Magazinë

Lil Nas X arrestohet dhe dërgohet në spital

Published

on

Reperi amerikan, fitues i çmimeve “Grammy”, Lil Nas X, është arrestuar në Los Angeles pas një përplasjeje me policinë, kanë konfirmuar autoritetet, raporton BBC.

Policia u thirr rreth orës 05:30 të mëngjesit me kohë lokale  në Ventura Boulevard, pas raportimeve se një burrë po ecte në rrugë vetëm me të brendshme.

“Kur autoritetet arritën në vendngjarje, këngëtari i ‘Old Town Road’ u hodh mbi ta dhe u arrestua nën dyshimet për sulm”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit te Policisë në Los Angeles (LAPD).

U dërgua në spital për trajtim, pasi dyshohet për mbidozë. Zëdhënësi i policisë, Charles Miller, ka theksuar se “hetimet po vazhdojnë”.

Një video e publikuar paraqet reperin duke vallëzuar në rrugë vetëm me të brendshme dhe çizme, ndërsa ftonte kalimtarët: “Ejani në festë!”.

Lil Nas X pritet të publikojë albumin e dytë të përfolur, “Dreamboy”, gjatë këtij viti, pasi ka paralajmëruar adhuruesit përmes fragmenteve të publikuara në Instagram. I lindur si Montero Lamar Hill, hyri në histori më 2019 duke u bërë burri i parë që kishte treguar haptazi se është homoseksual, e që fitoi një çmim të Shoqatës së Muzikës Country, falë suksesit të këngës “Old Town Road”.

Ky hit theu rekordin e qëndrimit më të gjatë në krye të toplistës Billboard Hot 100, me plot 17 javë. Karriera e tij është shoqëruar me polemika. Konservatorët amerikanë e quajtën videoklipin e këngës “Montero” (Call Me By Your Name) “të shthurur” dhe “djallëzor”.

Reperi ka reaguar me një video ironike në YouTube ku shfaqej në skenën famëkeqe të vallëzimit në prehrin e djallit dhe pati shkruar në Twitter se donte që lotët e kundërshtarëve të tij “ta mbushin kupën time të Grammyt”.

Magazinë

50 shtetet me sistemin më të mirë të transportit

Published

on

By

Transporti është një nga shërbimet më të rëndësishme për qytetarët. Shtetet që e kanë të rregulluar atë më së miri, mund të llogariten ndër vendet me shkallë të lartë jetese dhe mirëqenie ekonomike.

Le të shohim cilat janë 50 shtetet me sistemin më të mirë të transportit në botë:

1. Japonia

2. Zvicra

3. Gjermania

4. Singapori

5. Holanda

6. Hong Kongu

7. Suedia

8. Danimarka

9. Finlanda

10. Koreja e Jugut

11. Emiratet e Bashkuara Arabe

12. Kanadaja

13. Franca

14. Mbretëria e Bashkuar

15. Austria

16. Norvegjia

17. Belgjika

18. Katari

19. Tajvani

20. Australia

21. SHBA

22. Spanja

23. Kina

24. Luksemburgu

25. Zelanda e re

26. Irlanda

27. Italia

28. Republika Çeke

29. Estonia

30. Portugalia

31. Malajzia

32. Islanda

33. Sllovenia

34. Filipinet

35. Hungaria

36. Letonia

37. Lituania

38. Polonia

39. Sllovakia

40. Greqia

41. Afrika e Jugut

42. Kroacia

43. Qiproja

44. Bahrejni

45. Rumania

46. Malta

47. Kili

48. Bullgaria

49. Tajlanda

50. Arabia Saudite

Continue Reading

Magazinë

Shtetet që dominohen nga gjinia femërore

Published

on

By

Në përgjithësi në botë, ka një numër te përafërt meshkujsh dhe femrash. Por, janë disa shtete në të cilat dominon gjinia femërore.

Ja cilat janë ato:

1. Hong Kongu: 54.5 pwr qind

2. Guadelopue: 54.5

3. Martiniku: 54.5

4. Xhibuti: 54.3

5. Moldavia: 54

6. Lituania: 53.8

7. Letonia: 53.7

8. Rusia: 53.6

9. Bellorusia: 53.5

10. Ukraina: 53.5

11. Armenia: 53.5

12. Gjeorgjia: 53.4

13. Porto Riko: 53.2

14. Bahamet: 53.2

15. Anguilla: 53.2

16. Portugalia: 53.2

17. Estonia: 52.8

18. El Salvadori: 52.5

19. Nepali: 52.3

20. Hungaria: 52.3

21. Çekia: 51.8

22. Polonia: 51.8

23. Rumania: 51.8

24. Sllovakia: 51.5

25. Kroacia: 51.5

Continue Reading

Magazinë

Markat kryesore të makinave dhe viti i themelimit të tyre

Published

on

By

Makinat janë një përditshmëri. Nga më të thjeshtat, deri te më luksozet. Disa prej brendeve vazhdojnë të dominojnë ende tregun, pavarësisht se janë krijuar që moti. Le të shohim një listë të brendeve të makinave dhe vitet kur këto brende janë krijuar:

Peugeot: 1810

Vauxhall: 1857

Opel: 1862

Shkoda: 1895

Tata Motors: 1945

Renault: 1899

Fiat: 1899

Ford: 1903

Rolls-Royce: 1904

Alfa Romeo: 1910

BMW: 1916

Mercedes-Benz: 1926

Volvo: 1927

Toyota: 1937

Volkswagen: 1937

Honda: 1948

Hyundai: 1967

Tesla: 2003

BYD: 2003

Lada: 1966

Continue Reading

Magazinë

Dhjetë vendet më të sigurta në botë

Published

on

By

Siguria është e rëndësishme gjithnjë. Në familje, në lagje, në qytetin tënd, në shtetin tënd. Sa më e madhe të jetë ajo, aq më vlerë ka jeta e njeriut. E, të jetosh në një shtet që hyn në mesin e dhjetë shteteve më të sigurta në botë, kjo paraqet një vlerë të madhe.

Le të shohim cilat janë ato shtete:

1. Islanda – shkalla më e ulët e krimit në botë

2. Zvicra – Stabilitet politik dhe ekonomi të fortë

3. Singapori – Sistem i fortë i drejtësisë, qytete të sigurta

4. Norvegjia – Kualitet i lartë i jetës, dhuna shumë e ulët

5. Danimarka – sistem i sigurisë sociale

6. Japonia – Krimi ekstremisht i ulët, siguri gjatë natës

7. Portugalia – Siguri, shoqëri miqësore

8. Kandaja – Siguri, sjellje miqësore

9. Holanda – sistem i fortë i sigurisë publike

10. Finlanda – jetë e qetë, siguri e përhershme

Continue Reading

Të kërkuara