Lajmet

Ligji për ndërmarrjet sociale nuk po zbatohet, komisioni jep sugjerime

Published

on

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka miratuar raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Ndërmarrjet Sociale.

Anëtarët e këtij komisioni kanë theksuar ky ligj është miratuar në Kuvend në vitin 2018, ende nuk ka gjetur zbatim.

Labinotë Demi-Murtezi nga grupi punues, ka përmendur pikat e dobëta dhe të forta të këtij ligji që kanë hasur nga analizat e bëra në terren.

Kemi diskutuar disa herë për këtë ligj, kemi menduar që kemi gjetur shumë pika të forta e të dobëta. Një nga të metat e ligjit është që në kuptimin e mosfunksionimit, moszbatimit në terren, kemi konstatuar se ka qenë periudha e pandemisë, ngase ligji është miratuar në Kuvend të Republikës në vitin 2018 ndërkohë që nuk ka qenë kohë e përshtatshme për të ndërmarrë iniciativa të ndryshme për këto ndërmarrje të vogla sociale. Ligji në vetvete ngërthen edhe komponentën humane, ka ardhur si nevojë për ta pasuruar legjislaturën e vendit tonë”, tha Demi.

Në anën tjetër, kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku derisa ka përmendur disa nga të gjeturat e Ligjit për Ndërmarrjet Sociale ka theksuar se nuk ka pasur bashkëpunim dhe koordinim të mirëfilltë në mes të qeverisë dhe komunave për zbatim të ligjit dhe për fushata informuese.

Ndërsa ka shtuar se ligji ka disa mangësi dhe paqartësi, ajo tha se disa ndryshime në ligj mund të ndihmojnë që ai të bëhet më i zbatueshëm.

Aktet nënligjore të parapara shumica janë nxjerrë, mungon vetëm një. Fushata informuese e nevojshme për zbatim të ligjit është lansuar nga Qeveria, por që nuk ka arritur suksesin e pritur. Nuk ka pasur bashkëpunim dhe koordinim të mirëfilltë Qeveria me komunat për zbatim të ligjit dhe për fushata informuese. Komunat nuk kanë ndihmuar në themelimin e ndërmarrjeve sociale. Nuk ka pasur aplikim të mjaftueshëm dhe deri me tani nuk është themeluar asnjë ndërmarrje sociale. OJQ-të dhe grupet e cenueshme nuk kanë qenë mirë të informuara me dispozitat ligjore, dhe ato pohojnë se nuk kanë pasur kapacitete të mjaftueshme për themelim të ndërmarrjes sociale edhe pse e kanë mirëpritur miratimin e Ligjit për ndërmarrjet sociale. Ligji ka disa mangësi dhe paqartësi dhe disa ndryshime në ligj mund të ndihmojnë që ai të bëhet më i zbatueshëm ”, tha ajo.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara