Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve, respektivisht me ndeshjet e fundit të kësaj faze në këtë garë.
Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje interesante të cilat zhvillohen nga ora 18:45, ku skuadra e Juventusit pret në shtëpi Malmon, kurse Chelsea është mysafirë i Zenitit.
Ndërkaq në ndeshjet e orarit nga ora 21:00, takimi kryesor do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” ku gjiganti bavarez, Bayern Munich pret në shtëpi skuadrën jashtë forme Barcelonën.
Po ashtu, krahas ndeshjes mes Bayern e Barcelona, do të zhvillohet edhe përballja tjetër mes gjigandit anglez Manchester United dhe skuadrës zvicerane Young Boys.
Sot do të përcaktohen skuadrat e fundit të cilat do t’i bashkohen atyre të kualifikuarave në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.
Grupi E
21:00 Bayern Munich – Barcelona (Stadiumi Allianz Arena)
21:00 Benfica – Dynamo Kyiv (Stadiumi Da Luz)
Grupi F
21:00 Atalanta – Villarreal (Stadiumi Gewiss)
21:00 Manchester United – Young Boys (Stadiumi Old Trafford)
Grupi G
21:00 RB Salzburg – Sevilla (Stadiumi Red Bull Arena)
21:00 Wolfsburg – Lille (Stadiumi Volkswagen Arena)
Grupi H
18:45 Juventus – Malmo FF (Stadiumi Allianz)
18:45 Zenit St. Petersburg – Chelsea (Stadiumi Gazprom Arena)