Sport

Liga e Kampionëve, ndeshja kryesore ajo mes Bayernit dhe Barcelonës

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

Published

on

Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve, respektivisht me ndeshjet e fundit të kësaj faze në këtë garë.

Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje interesante të cilat zhvillohen nga ora 18:45, ku skuadra e Juventusit pret në shtëpi Malmon, kurse Chelsea është mysafirë i Zenitit, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq në ndeshjet e orarit nga ora 21:00, takimi kryesor do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” ku gjigandi bavarez Bayern Munich pret në shtëpi skuadrën jashtë forme Barcelonën.

Po ashtu, krahas ndeshjes mes Bayern e Barcelona, do të zhvillohet edhe përballja tjetër mes gjigandit anglez Manchester United dhe skuadrës zvicerane Young Boys.

Sot do të përcaktohen skuadrat e fundit të cilat do t’i bashkohen atyre të kualifikuarave në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

Grupi E
21:00 Bayern Munich – Barcelona (Stadiumi Allianz Arena)
21:00 Benfica – Dynamo Kyiv (Stadiumi Da Luz)

Grupi F
21:00 Atalanta – Villarreal (Stadiumi Gewiss)
21:00 Manchester United – Young Boys (Stadiumi Old Trafford)

Grupi G
21:00 RB Salzburg – Sevilla (Stadiumi Red Bull Arena)
21:00 Wolfsburg – Lille (Stadiumi Volkswagen Arena)

Grupi H
18:45 Juventus – Malmo FF (Stadiumi Allianz)
18:45 Zenit St. Petersburg – Chelsea (Stadiumi Gazprom Arena)

Continue Reading

Sport

Mike Tyson kërkon revansh me Jake Paul

Published

on

Mike Tyson, në moshën 60-vjeçare, nuk dorëzohet para sfidave dhe shpreh dëshirën për një revansh me Jake Paul, pas ndeshjes së diskutueshme të nëntorit të kaluar ku humbi me vendim pikësh.

Ai tha se ndihet më mirë pas problemeve shëndetësore dhe mezi pret të kthehet në ring.

Tyson gjithashtu ka plane për një përballje monumentale me Floyd Mayweather, duke e quajtur një event që mund të kapërcejë gjithë ndeshjet e tij të mëparshme.

Sipas tij, motivimi kryesor mbetet biznesi dhe trashëgimia, duke synuar një spektakël që do të tërheqë fansat dhe do të shënojë një nivel të ri në boks. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova e publikon listën e të ftuarve për ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Kapiteni Amir Rrahmani është rikthyer pasi mungoi në muajin tetor, së bashku me Baton Zabergjën. Ndërkohë, në listën rezervë kanë rënë Florent Hadërgjonaj e Florian Haxha.

Lista e plotë e Kosovës:

Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj, Faton Maloku

Mbrojtësit: Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi, Dion Gallapeni, Leard Sadriu

Mesfushorët dhe sulmuesit: Valon Berisha, Elvis Rexhbecaj, Leon Abdullahu, Veldin Hoxha, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara