Kulturë

Libri i ri mbi këngëtaren Amy Winehouse zbulon detaje për vdekjen e saj

Published

on

Së fundmi janë zbuluar detaje të reja për vdekjen e këngëtares Amy Winehouse.

Ian Halperin ka shkruar në librin  e tij të ri “27 Heaven” se një ndër miqtë e saj i ka treguar se Amy ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.

“Ajo po jetonte në tym në javët e fundit, ishte shumë e dobët dhe po konsumonte shumë cigare dhe pije aloolike. Amy ishte e dëshpëruar, kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar. Miku i saj që intervistova tha se këngëtarja duhej të ishte shpëtuar, nuk kishte arsye që ajo të vdiste. Ajo vinte nga një familje e mirë dhe nuk kishte arsye që të vdiste. Thjesht njerëzit po shikonin më shumë sukseset e rekordeve të saj sesa gjendjen e saj shëndetësore”, shkruhej në libër.

Libri “27 Heaven” është një përkujtim ndaj pesë artistëve të famshëm që vdiqën në moshën 27 vjeçare, si Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy Winehouse.

Magazinë

E papritur! DiCaprio zbulon se u pendua për rolin e famshëm të Jack në ‘Titanic’

Published

on

Ylli kinematografik Leonardo DiCaprio ka zbuluar pendesën më të madhe që ka nga karriera e tij, në një rrëfim të sinqertë.

Fituesi i çmimit Oscar ka luajtur në disa nga hitet më të mëdha të Hollivudit, nga Titanic te The Wolf of Wall Street por ka rol që pendohet që e ka refuzuar.

Duke folur për Variety, Leo zbuloi se filmi nga i cili u detyrua të tërhiqej ishte Boogie Nights, i regjisorit Paul Thomas Anderson.

Leo duhej të hiqte dorë nga roli në filmin e vitit 1997, sepse tashmë kishte firmosur kontratën për të luajtur personazhin ikonik Jack Dawson në filmin historik Titanic. Në vend të tij, rolin e Eddie Adams e mori Mark Wahlberg, një rol që u nominua për tre çmime Oscar dhe u vlerësua nga Variety si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave.

Ndërkohë, Titanic u nominua për 14 çmime Oscar dhe fitoi 11 prej tyre.

“Do ta them, edhe pse je këtu, pendesa ime më e madhe është që nuk luajta në Boogie Nights, ishte një film i thellë për gjeneratën time. Nuk mund ta imagjinoj askënd tjetër përveç Mark-ut në atë rol. Kur më në fund e pashë atë film, thashë me vete që ishte një kryevepër”.

Continue Reading

Magazinë

Vdes Terence Stamp, ylli i filmave “Superman”

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

Published

on

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Megjithatë, edhe pse marrëdhënia mes vëllezërve është ftohur ndjeshëm me kalimin e viteve, ndikimi dhe mësimet e Dianas mbeten të pranishme në jetën e tyre.

Ish-sekretari privat i Princeshës, Patrick Jephson, thekson se Diana i ka lënë djemve këshilla të vlefshme dhe paralajmërime të rëndësishme, duke u kujtuar se pushteti dhe dashuria e publikut fitohen vetëm përmes shërbimit dhe sakrificës.

Fryma e saj, shton Jephson, vazhdon t’i shoqërojë Harryn dhe Williamin çdo ditë, duke u ofruar mbështetje, udhëzim dhe frymëzim.

Ekspertët mbretërorë, theksojnë se ndarja mes vëllezërve është e thellë dhe e zgjatur, dhe pajtimi mund të ndodhë vetëm nëse Harry bën hapin e parë për të kërkuar falje. Historiania Amanda Foreman shpjegon se sfida kryesore qëndron tek fakti se secili dëshiron që pajtimi të ndodhë sipas kushteve të veta.

Megjithatë, ekziston një fushë ku Harry dhe William gjejnë gjuhë të përbashkët: prindërimi. Të dy janë të përkushtuar që fëmijëve të tyre t’u ofrojnë një fëmijëri sa më të natyrshme dhe të shëndetshme, ashtu siç kishte ëndërruar Diana.

Ky përkushtim i përbashkët shihet si një nga sukseset më të mëdha të tyre dhe një dëshmi se trashëgimia e Princeshës jeton përmes kujdesit që tregojnë ndaj familjeve të tyre.

Continue Reading

Lifestyle

Mëngjesi i shëndetshëm – hapat e parë drejt një dite produktive

Published

on

Nisja e ditës në mënyrë të shëndetshme është një nga faktorët më të rëndësishëm për mirëqenien fizike dhe mendore. Mënyra si e kalojmë orën e parë të mëngjesit ndikon drejtpërdrejt në energjinë, përqendrimin dhe humorin tonë gjatë gjithë ditës.

Studimet kanë treguar se krijimi i një rutine të rregullt mëngjesi mund të përmirësojë performancën e njeriut, të rrisë produktivitetin dhe të reduktojë stresin.

Zgjimi i ngadaltë dhe ekspozimi ndaj dritës natyrore

Sipas hulumtimeve të botuara në Sleep Health, zgjimi natyral, pa alarme të zhurmshme dhe ekspozimi ndaj dritës së diellit brenda 30 minutave pas zgjimit ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

Hidratimi menjëherë pas zgjimit

Natën, trupi humbet lëngje përmes frymëmarrjes dhe djersës. Një gotë ujë në mëngjes ndihmon në hidratimin e trupit e në nisjen e funksioneve metabolike.

Aktiviteti fizik i lehtë

Edhe 10-15 minuta aktivitet fizik në mëngjes mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të rrisë energjinë dhe të çlirojë endorfinë, hormonet e mirëqenies.

Mëngjes i pasur dhe i balancuar ushqyes

Një mëngjes i shëndetshëm është çelësi për tru aktiv dhe trup të fuqishëm. Kombinimi i karbohidrateve komplekse, proteinave dhe yndyrave të shëndetshme është ideal.

Praktika mendore – meditim ose shkrim reflektiv

Praktika të tilla si meditimi, frymëmarrja e thellë apo mbajtja e një ditari ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe vendosjen e qëllimeve ditore.

Continue Reading

Të kërkuara