Lifestyle

Lindi nën rrënojat e tërmetit, mijëra njerëz ofrohen të adoptojnë Ayan

Foshnja Aya lindi nën rrënoja, por nëna, babai, katër vëllezërit dhe motrat e saj ndërruan jetë.

Published

on

Mijëra njerëz janë ofruar të adoptojnë vajzën që lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, pas tërmetit të ditës së hënë ku bashkë me Turqinë mbetën të vdekur më shumë se 20 mijë persona.

Foshnja Aya lindi nën rrënoja, por nëna, babai, katër vëllezërit dhe motrat e saj ndërruan jetë. Aktualisht e vogla ndodhet në spital.

Videot e shpëtimit të Aya-s u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet treguan një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese, teksa mbante një foshnjë të mbuluar me pluhur.

Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë Ayan.

Ndërsa një mjek tha: “Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të kthehet familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat. Për momentin, gruaja ime po e ushqen me qumësht gjiri”./Revistaclasslifestyle

Lifestyle

Ja pse zgjoheni me flokë të yndyrshëm

Published

on

Continue Reading

Lifestyle

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Published

on

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte negative tek fëmijët e tyre.

Interneti është i mbushur me informacione rreth metodave e strategjive të fundit për rritjen e fëmijëve në epokën digjitale. Por, ka ide të thjeshta, të testuara e të provuara, që mund të jenë instrument për rritjen e një fëmije me vetëbesim, të mirë dhe të arsimuar.

Këshillat e mëposhtme vijnë direkt nga ekspertët e Universitetit të Harvardit.

Shpenzoni kohë me fëmijët

Kjo është baza për çdo gjë. Duhet që rregullisht të shpenzoni kohë me fëmijët, të interesoheni në hobit dhe problemet që i kanë dhe, më e rëndësishmja, dëgjoni çfarë kanë për të thënë. Jo vetëm që do të mësoni më shumë rreth personalitetit unik të fëmijës, por veprat tuaja do të jenë shembull për ta si të kujdesen dhe të jenë të vëmendshëm për të tjerët.

Tregoni fëmijës sa shumë e dashuroni

Sipas hulumtimeve, shumë fëmijë nuk e dinë se janë personi më i rëndësishëm në botë për prindërit. Fëmijët këto fjalë kanë nevojë t’i dëgjoni direkt nga ju. Mos harroni t’i thoni këto fjalë aq shpesh sa mundemi, sepse kësisoj ai ndjehet më sigurt, i dashur dhe i vlerësuar.

Tregojuni si të ballafaqohen me probleme, e jo si të ikin nga to

P.sh., nëse fëmija papritmas vendos të heqë dorë nga trajnimet e futbollit, pyetni ata të shpjegojnë se përse duan ta bëjnë këtë, e gjithashtu shpjegojani obligimet që i kanë për kolegët e ekipit.

Nëse prapëseprapë dëshirojnë të heqin dorë, atëherë ndihmoni fëmijës t’i gjejë pasionet e vërteta.

Continue Reading

Lifestyle

Çfarë është depresioni i janarit dhe si ta trajtojmë atë?

Published

on

Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.

Por, cilat janë arsyet që e bëjnë këtë muaj më depresiv dhe si tejkalohet depresion?

Në depresionin e janarit ndikon gjithë festa e dhjetorit, entuziazmi që ndjejmë për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marrë pjesë në evente, për ta mbyllur vitin, na merr shumë energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar.

Janari është muaji ku dita është me e shkurtër e nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në çlirimin e menatoninës që është një hormon që na bën të ndihemi me të lodhur dhe më të përgjumur.

Në depresionin e janarit ndikon edhe gjendja ekonomike. Shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen tani dhe të gjitha e bëjnë janarin të duke i gjatë, që do të thotë se s’kemi financa të mira, as energji, po fillojmë një vit ku se kemi të qartë çfarë duam prej vetes.

Kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por për ata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka të mos e ndiejnë janarin depresiv, për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë.

Nëse trupi ka nevojë për disa ditë pushim, në fillim të janarit s’duhet të kemi frikë se po biem në depresion po duhet të respektojmë ndjesitë dhe nevojën e organizmit, ta lejojmë trupin të pushojë. Fokusohemi si ta shijojmë janarin, kemi aktivitete që mund t’i bëjmë, kjo nuk nënkupton që s’mund të bëjmë aktivitet sportiv, qoftë ajo edhe një ecje në natyrë. Të rëndësishme janë edhe kontaktet me njerëz.

Është mirë që kjo periudhë të shfrytëzohet për t’u takuar me më shumë njerëz që i duam. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Ëmbëlsirë me dardhë dhe pa miell, për ata që kanë probleme me glutenin

Published

on

Të pesë përbërësit përzihen në të njëjtën enë, kështu që përgatitja është shumë e thjeshtë dhe do ta keni gati për pak minuta. Ëmbëlsira pa miell nuk është një tekë, por një domosdoshmëri, sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë alergjikë ndaj glutenit.

Nëse jeni një prej tyre dhe dëshironi t’i bëni vetes një ëmbëlsirë, kjo recetë është një hit. Pa miell, pra pa gluten, pa peshore dhe e përgatitur me vetëm 5 përbërës, një tas dhe një lugë.

Përbërësit:

 250 g rikota
 1 vezë
 1 lugë mjaltë
 1 lugë e plotë niseshte misri
 1 dardhë mesatare, e prerë në kubikë (mund të shtoni edhe një mollë ose copa çokollate)

Përgatitja:

Shumë thjeshtë. Të gjithë përbërësit i vendosni në një enë, i bashkoni dhe i piqni në 170 gradë në tigan për 22 minuta.

Shijojeni. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara