Teknologji

Ligjvënësit e BE-së hedhin hapin e parë drejt frenimit të inteligjencës artificiale

Teksti i plotë do të hidhet në parlament muajin e ardhshëm për miratim.

Published

on

Ligjvënësit e Parlamentit Evropian hodhën të enjten hapin e parë vendimtar drejt rregullimit në mbarë BE-në të ChatGPT dhe sistemeve të tjera të inteligjencës artificiale që Brukseli shpreson të vendosë shpejt.

Komisionet parlamentare për liritë civile dhe mbrojtjen e konsumatorit votuan me shumicë dërrmuese për një tekst që kërkon frenimin e mënyrës sesi AI mund të përdoret në Evropë, duke nxitur ende inovacionin në këtë sektor.

Teksti i plotë do të hidhet në parlament muajin e ardhshëm për miratim përpara negociatave me vendet anëtare të BE-së mbi një ligj përfundimtar.

Ligjvënësit e quajtën votimin e së enjtes “historik” dhe shpresonin se do të çonte në “rregullat e para në botë për inteligjencën artificiale”.

Teksti i tyre merr linjat kryesore nga një propozim i Komisionit Evropian i bërë dy vjet më parë, por sugjeron shtimin e ndalimeve për mbikqyrjen biometrike, njohjen e emocioneve dhe sistemet e AI parashikuese të policisë./UBTNews/

Teknologji

Apple shënon 20 vjet, iPhone me serinë e re në 2027

Published

on

iPhone do të festojë 20-vjetorin e tij në vitin 2027, dhe Apple planifikon të sjellë emocion me një ridizajn të guximshëm dhe disa ndryshime në emërtim.

Sipas parashikimeve, iPhone i vitit 2027 do të duhej të quhej iPhone 19, por studiuesi i lartë i Omdia, Heo Moo-yeol, sugjeron që Apple mund të anashkalojë këtë numër dhe të kalojë direkt te iPhone 20, një lëvizje e ngjashme me atë që kompania bëri me iPhone X në vitin 2017.

Lansimi i asaj serie shënoi një ridizajnim të madh që ndikimin e tij e ndjejmë ende sot.

Seria e re iPhone 20 pritet të shënojë një tjetër pikë kthese në dizajn, me panel ekrani pa kornizë dhe linja të pjerrëta që e bëjnë pajisjen të duket si një copë qelqi e vetme kur shihet nga përpara.

Raportet sugjerojnë se Apple anashkalon iPhone 18 të zakonshëm vitin e ardhshëm dhe të përqendrohet në modelet Air, Pro dhe iPhone Fold të pritur.

Në vitin pasues, Apple pritet të sjellë serinë e iPhone 20, duke përfshirë modelin standard, i cili mund të lansohet në gjysmën e parë të vitit së bashku me iPhone 18e me çmim më të përballueshëm. Modelet iPhone 20 Pro, Air dhe Fold 2 pritet të prezantohen më vonë gjatë një ngjarjeje të veçantë në vjeshtë.

Continue Reading

Teknologji

Po, të gjithë e bëjmë! Ja pse kthehemi vazhdimisht te Story-t tona

Published

on

E kemi bërë të gjithë: postojmë një Story dhe pas pak sekondash, e hapim për ta parë. Pastaj e shohim sërish. Dhe sërish.

Edhe pse e dimë çfarë kemi ndarë, diçka na shtyn ta rishohim, ndoshta për t’u siguruar që drita ishte e mirë, që filtri ishte i duhur, apo thjesht për të parë kush e ka parë.

Por pse ndodh kjo? Pse nuk i rezistojmë tundimit për të parë postimin tonë në Instagram, edhe pse e njohim përmendësh?

“Të shohësh veten nga jashtë”

Psikologia Dr. Allison Forti shpjegon për Mashable se kjo sjellje lidhet me një koncept psikologjik të njohur si “të shohësh veten nga jashtë”, ideja që njerëzit e perceptojnë veten ashtu si mendojnë se i shohin të tjerët.

“Njerëzit e shohin vazhdimisht përmbajtjen që postojnë në Instagram për të formuar identitetin e tyre,” thotë ajo. “Nëse e shohin një Story ku duken mirë, ku bëjnë dikë të qeshë apo të reflektojë, ata ndihen pozitivisht sepse mendojnë se edhe të tjerët i perceptojnë në të njëjtën mënyrë.”

Me fjalë të tjera, duke parë postimet tona, sigurohemi se të tjerët kanë një opinion të mirë për ne — dhe kjo na bën të ndihemi më mirë me veten.

Një performancë në skenën digjitale

Sociologu Dr. Kent Bausman nga Maryville University e përshkruan këtë dukuri përmes teorisë së dramaturgjisë — idesë që jeta është si një shfaqje teatri, ku ne jemi aktorët që performojmë çdo ditë.

“Kur dalim në publik, ne jemi në skenë. Por kur kthehemi në shtëpi, zbresim nga ajo skenë dhe analizojmë performancën,” shpjegon ai.

Në rrjet ndodh e njëjta gjë: kur postojmë një Story, po performojmë; kur e rishikojmë, po analizojmë si u paraqitëm para audiencës sonë digjitale.”

Pra, çdo herë që shohim një Story të tonin,  vlerësojmë versionin që kemi treguar para botës, sa interesantë, sa të natyrshëm, sa të pëlqyeshëm dukemi.

A është e dëmshme?

Jo domosdoshmërisht. Rishikimi i postimeve nuk është problem nëse nuk ndieni ankth apo pakënaqësi. Si çdo gjë tjetër në rrjetet sociale, çelësi është masa.

Pak vetëvlerësim dhe reflektim është i shëndetshëm — por kur numri i shikimeve apo reagimeve bëhet matësi i vlerës personale, atëherë është koha të bëjmë një hap prapa nga “skena” dhe të kujtojmë se vlera jonë nuk përcaktohet nga një listë shikimesh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Galaxy S26 po vonohet, Samsung njofton datë të re

Published

on

Po prisni me padurim telefonin e ri Galaxy S26? Mund t’ju duhet të prisni pak më gjatë.

Samsung thuhet se ka vonuar lansimin e telefonave të saj të ardhshëm kryesorë, ndoshta për shkak të një mori arsyesh që po e bëjnë të vështirë dërgimin e tyre në kohë.

Kjo mund të jetë për shkak se kompania po ndryshon linjën e serisë kryesore dhe i duhet më shumë kohë për të prodhuar disa modele në sasi të mjaftueshme.

Samsung kohët e fundit mori vendimin për të anuluar Galaxy S26 Edge, më pak se një vit pasi doli Galaxy S25 Edge.

Thashethemet thonë se Galaxy S26 pritet të lansohet në mars të vitit të ardhshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Bill Gates zbulon tre profesionet që do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale

Published

on

Debati mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në të ardhmen e punës globale po intensifikohet, dhe Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka ngritur alarmin për rreziqet që sjell rritja e shpejtë e automatizimit dhe mundësia e “zëvendësimit” të aftësive njerëzore.

Në blogun “Shënimet e Gates”, identifikon tre fusha profesionale që pritet të mbijetojnë në epokën e IA-së: programimi, biologjia e energjia.

Gates thekson se është gabim të mendohet se profesione si mjekësia ose ligji do të mbeten të paprekura nga teknologjia.

Ai nënvizon rëndësinë e aftësive njerëzore të vështira për t’u replikuar nga algoritmet, duke argumentuar se vendimmarrja komplekse, mbikëqyrja dhe inovacioni do të mbeten në duart e ekspertëve.

Programimi: Gjuha e sektorëve strategjikë

Gates përshkruan programimin si formë thelbësore të shkrim-leximit të teknologjisë, pasi zhvillimi i softuerëve është themeli i sektorëve si komunikimi, shëndetësia dhe siguria.

Ai pranon përparimin e IA-së në prodhimin e kodit, por paralajmëron: “IA mund të shkruajë kod, por ende kërkon mbikëqyrje njerëzore të aftë për t’u zhvilluar siç duhet.”

Puna e programuesve përfshin krijimin, mbikëqyrjen, korrigjimin dhe udhëzimin e algoritmeve, si dhe vendosjen e vlerave etike dhe identifikimin e paragjykimeve, detyra që sistemet autonome nuk mund t’i kryejnë ende.

Biologjia: Inovacion dhe gjykim njerëzor

Gates thekson se kjo është kritike për inovacionin shkencor dhe përballimin e krizave shëndetësore, përfshirë pandemitë.

Rritja e bioteknologjisë, redaktimit të gjeneve dhe mjekësisë së personalizuar hap mundësi të reja për parandalimin e trajtimin e sëmundjeve. Gjykimi i biologëve është i domosdoshëm për menaxhimin e krizave dhe zgjidhjet e personalizuara shëndetësore, pasi algoritmet nuk mund t’i zëvendësojnë këto aftësi komplekse.

Energjia: Qëndrueshmëri dhe inovacion

Sektori i energjisë ka fituar rëndësi strategjike në kalimin drejt burimeve të pastra dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Gates thekson se ekspertët e energjisë janë të nevojshëm për zhvillimin e teknologjive si kapja e karbonit dhe hidrogjeni i gjelbër, si dhe për optimizimin dhe ridizajnimin e sistemeve komplekse me ndikim mjedisor.

IA mund të ndihmojë në optimizimin e proceseve, por nuk mund të zëvendësojë kreativitetin dhe gjykimin njerëzor.

Përfundimet e raporteve ndërkombëtare

Një raport i Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Polonisë tregon se një në katër vende pune në botë janë potencialisht të ekspozuara ndaj automatizimit nga IA.

Studimi sugjeron se transformimi i detyrave, jo zëvendësimi i plotë, do të dominojë.

Vendet e punës me rrezik të lartë për automatizim janë kryesisht profesionet administrative, ndërsa profesionet me aftësi të larta – programimi, biologjia dhe energjia, tregojnë qëndrueshmëri më të madhe ndaj ndikimit të IA-së.

Në thelb, Gates dhe raportet ndërkombëtare nënvizojnë se aftësitë njerëzore komplekse dhe kreativiteti do të mbeten të pazëvendësueshme, duke formësuar të ardhmen e punës në një epokë gjithnjë e më të automatizuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara