Lajmet
Lidhja tragjike midis drogës dhe luftës
Konflikti është vetë thelbi i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive njerëzore.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNga Andrea Muratore
Ajo midis luftës dhe drogës është një marrëdhënie e lashtë, komplekse, që merr dhe jep në mënyrë të ndërsjelltë. Konflikti është vetë thelbi i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive njerëzore, që nga fillimi i historisë, dhe çdo qytetërim njerëzor është ndërtuar rreth mundësive të luftimit mbi sistemet e vlerave dhe ato politike dhe shoqërore.
Nga ritualizimi i luftërave në Amerikën para-kolumbiane te ‘ius ad bellum’ romak, deri te sistemet më moderne, njeriu është përpjekur të krijojë një sërë ligjesh për të qeverisur atë që në histori është bërë shpesh e pashmangshme: shpërthimin e konflikteve, në të cilat ajo që është tabu në bashkëjetesën civile, pra vrasja e rivalëve, shndërrohet në diçka të programuar.
Në këtë kuadër, droga ka shoqëruar zbritjen në fushën e betejës të ushtrive dhe liderve kudo në botë. Është një lidhje gati e drejtpërdrejtë: ku ka luftë, ka edhe drogë nga të gjitha llojet.
Të kuptuara në këtë aspekt si substanca frenuese, ndaj të cilave pjesëtarë të ushtrive të tëgjitha kohërave kanë qenë të ndërvarur, për të bërë atë që nuk do ta bënin në kushte normale.
Peter Andreas, politolog dhe lektor në Universitetin Braun na çon me librin e tij “Vrasës të droguar: Historia e luftës, e rrëfyer përmes gjashtë lloje drogash” botuar në Itali nga shtëpia botuese “Meltemi”, në një udhëtim historik për të kuptuar marrëdhënien që nga kohërat e lashta, e cila i ka lidhur luftërat me duhanin, alkoolin dhe substanca të tjera psikotrope.
Ashtu siç argumenton Margaret Mekmilan në librin “Lufta, si e formësoi karakterin e njeriut”, se shoqëritë janë të lidhura pazgjidhshmërisht në zhvillimin e tyre me ekzistencën e konfliktit, Andreas thekson se droga ose shndërrimi i substancave të ndryshme në drogë, ka luajtur një rol me peshë në zhvillimin e tyre konkret.
Dhe jo vetëm për shkak të përdorimit të drogës nga gjeneralët dhe komandantët për t’i bërë ushtarët më të gatshëm të luftojnë. Kjo ka të bëjë nga njëra anë, me zhvillimin e madh të trafikut të drogës si një faktor i financimit të konflikteve dhe i destabilitetit.
Mendoni pak për kaptagon, drogën e përdorur si burim financimi në Siri nga pjesë të ndryshme të konfliktit; apo të ardhurat e mëdha që trafiku i drogës u garantoi komandantëve afganë; apo rolin e mafieve ballkanike pranë fraksioneve ndërluftuese në vitet 1990, të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe substancave të tjera.
Nga ana tjetër, sepse droga është bërë, drejtpërdrejt ose jo, objektiv i fushatave të vërteta ushtarake. Siç vëren Andreas policia e përkushtuar për të luftuar trafikun e drogës, duket se është gjithnjë e më shumë e militarizuar. Në Meksikë, qeveritë janë detyruar të përballen me kartelet e drogës të mirë-armatosura, dhe të afta të arrijnë kontrollin e plotë të territoreve tëcaktuara.
Për shembull në Kolumbi ndodhi, guerilët e lëvizjes FARC-ut iu bashkuan trafikut të drogës, në një lloj rrjeti të përbashkët me regjimin venezuelian dhe Hezbollahun libanez. Ndryshe është rasti i Filipineve dhe ShBA-së, ku “lufta kundër drogës” është një shprehje dominuese në zhargonin publik.
Por atje nuk synohet nisja e operacioneve ushtarake kundër grupeve të strukturuara të narko-trafikut. Nëse e vini re me vëmendje propagandën ruse të luftës, qeveria ukrainase e Volodymyr Zelensky etiketohet përveçse si neo-naziste, edhe e përbërë nga “narkomanë”, dhe kjo për të justifikuar irracionalitetin e pretenduar të veprimeve të saj.
“Nuk mund ta kuptosh luftën pa njohur drogën, dhe nuk mund ta kuptosh drogën pa njohur luftën”, thekson Andreas në librin e tij. Autori studion vazhdimësinë midis “luftës nën ndikimin e drogës”, nga inkasit tek amfetaminat që merrnin ushtarët e Vehrmahtit nazist, “luftën falë drogës”, me rastet e përmendura më parë, “luftën për drogën”, të cilave u shtohen” drogat e pasluftës”, pra konsumi dhe abuzimi me alkoolin, duhanin dhe ilaçet kundër depresionit. nga ushtarët për të përballuar stresin e shkaktuar nga përleshjet e luftës.
Një praktikë që siç vëren Andreas, është zgjeruar shumë gjatë shekujve XX-XXI. Këtë e dëshmon rasti i Shteteve të Bashkuara, dhe problemet e mëdha sociale të veteranëve të luftës. Të dërrmuar psikologjikisht nga tmerret e konflikteve, nga ideja e zgjedhjes midis vrasjes dhe vdekjes, luftëtarët perëndimorë kanë pësuar raste të veçanta tronditjeje të këtij lloji në dekadat e fundit.
Ndryshojnë shoqëritë, realiteti i fakteve, narrativa, por lufta mbetet në thelb ajo që ishte në fillimet e historisë njerëzore:një mohim i rregullit të artë të qytetërimit njerëzor, që ështëndalimi i vrasjes së të tjerëve. Në esenë e tij “Përballë një lufte post-heroike”, që u botua nërevistën “Foreign Affairs” në vitin 1995, Eduard Lutvak flet për mënyrën sesi Perëndimi i trajton konfliktet, dhe mbi të qenit gjithnjë e më pak të aftë për të pranuar humbjet në radhët e ushtrive të tyre.
Kjo vlen edhe për luftëtarët e pajisur me pajisje hiper-teknologjike, të cilat krijojnë shpesh iluzionin e një sigurie, e cila e minon ligjin bazë të luftës në perceptimin e ushtarëve dhe drejtuesve të gradave të ndryshme. Prandaj, sot epidemia e rasteve të stresit post-traumatik, dhe sëmundjeve të ngjashme lidhet pikërisht me traumat e luftës dhe varësitë nga drogërat ndryshme.
Ajo shpërtheu në ShBA, kryesisht për shkak të të veteranëve që janë ndër viktimat kryesore të masakrës së heshtur që po shkakton emergjenca e opioideve. Droga dhe lufta janë të lidhura më ngushtë se kurrë më parë. Dhe ndoshta do të mbeten të tilla për sa kohë të ekzistojë lufta si instrument./Il Giornale/Bota.al
Lajmet
Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut
Published
32 minutes agoon
January 14, 2026By
UBTnews
Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.
Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.
“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.
Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.
Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.
Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.
Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.
Lajmet
Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve
Published
1 hour agoon
January 14, 2026By
ubtnews
Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:
- Shërbimi Korrektues i Kosovës
- Shërbimi Sprovues i Kosovës
- Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.
Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.
Lajmet
PDK në ora 17:00 mban konferencë për media
Published
2 hours agoon
January 14, 2026By
UBTnews
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.
Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.
Lajmet
Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit
Published
3 hours agoon
January 14, 2026By
UBTnews
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.
Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.
“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.
Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.
Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.
Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut
Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve
Top 100 filmat më të mirë të të gjitha kohëve
PDK në ora 17:00 mban konferencë për media
Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit
Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar
Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset
Ambasadorët takojnë Kurtin, Orav: Nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të Qeverisë
Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
