Kulturë

Lil Nas X me set fotografish të ‘shtatzënisë’ paralajmëron albumin e tij

Published

on

Reperi amerikan, Lil Nas X është në pritje – të albumit të tij debutues “Montero”, që do të publikohet më 17 shtator.

Për të paralajmëruar albumin e tij ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë – duke sjellë fotografi ‘shtatzënie’.

Lil Nas X (emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill) thotë se u inspirua për këtë ide pasi dëgjoi  vargun e Megan Thee Stallion në këngën e tij të re “Dolla Sign Slime”, për herë të parë.

“Thashë ‘O Zoti im, është e mrekullueshme’, dhe menjëherë e thirra stilisten time. Ajo më tha: “Wow. Albumi yt. Foshnja jote”. Unë i thashë po, kjo është foshnja ime?” Ajo në shaka më tha, “Po, duhet ta realizoni një set fotografish të shtatzënisë’”, njoftoi ai mes tjerash.

Albumi “Montero” u realizua kryesisht gjatë vitit të kaluar, gjatë izolimit. Reperi tha se gjatë realizimit të këtij albumi e kuptoi që duhet të ketë plotësisht besim në vete./UBTNews

Magazinë

Cameron Boyce përkujtohet nga miqtë e tij në përvjetorin e 6-të të ndarjes nga jeta

Published

on

Në përvjetorin e gjashtë të ndarjes së tij tragjike nga jeta, aktori Cameron Boyce u përkujtua me dashuri nga bashkë-aktorët e tij në “Descendants”.

Boyce vdiq më 6 korrik 2019, në moshën 20-vjeçare, pas një krize epileptike në gjumë.

Sofia Carson, Booboo Stewart dhe Sarah Jeffery ndanë në Instagram kujtime të përzemërta dhe foto të papublikuara më parë me Boyce, shkruan DailyMail.

Carson e quajti “Engjëllin tonë. Përgjithmonë”, ndërsa Jeffery kujtoi një moment nga xhirimet në 2014: “Jeta është e bukur. Të mungon Cam”.

Edhe regjisori Kenny Ortega ndau një homazh emocional, duke e përshkruar Boyce si një dritë të rrallë dhe të paharrueshme.

Ai ftoi fansat të dhurojnë për Fondacionin Cameron Boyce, që mbështet kërkimin për epilepsinë.

Boyce u bë i njohur me rolin e Carlos në “Descendants” dhe me “Jessie”, ndërsa la pas një trashëgimi të dashur për miliona adhurues në mbarë botën.

 

 

 

Continue Reading

Magazinë

Brad Pitt: Brezat e rinj e shijojnë më shumë artin

Published

on

Gjatë një interviste në podcast-in “New Heights” me vëllezërit Travis dhe Jason Kelce, Brad Pitt ndau mendimet e tij për ndryshimin e brezave në botën e aktrimit.

61-vjeçari, që luan në filmin e ri “F1”, tha se aktorët e rinj sot janë më të lirshëm dhe e shijojnë më shumë procesin.

“Ne dikur ishim më të ngurtë. Sot, të rinjtë hyjnë në shumë fusha artistike dhe e marrin si kënaqësi dhe unë e admiroj këtë,” – u shpreh ai.

Me të njëjtin humor që e karakterizon, Pitt tha se për rolin e pilotit veteran kishte bërë “ushtrime” me shumë shaka për moshën, duke e kthyer edhe plakjen në lojë aktrimi.

 

Continue Reading

Magazinë

Misteri mbi veshjen e humbur të dasmës së Lauren Sanchez, zhduket një nga 27 fustanet

Published

on

Lauren Sánchez paketoi 27 fustane për dasmën e saj me themeluesin miliarder të Amazon, Jeff Bezos, në Venecia, por u largua me vetëm 26 pasi njëri u zhduk. Çifti, i cili tani po kalon muajin e mjaltit në Taormina, u martua gjatë një feste tre-ditore plot yje në qytetin e lagunës.

Ata u larguan nga Venecia të dielën, por misteri mbi fustanin e humbur ka ngjallur debat në Venecia, me Corriere della Sera që pretendon se është vjedhur, ndoshta nga dikush që i ka shpëtuar sigurisë dhe ka hyrë me forcë në një festë në ishullin e vogël të San Giorgio-s, ku çifti shkëmbeu unazat.

Gazeta tha se numri i vizitorëve që kishin hyrë në këtë event ishte i tillë sa oficerë nga njësia lokale e skuadrës antiterrorizëm të Italisë.

Gazeta pretendoi se një fustan i vjetër i dizenjuar nga Dolce & Gabbana, i veshur ose nga nusja ose nga e ftuara e dasmës Ivanka Trump, u gris dhe u përfshi nga flakët gjatë një feste tjetër. Burime të njohura me situatën konfirmuan se një fustan ishte zhdukur, por mohuan se ishte vjedhur. Nuk është e qartë se ku dhe kur është zhdukur fustani. Çifti akomodoi në hotelin shtatë yjesh Aman, ku thuhet se veshjet e nuses u mbajtën nën mbikëqyrje të ngushtë.

Burimet theksuan se nuk ishte bërë asnjë ankesë ligjore në polici për fustanin e humbur, me pritjen që veshja përfundimisht do të “shfaqej”. Ata gjithashtu mohuan raportin se një fustan u përfshi nga flakë dhe se në festime ishin infiltruar persona që kishin hyrë në portë.

Continue Reading

Magazinë

Ava Max njofton shtyrjen e turneut: Vendimi më i vështirë që kam marr ndonjëherë

Published

on

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Ava Max, ka ndarë një lajm të papritur me ndjekësit e saj në Instagram, duke bërë të ditur se është detyruar të shtyjë turneun e saj muzikor.

Në një mesazh emocional të publikuar në Story, artistja e hitit “Sweet but Psycho” u shpreh se ky ka qenë një nga vendimet më të vështira të karrierës së saj.

“Shtyrja e turneut është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, por kur performoj për ju, gjithçka duhet të jetë në një standard me të cilin ndihem e kënaqur, dhe për momentin, nuk është ende aty ku dua”, ka shkruar Ava.

Duke treguar dashurinë për publikun dhe pasionin për skenën, ajo shtoi: “Të jem në skenë është gjëja ime e preferuar në botë. Për të sjellë një show që e meritoni të gjithë, më duhet pak më shumë kohë. Ju premtoj që do ia vlejë pritja”.

Ajo e mbylli mesazhin me një premtim për fansat: “Ju dua të gjithëve dhe mezi pres t’ju shoh. Së shpejti, ju premtoj!”

Reagimet e fansave kanë qenë mbështetëse dhe plot mirëkuptim, ndërsa shumë prej tyre kanë theksuar se presin me padurim të shohin një performancë të denjë për nivelin e saj artistik.

Continue Reading

Të kërkuara