Live

Përfundon takimi i thirrur nga presidentja Osmani me liderët e partive politike

Published

on

14:33 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me liderët politik, pa çka tha se disa nga ta patën qëndrime që nuk mund të krijojnë shumicë, por pati edhe qëndrime që dëshirojnë të takohen sërish për të parë mundësinë e propozimit të një mandatari të ri.

14:22 – Kryetari i PDK-së, Memeli Krasniqi pas takimit me Presidenten, Vjosa Osmani ka thënë se  u vërtetua se askush nuk mundet me kriju shumicën parlamentare.

Ajo që është më e rëndësishme në takim është se askush nuk mundet me kriju shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale. Së paku 52 deputetë të përfaqësua nga 4 kryetarë të partive shqiptare dhe disa nga partitë minoritare edhe në takim e aknë bërë të qartë që nuk janë të qartë që nuk ajnë pjesë e asnjë shumice. Matematikisht e bënë të pamundur arritjen e shumicës parlamentare dhe besoj që kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që edhe presidentja e vendit të vinte në një konkludim të tillë dhe pastaj të veronte në drejtim të shpalljeve të zgjedhjeve që deshtëm apo nuk deshtëm i kemi të imponuar”, tha ai.

Krasniqi tha se PDK konsideron që e dielja e parë që është brenda afatit kushtetues duhet të jetë data e zgjedhjeve të ardhshme.

Shpresoj që më së largu deri e datë 5, të merret vendimi i cili e përcakton edhe shaplljen e datës së zgjedhjeve. Sa i përket PDK ne konsiderojmë që e diele a e parë që është brenda afatit kushtues duhet të jetë edhe data e zgjedhjeve të ardhshme

Ai tha se Kurti ka kërkuar kohë edhe disa ditë.

Tash po i kërkon edhe disa ditë, vetëm zgjatja e kësaj situata është arsyeja themelore sepse është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira ai nuk mund ta bëjë shumicën. Do ta krijojmë qeverinë e re pa Albin Kurtin dhe pa VV-në” tha ai./EO

14:14 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që deri më 5 nëntor të shpërndajë legjislaturën e nëntë dhe të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në përputhje me afatet ligjore.

Ai pas takimit që presidentja Osmani e pati me liderët politikë tha se lideri i LVV-së, Albin Kurti kërkoi edhe disa ditë kohë nëse mund t’i sigurojë votat për formimin e qeverisë së re, pas dështimit që kishte javën e kaluar në Kuvend.

Haradinaj i bëri thirrje presidentes Osmani që nuk duhet të mandatojë mandatarin e ri nëse nuk ka siguri se i ka 61 votat e nevojshme në Kuvend.

Kujtojmë se në seancën e fundit të Kuvendit, dështoi formimi i qeverisë me mandatarin nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i cili mori besimin e 56 deputetëve./KP

14:09 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se u dëshmua se nuk ka shumicë parlamentare për të formuar qeverinë e re.

Ai para mediave tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Kujtojmë se në seancën e fundit të Kuvendit, dështoi formimi i qeverisë me mandatarin nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i cili mori besimin e 56 deputetëve./KP

Ka përfunduar takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike.

Pas kësaj kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk ka pranuar të flas para mediave.

Ai shkurt tha se “Kushtetuta dhe ligjet janë të qarta”, tha shkurt.

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë së re.

Ftesës së Osmani iu kanë përgjigjur pozitivisht kryetari i LVV, Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj si dhe liderët e partive të komuniteteve joserbe.

Në këtë takim presidentja Osmani pritet të kërkojë nëse ndonjë parti e ka shumicën parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i cili kishte dal i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit, dështoi javën e kaluar të formojë qeverinë, pasi mori vetëm 56 vota nga 61 të nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të deklaratave publike partitë ish opozitare kanë shprehur vullnetin për zgjedhje të reja të parakohshme./KP

Continue Reading

Aktualitet

Sulme reciproke mes SHBA-së dhe Iranit, armëpushimi vihet në pikëpyetje

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë vazhduar shkëmbimin e sulmeve ushtarake në Lindjen e Mesme për të dytën ditë rresht, duke shtuar pasigurinë rreth armëpushimit të brishtë që ishte arritur ndërmjet dy vendeve gjatë muajit prill.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka njoftuar se ka realizuar një seri sulmesh që i ka cilësuar si veprime vetëmbrojtëse, duke goditur objekte ushtarake, sisteme vëzhgimi dhe radarë në jug të Iranit. Këto operacione u zhvilluan pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se forcat amerikane do të reagonin me vendosmëri ndaj Teheranit, duke e akuzuar Iranin për vonesa në arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit.

Nga ana tjetër, Irani ka ndërmarrë sulme kundër pozicioneve dhe interesave ushtarake amerikane në disa vende të rajonit.

Sipas raportimeve, bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt janë vënë sërish nën shënjestër të sulmeve iraniane, ndërsa Garda Revolucionare Islamike (IRGC) ka bërë të ditur se ka lëshuar raketa balistike drejt një qendre komanduese amerikane në Jordani.

Autoritetet e Bahreinit kanë njoftuar aktivizimin e sirenave të alarmit ajror gjatë natës, ndërsa ushtria kuvajtiane ka bërë të ditur se sistemet e mbrojtjes kundërajrore kanë arritur të neutralizojnë disa objektiva ajrorë të konsideruar armiqësorë.

Për shkak të situatës së sigurisë, Kuvajti ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore.

Ndërkohë, në zhvillimin më të fundit të krizës, Garda Revolucionare iraniane ka deklaruar se ka goditur dy cisterna nafte që po lundronin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës. /CNN/ /E.A/

 

Continue Reading

Aktualitet

Rrëzohet një helikopter ushtarak pakistanez në Kashmir, humbin jetën të gjithë personat në bord

Published

on

By

Një helikopter ushtarak i Pakistanit është rrëzuar pranë qytetit Muzaffarabad, në Kashmirin e administruar nga Pakistani, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord. Lajmi është konfirmuar nga ushtria pakistaneze.

Sipas autoriteteve ushtarake, helikopteri u rrëzua pak pas ngritjes në fluturim. Deri më tani nuk është bërë publik numri i saktë i viktimave, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur menjëherë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhej fjalë për një helikopter të tipit Mi-17, ndërsa të dhënat paraprake sugjerojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se një komision i posaçëm do të hetojë rrethanat e plota të ngjarjes.

Ngjarja ndodh në një periudhë tensionesh në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ku ditët e fundit janë zhvilluar protesta dhe përplasje mes forcave të sigurisë dhe aktivistëve lokalë. Megjithatë, ushtria pakistaneze nuk ka sugjeruar ndonjë lidhje mes protestave dhe rrëzimit të helikopterit.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, kryeministri Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë Asim Munir kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave dhe kanë nderuar ushtarakët e humbur në aksident. /Al Jazeera/ /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Irani sulmon bazë amerikane në Jordani dhe 21 objektiva të tjerë në Gjirin Persik

Published

on

By

Tensionet mes Iran dhe Shtetet e Bashkuara janë përshkallëzuar ndjeshëm pasi Garda Revolucionare iraniane njoftoi se ka kryer sulme ndaj një baze ushtarake amerikane në Jordani dhe ndaj 21 objektivave të tjera në rajonin e Gjirit Persik.

Sipas mediave iraniane, sulmet janë ndërmarrë si hakmarrje për operacionet ushtarake amerikane pranë Ngushtica e Hormuzit.
Sulmet vijnë pas njoftimit të ushtrisë amerikane se kishte goditur sisteme të mbrojtjes ajrore, radarë dhe qendra kontrolli iraniane pranë Hormuzit, në përgjigje të rrëzimit të një helikopteri amerikan Apache.

Presidenti Donald Trump e ka fajësuar Iranin për incidentin dhe ka paralajmëruar një reagim të ashpër amerikan.

Sipas raportimeve, Irani ka goditur edhe objektiva në Kuvajt dhe Bahrein. Garda Revolucionare pretendon se ka lëshuar raketa me rreze të gjatë veprimi ndaj bazës amerikane Al-Azraq në Jordani.

Nga ana tjetër, forcat jordaneze njoftuan se kanë interceptuar dhe rrëzuar pesë raketa iraniane të drejtuara drejt bazës, pa pasoja në njerëz apo dëme materiale.

Përplasjet aktuale konsiderohen ndër më të rëndat që nga armëpushimi i arritur në prill dhe rrisin pasigurinë për mundësinë e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund konfliktit të nisur në fund të shkurtit. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

BBC: Mbi 300 migrantë drejt Britanisë u rrëmbyen dhe u kërcënuan me heqje organesh në Libi

Published

on

By

Më shumë se 300 migrantë nga rajoni i Kurdistanit të Irakut, të cilët po tentonin të mbërrinin në Britaninë e Madhe, janë rrëmbyer në Libi nga një grup i armatosur, i cili më pas ka kërkuar shpërblim nga familjet e tyre. Kështu raporton një hetim i publikuar nga BBC.

Sipas raportit, migrantët janë mbajtur në kushte çnjerëzore dhe janë torturuar, ndërsa rrëmbyesit u kanë kërkuar familjeve të tyre rreth 5 mijë dollarë për secilin person. Ata janë kërcënuar se, në rast të mos pagesës së shumës së kërkuar, mund t’u hiqeshin organet, përfshirë veshkat.

Dëshmitë e mbledhura nga BBC tregojnë se një numër i madh migrantësh janë mbajtur në ambiente të mbipopulluara, ndërsa të paktën një person raportohet se ka humbur jetën gjatë periudhës së robërisë.

Rasti ka rikthyer vëmendjen mbi rreziqet me të cilat përballen migrantët në rrugët e kontrabandës drejt Evropës, veçanërisht në Libi, e cila prej vitesh konsiderohet një nga pikat më të rrezikshme të tranzitit për emigrantët që synojnë të arrijnë në vendet perëndimore. /BBC/

/E.A/

Continue Reading

Të kërkuara