Sport
Liga e Kombeve: Silvinjo zbulon strategjinë dhe objektivat për Kombëtaren shqiptare
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë grumbullimin zyrtar në kuadër të dy sfidave ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Pas publikimit të listës disa ditë më parë, trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media, ku komentoi listën me 24 lojtarët e grumbulluar dhe foli për objektivat e skuadrës.

Që në krye të konferencës, trajneri i falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e shumta të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të nënës së tij ndërsa tha se Armando Broja nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të një problemi fizik dhe skuadrës do t’i bashkohet sulmuesi Myrto Uzuni.
Ndër të tjera, tekniku i përfaqësueses shqiptare foli edhe për dy emrat e rinj në listën kuqezi, Sebastjan Spahiu dhe Agim Zeka. Sa i përket objektivit të kuqezinjve në Ligën e Kombeve, Silvinjo nënvizoi se Shqipëria është një ekip në rritje dhe në këtë kompeticion ai kërkon nga skuadra që të përmirësohet akoma edhe më shumë.
“Pikë së pari dua të falënderoj të gjithë Federatën, lojtarët edhe shumë prej jush që më keni dërguar mesazhe mbështetjeje dhe ngushullimi në një moment të vështirë, por kështu është jeta. Armando Broja nuk është në listë, është jashtë. Ne kemi pritur deri në fund, edhe dje ishim në kontakt me klubin e Evertonit. Ai kishte një problem me tendinën e Akilit, ka nisur rikuperimin dhe është jashtë 10-15 ditët e ardhshme, nuk mund të na ndihmojë. Më vjen keq për të dhe i uroj një rikuperim të shpejtë. Kemi thërritur Uzunin dhe nesër do të bashkohet me ne” – tha fillimisht trajneri Silvinjo dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Mungesa e Muçit dhe çfarë prisni nga dy lojtarët e rinj, Zeka e Spahiu? – Kur flasim për listën e madhe mua më duhet të zgjedh. Muçi është i rëndësishëm për ekipin, ka qenë gjithmonë pjesë e Kombëtares e kemi pasur edhe në Europian. Kemi punuar me stafin dhe në pozicionin e Asanit kemi si opsion Muçollin që është i dëmtua. Ne kemi bërë një vlerësim të lojtërve që mund të kenë të njëjtat cilësi për të zëvendësuar Asanin dhe nuk mund të zgjedh më shume se 24 lojtarë. Muçi është i rëndësishëm dhe do të jetë në vazhdim me ne.
Pse është jashtë liste Etrit Berisha? – Unë e kam thënë gjithmonë që Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Në këtë moment futbollisti nuk ka klub dhe pjesa më e madhe e lotjarëve vijnë nga pushimet. Ka 30-35 ditë pushime, shumë kanë bërë fazën përgatitore dhe vijnë. Por lojtari që nuk ka klub ka humbur dhe stërvitjet. Ekipi është i hapur, ne punojmë me gjithë stafin për t’u përmirësuar gjithmonë në çdo aspekt, por në këtë moment jo. Në vazhdim Kombëtarja është e hapur për të gjithë lojtarët.
Keni kontaktuar me Brajan Grudën për të përfaqësuar Shqipërinë? – Një pjesë e rëndësishme e punës tonë është zbulimi i talenteve për të ardhmen. Ne kemi 3 milionë njerëz që jetojnë në Shqipëri dhe 10 milionë jashtë, na duhet vazhdimisht që të kontrollojmë lotjarët. Gjithashtu pjesë e punës është të ndjekim lojtarë që janë në Zvicër, Itali, Gjermani apo në vende të tjera. Kjo është një punë e vështirë, jo sekrete, por duhet ta bëjmë me profesionalizëm, se flasim për një lojtar që ka nënshtetësi të dyfishtë dhe zgjidhja është e tij. Kur na intereson lojtari, flitet me qetësi dhe kontaktohet nga stafi teknik. Kjo është puna që bëhet, nuk mund të them nëse është bërë gjë apo jo. Janë shumë lojtarë, nuk mund të them me saktësi si po veprojmë, është një punë shumë e bukur dhe shpresoj që të kemi mundësi të afrojmë lojtarët e duhur.
Liga e Kombeve, mundësi për të freskuar skuadrën? – Liga e Kombeve është një kompeticion i rëndësishëm. Mund të na japë edhe një dorë për të ardhmen, për Kupën e Botës. Ukraina, Gjerogjia dhe Çekia kanë skuadra të forta, kanë lojtarë të fortë do të jenë ndeshje të vështira dhe të luftuara. Jemi një Kombëtare në rritje. Nuk kemi kohë për të bërë eksperimente, nuk më pëlqen kjo fjalë. Do ta quaja vlerësim apo kontroll të lojtarëve të rinj. Në këtë listë janë dy të rinj, Zeka dhe Spahiu që janë thirrur për herë të pare, lojtarët e tjerë kanë qenë dhe më parë me ne, Sherri, Simoni. Duhet të përmirësohemi si Kombëtare. Shkojmë në fushë për të prezantuar njerëzit dhe për të përfaqësuar një komb, të luajmë me shpirt dhe zemër. Një lojtar apo stafi që nuk mendon kështu qëndron jashtë. A do të thotë kjo që ne do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet? Nuk e di. Por ne duhet të hyjmë në fushë për të luftuar, për t’i dhënë të gjitha aty.
Myrto Uzuni – Uzuni ka ardhur te ne si i jashtëm, ka luajtur ndaj Polonisë dhe ka luajtur titullar në shtëpi ndaj Moldavisë. Por ai ka një vit e gjysmë me Granadën ku luan sulmues i dytë. Unë e kam parë si qendërsulmues. E kemi vlerësuar gjithmonë si një sulmues qendre. Seferi e ka marrë vendin, ka ardhur Hoxha, është edhe Bajrami. Uzuni është sulmues pykë për ne, dhe për për këtë arsye nuk u ftua në Europian. Personale me Uzunin? Asgjë personale. Ajo që ka rëndësi është vetëm fusha, ia them vetes, stafit, Presidentit, ka vlerë vetëm fusha. Ne duam që lojtari të shkojë në fushë dhe të bëjë mirë. Personale nuk ka asgjë. Për këtë arsye nuk është Broja dhe është Uzuni. Është momenti i tij. Ai është lojtar me karakteristikë të ndryshme si qendërsulmues. Nuk është i madh fizikisht, por është i shpejtë, potent dhe kërkon hapësirë. Ai është ndryshe nga Broja, Daku e Manaj. Ndoshta një lojtar i ngjashëm i ri është Çuni, por nuk është momenti. Është momenti i Uzunit.
Çfarë do të ketë të re Shqipëria në Ligën e Kombëve? – Ky është një cikël i ri që ne duam ende ta përmirësojmë në çdo aspekt. Ne jemi në rritje, por nuk duam të bëjmë një marzh rritje me eksperimente. Ne duhet të shkojmë drejt objektivit, të shkojmë në fushë e punojmë. Pas Europianit kemi më shumë eksperiencë. Lojtarët japin shumë, por ne duhet të rritemi sepse kemi shumë të rinj, me shumë dëshirë për t’u rritur e bërë mirë. Por duhet të vazhdojmë të punojmë, duhet të përmirësojmë skuadrën për të bërë diçka të bukur, të përfaqësojmë njerëzit në fushë me zemër e shpirt skuadre. Kjo është ajo që duam të arrijmë në vitin e ardhshëm.
Lojtarët e rinj – Ne kemi parë lojtarë që janë në Kosovë, Kroaci, është një punë që bëhet me respekt, nuk mund të them me cilin jemi në kontakt apo kemi avancuar në bisedime. Kur të kemi diçka më konkrete do e ndajmë me ju. Kur flas për listën flasim për listë pritje, Keidi Bare është pjesë e listës, Kombëtarja është gjithmonë e hapur për lojtarët, nuk mund të zgjedh më shumë se 23 lojtarë, e rëndësishme është që lojtari të vijë dhe të shënojë, mua më duhet të kuptoj si janë. E njëjtja gjë vlen edhe për Muçin, mua më pëlqen shumë, por është e rëndësishme që lojtarët të përmirësohen.
Pse nuk është pjesë e listës Keidi Bare? – Kur flas per 30-35 lojtarë, flas për një listë pritje, janë lojtarë në gjendje për të ardhur, por sigurisht që janë 4, 5, 10 më shumë. Për sa i përket Keidit, ai është në listë pritje, është lojtar që na intereson. Kombëtarja është e hapur. Kjo është pjesa më e bukur dhe lojtarët duhet ta kuptojnë. Unë kam qenë 15 vjet futbollist, duhet të kuptoj që duhet të vazhdoj të përmirësohem. Unë duhet të zgjedh 23 lojtarë, sigurisht që është pjesë e listës, e njëjta gjë ndodhi edhe me Uzunin, është lojtar pykë, dhe sot vjen te ne. Kur lojtari vjen, luan dhe shenon, kjo na bën të lumtur. Për fat të keq unë s’mund të sjell këtu 30-40 lojtarë, puna e një kombëtareje është ndryshe nga klubi, ku ke 25 lojtarë përgjatë një viti. Unë flas me 40 lojtarë dhe duhet të zgjedh, së bashku me stafin. Është punë e ndryshme, lojtarët duhet të kuptojnë. Sic thashë për Muçin, më pëqlen shumë ai lojtar, është shumë i mirë, por tani se marr dot. Nesër patjetër po. Fatkeqësisht si trajner duhet të bëj zgjedhje. Nëse nuk e merr një lojtar, sigurisht që ai nuk është i lumtur, por e rëndësishme është që lojtari të punojë dhe të mund të rikthehet i fortë, akoma më i fortë në kombëtare.
Motivim ekstra për Kombëtaren, pasi me kundërshtarët që konsiderohen të barabartë nuk ia kemi dalë? Unë e respektoj historinë, por si trajner nuk shikoj pjesën tjetër. Para se të shkoja në San Paolo javën e shkuar, kam parëë çdo gjë mbi Ukrainën dhe Gjeorgjinë, kundërshtarët e ardhëm. Janë të fortë. Më pas, nëse janë më të fortë se Spanja apo Italia apo Kroacia, se them dot, janë të ndryshme. Por kemi një grup të vështirë. Si trajner u jap të njëjtin mesazh lojtarëeve: duhet të provojmjë të fitojmë një ndeshje të rëndësishme dhe të shkojmë në fushë të fortë. Për ne është e njëjta gjë. Unë provoj t’i bind lojtarët, pasi ata e dinë. Kur hyn në fushë është e vështirë, 11 kundër 11 është e vështirë. Ju garantoj që dy ndeshjet e ardhshme janë të vështira, por të bukura, sepse lojtarët e dinë që duhet të dalin në fushë për të bërë më të mirën. Nuk duhet të shohim anën tjëtër, ekipet kundërshtare janë të forta, por ky është shpirti që duam në ekipin tonë. S’ka rëndësi nëse janë miqësore, duhet të futemi në fushë të fortë.
Kërcënimi ndaj Presidentit Duka – Unë u ktheva një ditë e gjysmë më parë në Tiranë. Më kanë treguar paksa historinë. Por nuk e di mirë se çfarë ka ndodhur. E rëndësishme është që është zgjidhur dhe kaq.
Në fund të konferencës për mediat, trajneri Silvinjo, falenderoi dy futbollistët që u tërhoqën nga Kombëtarja shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula. Ai u shpreh se Cikalleshi dhe Gjasula kanë dhënë një kontribut të madh për fanellën kuqezi dhe kanë shkruar historinë me Shqipërinë. “Në fund dua të bëj një falënderim për Sokol Cikalleshin dhe Klaus Gjasulën. Kam një vit e gjysëm këtu dhe flasim për dy lojtarë që kanë bërë historinë për Shqipërinë. Gjithashtu edhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dua të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen time për Klaus Gjasulën dhe Sokol Cikalleshin, dy lojtarë qe në këto vite kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e lojës me fanellën e kuqezinjve, ku janë dalluar gjithmonë per vendosmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e palodhur në çdo sfidë” – tha trajneri Silvinjo./Federata Shqiptare e Futboollit/
Lajmet
Kosova rrezikon humbje përtej sportit nëse s’i organizon Lojërat Mesdhetare
Published
9 hours agoon
November 24, 2026By
UBTNews
Shkurtimisht
- Kosova rrezikon të humbë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, për shkak të mospajtimeve institucionale, ndër të tjera.
- Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare do ta shqyrtojë situatën në Kosovë në mbledhjen e 19 dhjetorit.
- Sipas ekspertëve, humbja e së drejtës së organizimit do të dëmtonte imazhin ndërkombëtar të Kosovës, do ta privonte ekonominë nga mundësitë për përfitime dhe do të rrezikonte investimet e planifikuara në infrastrukturë.
Vonesat në përgatitje, mospajtimet mes institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe detyrimet e papërmbushura financiare po vënë në pikëpyetje mbajtjen e Lojërave Mesdhetare në Kosovë më 2030.
Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje me shumë sporte, që zhvillohet çdo katër vjet dhe cilësohet si një ndër më të rëndësishmet pas Lojërave Olimpike.
Kosova nuk ka qenë asnjëherë mikpritëse e ndonjë ngjarjeje të përmasave të këtyre lojërave.
Prandaj, humbja e së drejtës për t’i organizuar ato mund të ketë pasoja që shkojnë përtej fushës sportive.
Pse po vihen në pikëpyetje lojërat?
Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare po pengohen nga një sërë çështjesh që ende presin zgjidhje.
Në plan të parë janë detyrimet financiare ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), por edhe mungesa e pajtimit për planin organizativ.
Situata është bërë më urgjente për shkak të dy garancive të papaguara financiare për vitin 2026, në vlerë prej rreth dy milionë eurosh.
Për këtë arsye, ICMG-ja ka refuzuar së fundmi një takim me Kosovën.
Për më tepër, organizata ka paralajmëruar se Komiteti i saj Ekzekutiv do t’i shqyrtojë “papërgjegjësitë” e Kosovës në një takim më 19 dhjetor.
Mosrealizimi i këtyre pagesave lidhet me mospajtimet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.
Për organizimin e këtyre lojërave janë përgjegjëse tri institucione: Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Sportit; Komuna e Prishtinës, si komuna mikpritëse; dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës më 19 nëntor, pranoi se mungesa e bashkëpunimit mes Qeverisë së tij dhe Komunës së Prishtinës, që udhëhiqet nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, po e vë në rrezik zhvillimin e këtyre lojërave për herë të parë në Kosovë.
“Bashkëpunimi, komunikimi ynë me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë tejet i mirë. Por, kjo nuk mund të thuhet edhe me Komunën e Prishtinës, prandaj edhe ndodhemi në këtë situatë të nxehtë”, tha Kurti.
Kurti e akuzoi Ramën se nuk po pajtohet me përmbajtjen e masterplanit, i cili përcakton infrastrukturën e nevojshme dhe vendet ku do të zhvillohen garat në 24 sporte.
Ky dokument duhet të miratohet nga Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare dhe t’i dërgohet më pas ICMG-së.
“Unë vazhdoj të jem optimist, por natyrisht jam optimist i përmbajtur, për shkak se kush bën mirë, nuk e ka kollaj të shtyhet me dikë që e bën të kundërtën”, tha Kurti.
Mospajtimet mes tyre, ndër të tjera, kanë të bëjnë edhe me qytetet ku duhet të zhvillohen garat e ndryshme.
Rama iu përgjigj Kurtit po të njëjtën ditë, duke thënë se Qeveria e tij është përgjegjëse për gjendjen rreth organizimit të këtyre lojërave.
“Pagesa s’është kryer. Emrat e delegacionit s’janë dërguar. Nuk jeni përgjigjur në email-e. Kush është dashur t’i bëjë këto? Qeveria”, shkroi Rama në Facebook, më 19 nëntor.
Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Komitetin Olimpik të Kosovës se sa real është rreziku që vendi të humbë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet për ta shmangur një skenar të tillë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.
Çfarë humb Kosova nëse nuk i organizon lojërat?
Mbetet e paqartë nëse Kosova do t’ia dalë t’i adresojë shqetësimet e ICMG-së para mbledhjes së 19 dhjetorit dhe ta ruajë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare.
ICMG-ja paralajmëroi në tetor se, gjatë mbledhjes së 19 dhjetorit, mund të vendoset për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme të Përgjithshme, në të cilën do të përcaktohej e ardhmja e Lojërave Mesdhetare 2030.
Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se pasojat nuk do të ishin vetëm sportive, por edhe ekonomike, institucionale dhe diplomatike.
“Humbja e organizimit të lojërave do të dëmtonte besueshmërinë e Kosovës, sidomos nëse do të lidhej me mospërmbushjen e zotimeve”, thekson Salihu.
Po ashtu, do të humbej edhe një mundësi e rëndësishme për promovimin ndërkombëtar të vendit, sipas tij.
Kur Kosova e fitoi të drejtën për organizimin e këtyre lojërave në vitin 2023, Kurti i kishte cilësuar ato si ngjarjen më të madhe sportive në historinë e vendit, përmes së cilës, besonte se do të promovohej Kosova në rrafshin ndërkombëtar.
Christian Krekel, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE), thotë për Radion Evropa e Lirë se humbja e së drejtës për organizimin e lojërave nuk do t’i ndihmonte aspak imazhit të Kosovës jashtë vendit.
“Nëse s’e bëni atë që keni marrë përsipër ta bëni, atëherë natyrisht se do të dërgoni mesazh të keq”, thotë Krekel.
Një shembull i pasojave që mund të sjellë dështimi i organizimit të një ngjarjeje të madhe sportive është ai i shtetit australian të Viktorias, i cili në vitin 2023 hoqi dorë nga mbajtja e Lojërave të Komonuelthit 2026, për shkak të rritjes së kostove.
Një raport i Auditorit të Përgjithshëm të Viktorias konstatoi se kostot e organizimit ishin nënvlerësuar që në fillim.
Në rritjen e tyre ndikuan nevojat për investime infrastrukturore, shpërndarja e garave në disa qytete, zgjerimi i programit sportiv, inflacioni dhe koha e kufizuar për përgatitje.
Edhe pse lojërat nuk u zhvilluan në Viktoria, përgatitjet dhe tërheqja nga organizimi i kushtuan këtij shteti të paktën 589 milionë dollarë australianë.
Një raport i Senatit australian evidentoi se ky vendim ngriti shqetësime edhe për reputacionin e Viktorias dhe të Australisë si destinacione për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare.
Ekonomia
Salihu thotë se, nëse Lojërat Mesdhetare nuk do të zhvilloheshin në Kosovë më 2030, turizmi, hoteleria, gastronomia, transporti dhe sektorë të tjerë të shërbimeve do të humbnin mundësinë për të përfituar nga shpenzimet e vizitorëve dhe pjesëmarrësve.
Megjithatë, ai nënvizon se, pa një vlerësim të besueshëm, nuk mund të përcaktohet se sa do të ishin këto humbje.
Në Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 pritet të marrin pjesë delegacione nga 26 shtete të Evropës, Afrikës dhe Azisë.
Garat parashihet të zhvillohen në të paktën dhjetë qytete të Kosovës, ndërsa në to pritet të marrin pjesë rreth 5.000 sportistë.
Përveç sportistëve dhe delegacioneve, në Kosovë do të vinin edhe tifozë, familjarë të garuesve, gazetarë dhe zyrtarë sportivë.
Kjo do të krijonte kërkesë për akomodim, ushqim, transport dhe shërbime të tjera në disa prej qyteteve ku do të zhvilloheshin garat.
Përmasat e një ngjarjeje të tillë janë dëshmuar edhe në edicionet e mëparshme.
Në Lojërat Mesdhetare të këtij viti, të mbajtura në Taranto të Italisë, u shitën 172.500 bileta, ndërsa ngjarja tërhoqi mbi 8.000 vizitorë, sipas të dhënave të organizatorëve.
Edhe edicioni i vitit 2022, në Oran të Algjerisë, ngjalli interesim të madh.
Ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes së lojërave u ndoqën nga rreth 40.000 spektatorë secila, ndërsa shumë prej garave sportive u zhvilluan para tribunave të mbushura.
Në Kosovë ka, gjithashtu, dëshmi për interesimin e madh të publikut për ngjarjet sportive.
Vendi, i cili ka një nga popullsitë më të reja në Evropë, ka shënuar vazhdimisht kërkesë të lartë për bileta në ndeshjet e përfaqësueseve të tij kombëtare.
Në disa raste, interesimi për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në futboll ka tejkaluar kapacitetin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me bileta që janë shitur brenda një kohe të shkurtër.
Interesim të ngjashëm mund të ketë edhe për garat e Lojërave Mesdhetare, veçanërisht për sportet në të cilat Kosova ka shënuar suksese ndërkombëtare.
Xhudoja, si sporti që i ka sjellë Kosovës më së shumti medalje, mund të jetë ndër disiplinat që do të tërhiqnin më shumë spektatorë.
Infrastruktura
Qeveria e Kosovës ka paraparë një buxhet prej 250 milionë eurosh për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme sportive për Lojërat Mesdhetare.
Kosova e fitoi të drejtën për organizimin e këtyre lojërave në vitin 2023, megjithëse në atë kohë i mungonte një pjesë e madhe e infrastrukturës së nevojshme sportive.
Tre vjet më vonë, përgatitjet infrastrukturore vazhdojnë të jenë prapa planit.
Nëse Kosova humb të drejtën për organizimin e lojërave, rrezikohen edhe investimet e planifikuara.
Projektet që ende nuk kanë nisur, mund të rishikohen ose të anulohen, ndërsa ndërprerja e projekteve që janë në realizim, mund të sjellë edhe kosto kontraktuale.
“Rreziku ekziston nëse humbet financimi ose urgjenca politike për përfundimin e tyre. Secili projekt duhet të vlerësohet sipas kostos së mbetur, dobisë publike dhe planit të mirëmbajtjes”, nënvizon Salihu.
Ndër projektet ku punimet vazhdojnë, është rindërtimi i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut.
Stadiumi, i paraparë për përdorim olimpik dhe multifunksional, pritet të ketë rreth 18.000 ulëse. Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të përfundojnë punimet.
Një tjetër projekt në realizim është pishina e mbyllur olimpike në Podujevë, e cila po ndërtohet për garat e notit gjatë Lojërave Mesdhetare.
Përgatitjet për Fshatin Mesdhetar, ndërkaq, janë përqendruar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Projekti përfshin konviktet, palestrën “1 Tetori”, mensën e studentëve, qendrën e shërbimeve shëndetësore dhe ndërtesat e tjera përcjellëse, si dhe sallat e edukatës fizike të 12 shkollave të kryeqytetit.
Për këtë projekt është miratuar një kredi prej 42 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim.
Sipas Ministrisë së Sportit, punimet parashihet të nisin në fillim të vitit 2027.
Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku planifikohet të zhvillohen garat në ambiente të mbyllura, është një tjetër objekt që kërkon investime.
Në kohën e raportimit, Kosova vazhdon bisedimet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sigurimin e kredisë për rindërtimin e tij.
Por, ndër projektet kryesore që ende nuk kanë hyrë në fazën e ndërtimit, është Stadiumi Kombëtar.
Sipas Ministrisë së Sportit, lokacioni i tij ende nuk është përcaktuar.
Si mundësi për ndërtimin e tij janë përmendur Zona Industriale në Drenas dhe Bërnica.
Stadiumi parashihet të ketë së paku 25.000 ulëse dhe të shërbejë për ceremonitë zyrtare të hapjes dhe mbylljes së Lojërave Mesdhetare.
Sipas planifikimit, Kosova ka kohë deri në vitin 2029 për t’i përfunduar përgatitjet organizative dhe infrastrukturore për Lojërat Mesdhetare, të cilat parashihet të mbahen nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030. /REL/
Lajmet
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”
Published
16 hours agoon
November 24, 2026By
UBTNews
Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.
Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.
Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.
Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.
Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/
Sport
La Liga konfirmon sulmin kibernetik, ekspozohen të dhënat personale të përdoruesve
Published
1 day agoon
November 23, 2026By
UBTNews
La Liga ka qenë cak i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit janë ekspozuar të dhëna personale nga një prej platformave të saj digjitale. Lajmi është konfirmuar të hënën nga organizata e futbollit spanjoll.
Sipas njoftimit zyrtar, sulmi ka ndodhur në periudhën 14–16 nëntor, ndërsa përmasat e plota të rrjedhjes së të dhënave ende nuk janë përcaktuar.
Nga incidenti janë prekur të dhënat personale të përdoruesve të një platforme të dedikuar për tifozët, si dhe informacione që lidhen me klubet.
Megjithatë, La Liga ende nuk ka bërë të ditur numrin e personave apo klubeve të prekura, si dhe llojin e saktë të të dhënave që kanë përfunduar në duart e personave të paautorizuar.
Rasti është raportuar edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, ndërsa La Liga po vazhdon vlerësimin e incidentit për të përcaktuar shkallën e dëmit dhe pasojat e mundshme të sulmit.
D.L
Sport
Albina Rrahmani publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet kualifikuese të Evropianit
Published
1 day agoon
November 23, 2026By
UBTNews
Përzgjedhësja e Kosovës U19 në futbollin e femrave, Albina Rrahmani, ka publikuar listën me 20 futbolliste të ftuara për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U19.
“Dardanet” e reja do ta nisin këtë cikël kualifikues më 27 nëntor, kur do të përballen me Poloninë.
Ndeshjen e dytë Kosova do ta zhvillojë më 30 nëntor ndaj Greqisë, ndërsa tri ditë më vonë, më 3 dhjetor, do të përballet me Sllovakinë.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Sllovaki dhe do të nisin nga ora 11:00.
Vajzat e Kosovës synojnë të paraqiten sa më mirë në këto tri përballje, me objektiv arritjen e rezultateve pozitive në garën për një vend në Kampionatin Evropian U19.
D.L
Berisha: Seanca ndaj Jeton Sylajt u ndërpre, aktakuza nuk e cilëson Arlinda Zekajn si viktimë të ndjeshme
Kosova rrezikon humbje përtej sportit nëse s’i organizon Lojërat Mesdhetare
Rikthimi i Huang në krye të “Nvidia”-s dhe loja e re e çipave mes SHBA-së dhe Kinës
Juventusi i hapur për shitjen e Edon Zhegrovës në janar, vendoset çmimi i tij
Arrestohen katër të dyshuar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor për “Ditën e Forcës”
Një segment i Unazës së Arbërisë në Prishtinë emërtohet në nderim të diplomatit amerikan Frank Wisner
21-vjeçari nga Kosova ekstradohet në SHBA, dyshohet për vjedhjen e 2.7 milionë të dhënave të kartave
Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoThaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
-
Lajmet2 months agoVotohet në parim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen
-
Vendi2 months ago15 profesorë të UBT-së renditen të parët në Kosovë në Scholarly Index 2026
-
Vendi2 weeks agoProfesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos