Lajmet

Linja e ndihmës për parandalimin e vetëvrasjeve në Kashmir po shpëton jetë

Kashmiri regjistroi 586 raste të vetëvrasjeve vitin e kaluar dhe 472 në vitin 2020.

Published

on

Një shërbim mbështetës për parandalimin e vetëvrasjeve në Kashmirin e administruar nga India është një mjet shpëtimi për njerëzit që luftojnë me probleme të shëndetit mendor. Megjithatë shumë njerëz në këtë rajon hezitojnë të kërkojnë ndihmë.

Mehfooz Ahmad*, 56 vjeç, po luftonte me stigmën sociale që vajza e tij u arratis me të dashurin e saj disa ditë para se të martohej me dikë tjetër. Ai u dëshpërua dhe me kalimin e kohës nuk takohej as me miq dhe mendonte të bënte vetëvrasje.

Në një mbrëmje të ftohtë të shtatorit, Ahmedi mbylli derën e përparme të shtëpisë së tij dhe u ngjit në dhomën e tij të gjumit duke mbajtur një shishe me fosfid toksik zinku me qëllim që t’i jepte fund jetës së tij.

Më pas ai mori telefonin dhe kërkoi fjalën “Zindagi”, që do të thotë jetë në Hindi. Është gjithashtu edhe emri i një linje ndihmëse për parandalimin e vetëvrasjeve që u krijua së fundmi nga Instituti i Shëndetit Mendor dhe Neuroshkencave (IMHANS) në Srinagar, kryeqyteti i Kashmirit të administruar nga India.

“Përshëndetje! A mund të më ndihmoni?”, Ahmedi u lut.

Një psikolog foli me të derisa Ahmedi më në fund u qetësua.

“Diskutuam mbi faktorët mbrojtës për të ardhmen e vajzës dhe djalit të tij më të vogël”, kujton Zoya Mir, një psikolog klinik që drejton projektin Zindagi në IMHANS.

“Gjithashtu kuptova se besimi i tij fetar i kishte dhënë atij një instinkt mbijetese. Prandaj e ekzagjerova derisa ai u qetësua”, tha ai për DW.

Në Kashmir me shumicë myslimane, vetëvrasja ka një stigmë të lidhur me të, që ekspertët thonë se i pengon njerëzit të kërkojnë ndihmë profesionale për shëndetin e tyre mendor.

“Nuk ka asnjë fjalë ekuivalente me vetëvrasjen në gjuhën Kashmire. Kjo tregon se sa i rrallë është ky fenomen në kulturën tonë”, tha Dr Syed Mehvish Yawar, një psikiatër në kuadër të projektit Zindagi.

Linja e ndihmës u krijua për t’i dhënë fund stigmës rreth vetëvrasjes dhe për të inkurajuar njerëzit që të flasin hapur për vetëvrasjen dhe të kërkojnë ndihmë, tha Yawar për DW.

Sipas Gazetës së Krimit të qeverisë për vitin 2021, Kashmiri regjistroi 586 raste të vetëvrasjeve vitin e kaluar dhe 472 në vitin 2020./UBTNews/

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Të kërkuara