Live

Përfundon takimi i thirrur nga presidentja Osmani me liderët e partive politike

Published

on

14:33 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me liderët politik, pa çka tha se disa nga ta patën qëndrime që nuk mund të krijojnë shumicë, por pati edhe qëndrime që dëshirojnë të takohen sërish për të parë mundësinë e propozimit të një mandatari të ri.

14:22 – Kryetari i PDK-së, Memeli Krasniqi pas takimit me Presidenten, Vjosa Osmani ka thënë se  u vërtetua se askush nuk mundet me kriju shumicën parlamentare.

“Ajo që është më e rëndësishme në takim është se askush nuk mundet me kriju shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale. Së paku 52 deputetë të përfaqësua nga 4 kryetarë të partive shqiptare dhe disa nga partitë minoritare edhe në takim e aknë bërë të qartë që nuk janë të qartë që nuk ajnë pjesë e asnjë shumice. Matematikisht e bënë të pamundur arritjen e shumicës parlamentare dhe besoj që kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që edhe presidentja e vendit të vinte në një konkludim të tillë dhe pastaj të veronte në drejtim të shpalljeve të zgjedhjeve që deshtëm apo nuk deshtëm i kemi të imponuar”, tha ai.

Krasniqi tha se PDK konsideron që e dielja e parë që është brenda afatit kushtetues duhet të jetë data e zgjedhjeve të ardhshme.

“Shpresoj që më së largu deri e datë 5, të merret vendimi i cili e përcakton edhe shaplljen e datës së zgjedhjeve. Sa i përket PDK ne konsiderojmë që e diele a e parë që është brenda afatit kushtues duhet të jetë edhe data e zgjedhjeve të ardhshme”

Ai tha se Kurti ka kërkuar kohë edhe disa ditë.

“Tash po i kërkon edhe disa ditë, vetëm zgjatja e kësaj situata është arsyeja themelore sepse është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira ai nuk mund ta bëjë shumicën. Do ta krijojmë qeverinë e re pa Albin Kurtin dhe pa VV-në” tha ai./EO

14:14 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që deri më 5 nëntor të shpërndajë legjislaturën e nëntë dhe të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në përputhje me afatet ligjore.

Ai pas takimit që presidentja Osmani e pati me liderët politikë tha se lideri i LVV-së, Albin Kurti kërkoi edhe disa ditë kohë nëse mund t’i sigurojë votat për formimin e qeverisë së re, pas dështimit që kishte javën e kaluar në Kuvend.

Haradinaj i bëri thirrje presidentes Osmani që nuk duhet të mandatojë mandatarin e ri nëse nuk ka siguri se i ka 61 votat e nevojshme në Kuvend.

Kujtojmë se në seancën e fundit të Kuvendit, dështoi formimi i qeverisë me mandatarin nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i cili mori besimin e 56 deputetëve./KP

14:09 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se u dëshmua se nuk ka shumicë parlamentare për të formuar qeverinë e re.

Ai para mediave tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Kujtojmë se në seancën e fundit të Kuvendit, dështoi formimi i qeverisë me mandatarin nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i cili mori besimin e 56 deputetëve./KP

Ka përfunduar takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike.

Pas kësaj kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk ka pranuar të flas para mediave.

Ai shkurt tha se “Kushtetuta dhe ligjet janë të qarta”, tha shkurt.

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë së re.

Ftesës së Osmani iu kanë përgjigjur pozitivisht kryetari i LVV, Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj si dhe liderët e partive të komuniteteve joserbe.

Në këtë takim presidentja Osmani pritet të kërkojë nëse ndonjë parti e ka shumicën parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i cili kishte dal i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit, dështoi javën e kaluar të formojë qeverinë, pasi mori vetëm 56 vota nga 61 të nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të deklaratave publike partitë ish opozitare kanë shprehur vullnetin për zgjedhje të reja të parakohshme./KP

Continue Reading

Lajmet

Ndërprerje globale e shërbimeve të Microsoft-it, preken përdoruesit në 74 shtete

Published

on

By

Gjiganti teknologjik Microsoft po përballet me vështirësi serioze në rregullimin e një ndërprerjeje globale të shërbimeve të tij, e cila ka lënë jashtë funksionit platformat kryesore si Teams, Outlook dhe softuerin e inteligjencës artificiale Copilot, për shkak të problemeve me lidhjen.

Sipas të dhënave nga faqet e monitorimit të rrjetit, kjo rënie e sistemit ka zgjatur për më shumë se 11 orë dhe ka prekur përdoruesit në 74 shtete të botës. Kompania, aplikacionet Microsoft 365 të së cilës përdoren nga mbi 430 milionë njerëz, bëri të ditur se përpjekjet e deritanishme për të zgjidhur problemin nuk po japin rezultatet e pritura.

Nga Microsoft-i kanë sqaruar se kjo ndërprerje nuk është shkaktuar nga ndonjë incident i sigurisë kibernetike. Megjithatë, kjo situatë ka nxitur reagime të ashpra në komunitetin teknologjik.

“Nëse ky nuk është një sulm kibernetik, atëherë është një paaftësi e pabesueshme”, deklaroi një ekspert i teknologjisë për BBC-në.

Pasojat e kësaj rënieje të rrjetit janë ndjerë edhe te kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, ku gjigantët e inteligjencës artificiale, OpenAI dhe Anthropic, kanë raportuar po ashtu probleme në funksionimin e shërbimeve të tyre. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

G7 paralajmëron Kinën: Veprimet rreth Tajvanit kërcënojnë stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s kanë paralajmëruar se veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës në ujërat në lindje të Tajvanit po kërcënojnë seriozisht stabilitetin rajonal, lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit detar ndërkombëtar.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas takimit të tyre në Paris, diplomatët kryesorë të grupit rikonfirmuan kundërshtimin e prerë ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në përmes forcës apo detyrimit. Ky paralajmërim vjen pasi Pekini ka shtuar patrullimet e rojës bregdetare në brigjet lindore të ishullit, veprime që zyrtarët tajvanezë i shohin si përgatitje për një bllokadë të mundshme detare.

Pekini zyrtar e hodhi poshtë me ashpërsi këtë reagim, duke e cilësuar si ndërhyrje të vrazhdë në punët e tij të brendshme.

“Deklarata shpërfill faktet objektive, shpif e njollos qëllimisht imazhin e vendit dhe dëshmon se G7 është një grupim ideologjik që i përmbahet mentalitetit të Luftës së Ftohtë”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.

Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping përsëriti thirrjen për “ribashkimin” e plotë të Tajvanit me Kinën, duke u zotuar se kjo do të realizohet në mënyrë paqësore. Nga ana tjetër, Zyra presidenciale e Tajvanit e mirëpriti mbështetjen e vendeve të G7-s, duke theksuar se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit dhe në rajonin Indo-Paqësor janë jetike për sigurinë globale. /Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Sulmet ruse dëmtojnë rëndë rrjetin energjetik të Ukrainës, Kievi deri në 20 orë në ditë pa rrymë

Published

on

By

Qytetarët e Ukrainës po përballen me një dimër të rëndë dhe reduktime drastike të energjisë elektrike, teksa sulmet intensive ruse kanë shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës energjetike të vendit. Në kryeqytetin Kiev, disa familje po kalojnë deri në 20 orë në ditë pa rrymë, ujë dhe ngrohje.

Një nga banoret e kryeqytetit, Daryna Kulchytska, nënë e dy fëmijëve që jeton në katin e shtatë të një ndërtese, tregon se jeta e përditshme është shndërruar në një garë me kohën për të gatuar, për të punuar dhe për t’i ndihmuar fëmijët me detyrat para se të ndalet rryma dhe të ndalen pompat e ujit.

“Ditëve të fundit kemi pasur energji elektrike vetëm katër ose pesë orë, dhe jo në të njëjtën kohë. Për dy orë kemi rrymë, pastaj për tetë orë nuk kemi… Shikon jashtë dhe nganjëherë nuk sheh asgjë. Ke një qytet të madh përreth, por nuk sheh asgjë sepse nuk ka dritë”, shprehet Kulchytska.

Orari i reduktimeve të planifikuara është vendosur qysh në tetor, duke nisur më herët dhe duke zgjatur më shumë se dimrin e kaluar. Zyrtarët ukrainas paralajmërojnë se jeta për miliona qytetarë mund të bëhet e paqëndrueshme nëse furnizimi nuk mbahet të paktën katër orë në ditë.

Për të kuptuar përmasat e krizës, mjafton gjendja në njërin prej termocentraleve më të mëdha të Ukrainës, i cili është shndërruar në një grumbull hekurishtesh pas një sulmi me raketa balistike. Punëtorët e energjisë po rrezikojnë jetën çdo ditë për të riparuar dëmet, ndërsa puna e tyre ndërpritet çdo 15 deri në 30 minuta nga sirenat e sulmeve ajrore.

“Është e vështirë emocionalisht, sepse ne tashmë e kishim riparuar këtë vend, e vumë sërish në punë, dhe tani ndodhi përsëri. Dhemb, por ne vazhdojmë të punojmë”, deklaroi Vadym Bobyr, udhëheqës i ekipit të sanimit në termocentral.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë më të madhe private të energjisë në Ukrainë (DTEK), Maxim Timchenko, ka paralajmëruar se shkalla dhe fuqia e sulmeve ruse është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar, duke e vënë rrjetin e degraduar nën presion të jashtëzakonshëm. Sipas tij, për shkak të alarmeve të vazhdueshme ku punëtorët arrijnë të punojnë vetëm një ose dy orë produktive në ditë, rindërtimi i termocentralit të dëmtuar do të zgjasë të paktën deri në verën e ardhshme. /BBC/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Universiteti kinez në listën e zezë blen çipat e ndaluar Nvidia

Published

on

By

Një universitet kinez me lidhje të ngushta me Ushtrinë Çlirimtare Popullore ka blerë çipat e fuqishëm të inteligjencës artificiale Nvidia H200 gjatë muajit të kaluar, me gjithë faktin se ndodhet në listën e zezë të eksportit të SHBA-së.

Dokumentet e prokurimit publik tregojnë se Universiteti Politeknik i Veriperëndimit (Northwestern Polytechnical University), i caktuari në listën e sanksioneve për kërkime ushtarake dhe zhvillim të raketave, ka blerë dy çipa H200 për shumën prej 874,700 juanësh (rreth 123 mijë dollarë) përmes një furnizuesi lokal në Kinë. Po ashtu, institucioni ka siguruar qasje me qira në serverë që përmbajnë procesorë të tjerë të ndaluar si Nvidia A100, A800 dhe H100.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Drejtori Ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, përballet me presion dhe hetim të rritur nga Kongresi amerikan lidhur me përpjekjet e tij për lehtësimin e kufizimeve të shitjes së çipave në Kinë. Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime se qasja e Kinës ndaj kësaj teknologjie përshpejton zhvillimin e sistemeve ushtarake dhe analizave inteligjente nga Pekini zyrtar. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara