Teknologji

Linkedin Learning, një qendër për mësimin e aftësive të reja

Published

on

Lajmi për Linkedin Learning vjen një muaj pasi rrjeti social shtoi historitë video në profilet e përdoruesve dhe pranoi se po punon në opsione të ngjashme komunikimi audio si Clubhouse.

Muajin e kaluar CEO i Linkedin Ryan Roslansky shkruante se sajti së shpejti do tu jepte kompanive mjetet për të incentivizuar punonjësit dhe tani po fillojmë të shohim çfarë ka dashur të thotë me këtë.

Linkedin do të lançojë platformën e saj të ndërtimit të aftësive, Linkedin Learning Hub, gjatë gjysmës së dytë të vitit kalendarik. Aktualisht mund të aksesohet vetëm nga një numër i kufizuar testuesish beta në mbarë botën.

Sapo Linkedin Learning Hub të bëhet i disponueshëm për të gjithë, kompania thotë se konsumatorët Learning Pro do të kalojë falas në Learning Hub për të paktën 1 vit.

Lajmi për Linkedin Learning vjen një muaj pasi rrjeti social shtoi historitë video në profilet e përdoruesve dhe pranoi se po punon në opsione të ngjashme komunikimi audio si Clubhouse.

Në botën e sotme mësimin e aftësive kritike është bërë më shumë një nevojë sesa avantazh. Forumi Ekonomik Botëror parashikon se në 4 vitet e ardhshme 85 milionë punë do të zhduken dhe 97 milionë punë të reja do ti zëvendësojnë. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Drejtori i Fordit ka folur për industrinë e automobilave

Published

on

Në Festivalin Aspen Ideas, drejtori i Fordit, Jim Farley, ndau me të pranishmit mendimet për industrinë e automobilave.

Ndër të tjera, ai përmendi prodhuesit kinezë dhe theksoi “nëse kompanitë amerikane të automjeteve nuk mund të ndjekin hovin e prodhuesve kinezë në prodhimin e automjeteve elektrike, e ardhmja e Ford-it mund të vihet në rrezik.

Jemi në një konkurrencë globale me Kinën – dhe nuk bëhet fjalë vetëm për veturat elektrike”.

Ky paralajmërim vjen pas një sërë udhëtimesh në Kinë – gjashtë ose shtatë herë vetëm gjatë vitit të fundit. Atje ai e ka parë vetë se sa shpejt prodhuesit kinezë të automjeteve po i kalojnë ata perëndimorë. Kina jo vetëm që prodhon më shumë automjete elektrike se kushdo tjetër, por i prodhon ato me cilësi të lartë.

“Shtatëdhjetë për qind e të gjitha automjeteve elektrike në botë prodhohen në Kinë. Prodhuesit kinezë kanë teknologji më të avancuar brenda kabinës së veturës. Huawei e Xiaomi janë të pranishëm në çdo automjet. Hyn në makinë dhe nuk ke nevojë të lidhësh telefonin – ai lidhet automatikisht dhe e gjithë përmbajtja e telefonit pasqyrohet në ekranin e automjetit. Për më tepër, çmimi dhe cilësia e makinave të tyre janë dukshëm më të larta”, tha Farley.

Continue Reading

Teknologji

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve

Published

on

Google mbledh shumë të dhëna përdoruesish nga telefonat Android, një gjykatë në Kaliforni ka vendosur që gjigandi i teknologjisë duhet t’u paguajë 314.6 milionë dollarë përdoruesve në këtë shtet amerikan për “keqpërdorim” të të dhënave të tyre.

Bëhet e ditur se përdoruesit ngritën padi kolektive më 2019 duke përfaqësuar 14 milionë banorë të Kalifornisë, padia pretendon se Google mblodhi të dhëna nga telefonat joaktivë Android pa leje. Të dhënat u mblodhën për qëllime reklamimi, në të njëjtën kohë interneti celular i përdoruesit u përdor në proces.

Avokati Glen Summers tha se vendimi “justifikon meritat e këtij rasti dhe pasqyron seriozitetin e sjelljes së keqe të Google”.

Një zëdhënës i Google tha se vendimi “keqinterpreton shërbimet që janë kritike për sigurinë, performancën dhe besueshmërinë e pajisjeve Android” dhe shtoi se kompania do të apelojë. Përfaqësuesit e Google i thanë gjykatës se përdoruesit kishin dhënë pëlqimin për këto transferime të të dhënave si pjesë e kushteve dhe politikave të saj të privatësisë.

Ajo pretendon se asnjë përdorues Android nuk u dëmtua nga këto praktika. Ndryshe, kjo nuk është e vetmja padi për këtë çështje.

Një padi e veçantë e ngritur në emër të 49 shteteve të tjera ngre të njëjtat pretendime dhe pritet të dalë në gjyq në prill 2026.

Continue Reading

Teknologji

iPhone i palosshëm po vjen, por ja sa do të kushtojë

Published

on

Apple pritet të zbulojë një iPhone të palosshëm vitin e ardhshëm, dhe raportet e fundit sugjerojnë se telefoni inteligjent hyri në testimin e prototipit në qershor.

Ky informacion bazohet në burime të zinxhirit të furnizimit, që pretendojnë se Apple tashmë ka një prototip funksional të telefonit të saj të parë të palosshëm.

Faza e testimit të prototipit pritet të zgjasë deri në fund të këtij viti, pas së cilës pajisja do të hyjë në fazën e Testit të Verifikimit Inxhinierik (EVT), dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, telefoni inteligjent duhet të prezantohet me serinë iPhone 18 në shtator 2026, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një raport i ri pohon se Apple ka ndaluar zhvillimin e iPad-it të palosshëm për shkak të vështirësive të ndryshme në prodhim dhe interesit të dobët të klientëve. Edhe pse nuk dihen shumë detaje për iPhone të palosshën, një gjë është e sigurt. Ai nuk do të jetë i lirë.

Thashethemet sugjerojnë një çmim fillestar prej 2,100 deri në 2,300 dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Vjen ndryshimi i madh në Threads

Published

on

Threads ka vendosur të mundësojë dërgimin e mesazheve direkte (DM) për të gjithë përdoruesit e rritur, pas një periudhe testimi.

Mesazhet mund të dërgohen vetëm te ata që ju ndjekin ose me ndjekës të përbashkët në Instagram, formimi i një grupi në biseda ende nuk është i mundur, por është në zhvillim. Këto kufizime e bëjnë Threadsin ende të varur nga Instagrami, megjithatë përfaqësojnë një hap përpara krahasuar me përdorimin e inboxit të Instagramit për Threads.

Fillimisht, drejtuesit e Meta, përfshirë kreun e Instagramit Adam Mosseri, ishin kundër mesazheve direkte në Threads, por rritja e platformës – tashmë me mbi 350 milionë përdorues – ka shtyrë kompaninë të ndryshojë drejtim.

Meta po e pozicionon Threads gjithnjë e më shumë si një alternativë ndaj X (ish-Twitter), duke i dhënë prioritet bisedave dhe përmbajtjes aktuale.

Me përditësimin e ri, Threads shton edhe funksionin “highlight” për të theksuar trendet në aplikacion.

Continue Reading

Të kërkuara