit të Viniciusit te Arsenali, duke theksuar se pengesa, sipas tij, nuk lidhet me cilësitë futbollistike të brazilianit, por me karakterin dhe sjelljen e tij.
“Nuk shoh asnjë mundësi që ai të shitet te Arsenali, jo për shkak të aftësive të tij, por sepse është një i ri me shumë probleme dhe jo çdo klub e dëshiron atë”, deklaroi spanjolli.
Ai shtoi se klubet e mëdha i kushtojnë rëndësi të veçantë edhe imazhit të tyre, duke krahasuar mundësinë e transferimit të Viniciusit me atë të lojtarit Diomande.
Kritikat e ish-portierit nuk u ndalën vetëm te rinovimi i kontratës, pasi ai e konsideroi gjithashtu gabim vendimin për ta aktivizuar brazilianin në fushë.
“Rinovimi i kontratës së tij është gabim, por aktivizimi i tij në ndeshje është një gabim i dyfishtë. Ai e ka shteruar vlerën e tij. E transferuat me një çmim të ulët, ju dha një përfitim të madh dhe fitoi dy Liga të Kampionëve me ju.
Shpresoj që të gjitha marrëveshjet të jenë kaq të suksesshme, por kjo çështje tashmë ka përfunduar”, përfundoi Canizares.
D.L