Lajmet

Ligji i ri: Qytetarët mund të votojnë 10 kandidatë për deputet, s’ka heshtje zgjedhore 48 orëshe

Published

on

Pa heshtje zgjedhore 48 orëshe, e me procedura të lehtësuara për mërgimtarët, do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Qytetarët do të kenë mundësi, që të votojnë deri në 10 kandidatë të preferuar për deputetë, porse nga monitoruesit e zgjedhjeve kjo po shihet si mundësi më e madhe për manipulim.

Më 9 shkurt të vitit të ardhshëm qytetarët të cilët do tu drejtohen kutive të votimit, do të kenë mundësinë që për herë të parë të votojnë deri në 10 kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi që zgjedhjet e ardhshme, do të organizohen bazuar në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Por, sipas, Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, mundësia e manipulimit me vota është më e madhe me rritjen e numrit për votim të kandidatëve për deputet, tek shton se në këtë projektligj janë bërë edhe disa ndryshime të tjera.

Edhe pse nuk është adresuar në tërësi kërkesa për të pasur reformë zgjedhore të plotë, legjislacioni ka pësuar një sërë ndryshimet, e që më përmbajtësoret është rritja e numrit të votës nga 5 në 10 kandidat, tani qytetarët do kenë mundësi që të votojnë 10 kandidatë brenda listës së subjektin që votojnë, ndryshim ky i cili edhe mund ta vonojë procesin dhe rrit potencialin për manipulime sepse rëndom qytetarët nuk kanë pasur 3 deri në 5 kandidatë të preferuar,” ka thënë Cakolli.

Një ndryshim tjetër i shumë komentuar është edhe ai i votimit të bashkatdhetarëve, e që në zgjedhjet e ardhshme, do të jetë më i lehtësuar.

Vetëvendosje ishte zotuar se do ta ndryshojë ligjin për t’i lehtësuar mërgimtarëve votimin, derisa pjesën më të madhe të votave nga jashtë e ka po kjo parti politike.

Mënyra e votimit të diasporës, tash përveç që kanë mundësinë të votojmë përmes postës, sipas asaj që kanë bërë viteve të kaluara, drejtpërdrejtë në KQZ, tash do ta kenë mundësinë votimin në qendra të votimit që do të hapen atje, ne ambasada apo zona tjera ku KQZ-ja konstaton që ka kushte për tu mbajtur zgjedhjet, kështu që mërgimtarët mund të votojnë duke i paraprijë një regjistrimi në sistemin që KQZ- ja i hap,” ka thënë analisti, Shemsi Jashari.

Ky projektligj parasheh që nisja e heshtjes zgjedhore fillon me hapjen e qendrave të votimit, e jo 48 orë para siç ka qenë deri tash.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme u miratua në Kuvendin e Kosovës, vitin e kaluar.

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara