Sport

Liga e Kampionëve, spikat derbi mes Chelseat e Real Madridit

Dy ndeshje interesante do të zhvillohen sot.

Published

on

Gara më prestigjioze evropiane, ajo e Ligës së Kampionëve, vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales.

Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të fillojnë nga ora 21:00, ku spikat derbi mes kampionit aktual të kësaj gare Chelseat dhe gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Në fazën eliminatore, Chelsea e mposhti brenda dy ndeshjeve skuadrën e Lille me rezultat 4:1, kurse Reali e eliminoi Paris Saint-Germain me rezultat 3:2.

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës tjetër spanjolle, Villarreal, dhe gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Për të siguruar biletën drejt çerekfinales, Bayerni e eliminoi me rezultat të thellë 8:2 RB Salzburgun, kurse Villarreali shokoi Manchester United, duke e mposhtur brenda dy ndeshjeve me rezultat 4:1.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë:

21:00 Chelsea – Real Madrid (Stadiumi Stamford Bridge)

21:00 Villarreal – Bayern Munich (Stadiumi de la Ceramica)

Sport

Hajdari: Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota

Published

on

By

Mbrojtësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i “Dardanëve”. Gjatë fjalës së tij në prezantim, Hajdari shfaqi emocion dhe krenari për vendimin që ka marrë për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën sepse Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota. Forca Kosova”, tha mbrojtësi i ri i përfaqësueses sonë.

Hajdari, i cili ka kaluar nëpër akademinë e Baselit dhe ka luajtur në nivele të larta të futbollit zviceran, pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për mbrojtjen e Kosovës në ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka mirëpritur me entuziazëm këtë përforcim, duke e cilësuar Hajdarin si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen e ekipit kombëtar./D.B/KP

Continue Reading

Sport

Inter aktivizon opsionin për blerjen e Manuel Akanjit

Published

on

Inter ka vendosur të aktivizojë opsionin e blerjes për Manuel Akanjin me vlerë 15 milionë euro, për ta transferuar mbrojtësin zviceran në mënyrë të përhershme nga Manchester City në fund të këtij sezoni, raporton eksperti i merkatos Nicolo Schira.

Akanji iu bashkua zikaltërve në formë huazimi në ditën e fundit të afatit të verës dhe ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij të sigurta dhe të qëndrueshme.

Ai ka qenë titullar në të katër ndeshjet e Serie A këtë sezon, duke u bërë një element kyç në mbrojtjen e Christian Chivus.

30-vjeçari është i gatshëm të bëhet pjesë e projektit afatgjatë të Interit dhe ka rënë dakord për kushtet personale me klubin italian.

Marrëveshja e re pritet të zgjasë deri në vitin 2029, me një pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.

Ky transferim siguron Interit stabilitet në prapavijë, ndërsa Akanji shihet si pasardhës i natyrshëm i veteranëve të mbrojtjes zikaltër në një fazë rinovimi të skuadrës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Harry Kane i hapur për kontratë të re me Bayernin

Published

on

By

Sulmuesi anglez Harry Kane ka lënë të kuptohet se mund të zgjasë qëndrimin e tij te Bayern Munich përtej vitit 2027, kur përfundon kontrata e tij aktuale.

Kane tha se është i gatshëm të zhvillojë bisedime për një marrëveshje të re me klubin bavarez, ndërsa dëshira për t’u rikthyer në Premier League është zbehur.

E shoh patjetër mundësinë për ta vazhduar kontratën. Ende nuk kemi biseduar, por nëse lind nevoja, do të flisja hapur me Bayernin,” deklaroi 32-vjeçari.

Që nga transferimi i tij nga Tottenham në vitin 2023, Kane ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 103 gola në 106 ndeshje dhe duke fituar Bundesligën e Superkupën e Gjermanisë.

Kur u largova për herë të parë nga Anglia, do të kisha thënë se do të kthehesha patjetër. Tani, pas disa vitesh në Gjermani, ajo dëshirë është pak më e vogël, por asnjëherë nuk i dihet së ardhmes,” shtoi ai.

Aktualisht, Kane ndodhet me kombëtaren e Anglisë, që të enjten do të zhvillojë një miqësore ndaj Uellsit në Wembley dhe më pas do të përballet me Letoninë më 14 tetor në Riga për kualifikueset e Kupës së Botës./D.B/KP

Continue Reading

Sport

Sulmuesi i Tottenhamit, Myrtaj, kalon nga Shqipëria te Hungaria

Published

on

Sulmuesi i ekipit U18 të Tottenhamit, Leon Myrtaj, ka vendosur të ndërrojë përfaqësimin nga Shqipëria U17 drejt Hungarisë U18, njoftoi klubi anglez.

Tottenhami bëri të ditur se: “Sulmuesi i krahut, Leon Myrtaj, i bashkohet për herë të parë ekipit U19 të Hungarisë, pasi më parë kishte përfaqësuar Shqipërinë deri në grupmoshën e 17 vjeçarëve.”

Myrtaj ka luajtur shtatë ndeshje për Shqipërinë para se të merrte vendimin për të ndryshuar përfaqësimin kombëtar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara