Kulturë

Librat nga të cilat u xhiruan filma të suksesshëm

Published

on

Disa nga filmat më të mëdhenj u bazuan në romane po aq të suksesshme. Kur pasuria letrare dhe imagjinata kombinohen me mundësitë vizuale të filmit, shpesh krijohen adaptime që i kujtojmë për një kohë të gjatë, i ritregojmë dhe i shikojmë përsëri.

Po u prezantojmë 20 libra, të cilët shërbyen si model për disa nga hitet më të mëdha të filmave me nominime për çmimin Oscar.

Hajdutja e Librave

Romani i Markus Zusak për një vajzë dhe Vdekjen është një histori shprese dhe bukurie që mbijeton mes tmerrit dhe pikëllimit të Gjermanisë së sunduar nga nazistët në vitin 1939. Pas vdekjes së vëllait të saj më të vogël, Liesel gjen një libër në varrin e tij që do ta ndihmojë të mësojë të lexojë dhe të ndryshojë jetën e saj. Romani është shitur në më shumë se tetë milionë kopje në të gjithë botën, dhe në vitin 2013 u adaptua në një film të drejtuar nga Brian Percival, me një nominim për çmimin Oscar të këtij viti.

Hobiti

Duke shkruar librin “Hobiti”, J.R.R. Tolkien krijoi një përrallë të bukur plot me krijesa të mrekullueshme nga bota e imagjinatës: elfë, goblinë dhe troll. Është një nga klasikët më të bukur të letërsisë fantastike dhe një nga librat më të shtypur në historinë e botimeve. Regjisori Peter Jackson bëri dy vazhdime filmash bazuar në hitin letrar: Hobiti: Një Udhëtim i Papritur (2012) dhe Hobiti: Shkretimi i Smaug (2013). Çdo vazhdim u nominua për gjithsej tre çmime Oscar.

Mos më lër kurrë

Kathy, Ruth dhe Tommy ishin studentë në Hailsham – një institucion idilik i vendosur thellë në fshatin anglez. Atje, fëmijët mbroheshin me kujdes nga bota e jashtme, rriteshin duke besuar se ishin të veçantë dhe se mirëqenia e tyre personale ishte me rëndësi të madhe. Por pse janë ata vërtet atje? Në këtë roman, Kazuo Ishiguro ka krijuar një histori të bukur dashurie, humbjeje dhe të vërtetash të fshehura – e cila zë një vend të spikatur midis veprave të tij më të mira. Filmi u xhirua në vitin 2010 dhe u drejtua nga Mark Romanek.

Trilogjia e Zotit të Unazave

Një roman epik dhe fantastik nga J. R. R. Tolkien për hobitin Frodo i cili, në emër të të gjithë popujve të lirë të Tokës së Mesme, mban barrën e Unazës në një udhëtim më të rrezikshëm se çdo udhëtim i ndërmarrë ndonjëherë. Versioni jashtëzakonisht i suksesshëm filmik nga regjisori Peter Jackson u pasua nga tre vazhdime: Shoqëria e Unazës (2001), Dy Kullat (2002) dhe Kthimi i Mbretit (2003).

Burra që i urrejnë gratë

Romani i Stieg Larsson është një histori epike që zhvillohet në disa kontinente. Ky është një roman inteligjent dhe i shkruar mirë që është njëkohësisht një sagë vrasësish serialë, një kërkim për persona të zhdukur dhe një depërtim i informuar në botën e biznesit të madh dhe gazetarisë. Pas vdekjes së tij në vitin 2004, Larsson la pas një “Trilogji të Mijëvjeçarit” të pabotuar, dhe në vitin 2009 u realizua një film suedez jashtëzakonisht i suksesshëm dhe i vlerësuar nga kritika, bazuar në romanet e tij. Dy vjet më vonë, regjisori David Fincher bëri gjithashtu një version hollivudian që fitoi një Oscar për Montazhin më të Mirë të Filmit.

Skuadra e Trashëgimisë

Robert M. Edsel tregoi historinë e vërtetë, të tensionuar dhe emocionuese të burrave që gjetën, shpëtuan dhe ruajtën thesare arti të paçmuara dhe trashëgiminë e njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë pushtimit të Evropës, Hitleri dhe nazistët kryen grabitjen më të madhe në histori, duke mbledhur dhe fshehur më shumë se pesë milionë vepra arti për veten e tyre dhe Rajhun e Tretë. Kjo histori e vërtetë u bë edhe film i drejtuar nga George Clooney, dhe në të luajnë aktorë të famshëm: Matt Damon, Bill Murray, Cate Blanchett dhe të tjerë.

Saga e Muzgut

Pasi nxënësja e shkollës së mesme Bella Swan zhvendoset në qytetin me shi të Forks për të jetuar me të atin, ajo bie në dashuri me Edward Cullen misterioz, familja e të cilit është e mbështjellë me histori të frikshme. Bella ngadalë fillon të dyshojë se zgjidhja e misterit të Edward qëndron në gjakun njerëzor që i bën Cullen-ët kaq të ndryshëm nga të gjithë banorët e tjerë të Forks. Stephenie Meyer shkroi një seri historish dashurie të frikshme, por edhe romantike, të papërmbajtshme, që u adaptua në një film të njohur me aktorët Kristen Stewart dhe Robert Pattinson.

Fletorja

Herë pas here hasim një histori dashurie që na magjeps aq shumë saqë bëhet më shumë sesa thjesht një libër që lexojmë. Bëhet një ngjarje që e kujtojmë. Fletorja është pikërisht ky lloj libri. Është një roman që na tregon për dashurinë – të përjetshme dhe të pakohë; një histori prekëse që do të na bëjë të besojmë përsëri në dashurinë e vërtetë. Filmi, i cili u realizua në vitin 2004, ka rënë në sy të shumë shikuesve.

Gone with the Wind

Romani epik i Margaret Mitchell për dashurinë dhe luftën fitoi Çmimin Pulitzer dhe ishte frymëzim për dy vazhdime të shkruara me autorizim dhe një nga filmat më të vlerësuar të të gjitha kohërave. Filmi i vitit 1939, me Vivien Leigh në rolin e Scarlett O’Hara dhe Clark Gable në rolin e Ashley Wilkes, fitoi tetë çmime Oscar.

Rruga drejt Çlirimit

Sipas revistës Time, romani i Richard Yates u përfshi në listën e 100 romaneve më të mira amerikane. Frank Wheeler, një veteran i Luftës së Dytë Botërore, dhe gruaja e tij April, një aktore e trajnuar, kanë rënë dakord të jetojnë në një lagje tipike periferike të Amerikës së re, por vetëm përkohësisht, derisa fëmijët e tyre të rriten, derisa të vendosin se çfarë duan vërtet. A mund ta gjejë Frank veten në një zyrë në katin e 15-të, dhe April në një vilë idilike? Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet luajnë në filmin e bazuar në këtë roman në vitin 2008, i cili u nominua për tre çmime Oscar.

“Fëmijët e njerëzve” 

Një libër i vitit 1992, nga autori P.D. James. Ishte shkruar për vitin 2027. Ky libër ishte shndërruar në film në vitin 2006 nga regjisori Alfonso Cuaron.

“Më thirr me emrin tënd” është një novelë e publikuar më 2007 nga autori Andre Aciman. Ndërsa, 10 vite më vonë, më 2017, kjo novelë ishte shndërruar edhe në film nga regjisori i famshëm, Luca Guadagnino, me skenar të James Ivory.

“Nusja Princeshë” – një novelë e shkruar më 1973 nga autori William Goldman. Filmin me të njëjtin titull e ka sjellur regjisori i famshëm amerikan, Rob Reiner.

“12 vjet skllav” është biografi e vitit 1853 nga autori Solomon Northrup. Të njëjtën biografi në film e ka sjellur i famshmi, Brad Pitt.

“Gra të vogla” novelë e famshme e vitit 1868, nga autorja e famshme, Louisa May Alcott. Filmi është realizuar më 2019 nga Greta Gerwig, me skenar nga Lady Bird.

“Përshtatje” – libër nga autorja Susan Orleans, të cilin e kishte shkruar më 1998. Versioni visuel i këtij libri është realizuar nga regjisori, Skipe Jonze.

“Zgjedhjet” një libër i vitit 1998, nga autori Tom Perrota. Një vit më vonë, më 1999, ishte kthyer në film nga filmbërësi, Alexander Payne.

‘Ndjeshmëri dhe Ndjeshmëri’, libër nga autorja angleze, Jane Austen, të cilën e kishte shkruar më 1811. Ndërsa, filmi është produkt i filmbërësit, Ang Lee nga Taiwani.

“Vajza të liga” i autores Rosalind Wineman, të cilin e kishte botuar më 2002, ndërsa në film u shndërrua më 2004. Komedi amerikane, e regjisorit Mark Waters.

“Rita Hayworth and the Shawshank Redemption” është novelë e botuar më 1992 nga autori Stephen King. E njëjta novelë ishte përpunuar dhe ishte sjellur në versionin e filmit, më 1994.

 

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë

Published

on

Po vazhdojnë punimet për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë, monument i trashëgimisë kulturore që daton nga shekulli XIX.

Shtëpia, e njohur për çardakun e mbyllur dhe elementet origjinale prej druri e hekuri, pritet t’i rikthejë vlerat e saj autentike përmes këtij procesi restaurues.

Si një shembull i veçantë i arkitekturës tradicionale, monumenti synohet të ruhet dhe të mbrohet për brezat e ardhshëm, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Gjakovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Selanik

Published

on

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është nderuar me çmimin “Golden Alexander – Michel Demopoulos” për filmin më të mirë artistik në konkursin “Meet the Neighbors+”, në kuadër të edicionit të 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.

Ky vlerësim shënon një tjetër sukses ndërkombëtar për filmin, i cili sjell në ekran një rrëfim intim për rritjen dhe përjetimin e fëmijërisë në Kosovën e pragluftës.

Juria e festivalit e ka vlerësuar filmin për vërtetësinë emocionale dhe vizionin personal mbi një periudhë përcaktuese të historisë së Kosovës.

Në komunikatën e publikuar nga krijuesit e filmit bëhet e ditur se juria veçoi mënyrën se si Basholli e ndjek personazhin kryesor, Duan 13-vjeçare, në Prishtinën e fundit të viteve 1990, kur ajo përballet me ndryshimet e adoleshencës, ndërsa lufta po afrohet.

Juria vlerësoi vendimin e regjisores për ta mbajtur kamerën pranë personazhit, duke theksuar ndershmërinë, humanizmin dhe përmbajtjen me të cilën rrëfehet historia e saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora bëhet pjesë e filmit të ri fantastiko-shkencor “The Signalers”

Published

on

By

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të jetë pjesë e kastit të filmit të ri fantastiko-shkencor dhe thrillerit aventuresk “The Signalers”. Sipas revistës Variety, ajo do të ndajë ekranin me aktorin Tom Hopper, i njohur për rolet në serialet “The Umbrella Academy” dhe “The Terminal List”, si dhe me aktoren e re Mila Harris, e cila po shënon ngritje në Hollywood përmes projekteve “No Exit” dhe “Mary”.

Në kastin e këtij projekti janë përfshirë gjithashtu Missi Pyle (“Galaxy Quest”) dhe Nolan North (“Uncharted”), ndërsa në role mbështetëse do të paraqiten edhe Paulina Alvarez, David Silverman dhe Wolfgang Fiegl. Filmi, i cili është projekt i kompanisë Gramercy Park Media, tashmë ka nisur xhirimet. Skenarin e ka shkruar Cate Carson, e cila ka një të kaluar si detektive dhe specialiste e inteligjencës ushtarake, ndërsa regjinë e mban Gille Klabin, i njohur për filmin “The Wave”.

Ngjarja e filmit përqendrohet te një kontrollor i trafikut ajror (Tom Hopper), i cili punon në një zonë të izoluar, dhe mbesa e tij (Mila Harris), me të cilën ka një marrëdhënie të shkëputur. Jeta e tyre merr një kthesë të pazakontë kur zbulojnë një sinjal të pashpjegueshëm në thellësi të një zone të egër në Kanada, i cili shkakton fenomene të çuditshme e të rrezikshme dhe i shtyn të nisin një udhëtim për të zbuluar origjinën e tij.

Gjatë kërkimeve, ata hasin në një grup shkencëtarësh hulumtues, rolet e të cilëve luhen nga Rita Ora dhe Missi Pyle, që po ashtu janë në gjurmët e këtij fenomeni. Megjithatë, përpjekjet e tyre i çojnë pa dashje drejt zbulimit të një force të jashtëtokësore të varrosur prej kohësh, e cila nis të zgjohet rreth tyre. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara