Lajmet

Liberalizimi i vizave, Gërvalla: Ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në

Ajo ka falënderuar anëtarët kryesorë të PE-së për mbështetjen e tyre vendimtare.

Publikuar

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ditën e sotme kur Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e ka quajtur ditë gëzimi. Ajo ka falënderuar anëtarët kryesorë të PE-së për mbështetjen e tyre vendimtare.

“Një ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në. Sot Parlamenti Evropian më fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE për mbështetjen e tyre vendimtare”, ka shkruar ajo në Twitter.

Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit. Miratimi është bërë pa votim, pasi nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Lajmet

​Demokraci Plus publikon analizën për rënien e kulmit në komunën e Prishtinës

Publikuar

nga

Kompania që zhvilloi punimet në kulmin e komunës ka histori të mashtrimit në prokurim publik, thuhet në analizën “Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës – alarm për luftimin e korrupsionit në prokurim publik” të realizuar nga Demokraci Plus.

Demokraci Plus vlerëson se rasti i rrëzimit të kulmit të Prishtinës shpërfaq pasojat që shkaktohen nga mungesa e sanksionimit të kompanive që shkelin Ligjin e Prokurimit Publik.

Ardit Dragusha nga Demokraci Plus tha se kjo analizë ka për qëllim të shpalosë raste të caktuara të mashtrimeve në prokurim publik, të cilat nuk janë sanksionuar nga organet përgjegjëse.

“Me datën 18 janar 2024, si pasojë e erërave të forta, ra kulmi i Prishtinës duke shkaktuar dëmtime materiale dhe lëndime në njerëz. Kjo ngjarje shpërfaqi pasojat që shkaktohen nga mungesa e sanksionimit të kompanive të cilat në vazhdimësi shkelin Ligjin e Prokurimit Publik (LPP). Komuna e Prishtinës, në janar të vitit 2023 ndau 700 mijë euro për renovimin e kulmit të objektit të ri të komunës. Me kontratë u shpërblye kompania NBT-ING Sh.P.K., e cila ofertoi me 386 mijë euro, apo rreth 300 mijë euro më pak se vlera e parashikuar e kontratës. Kompania që u shpall fituese e këtij tenderi dhe zhvilloi punimet në kulmin e objektit të komunës, ka një histori të mashtrimit në prokurim publik”, deklaroi ai.

Ai theksoi se pronari i kësaj kompanie në dy raste të ndryshme është dënuar me vendim të gjykatës për falsifikim dhe mashtrim në prokurim publik.

“Në rastin e parë kompania NBT-ING Sh.P.K., në vitin 2018 kishte falsifikuar dokumente në tenderin për ndërtimin e rrugës Mushtisht-Vërbeshticë-Shtërpc, në vlerë të parashikuar të kontratës 1 milion euro të iniciuar nga kompania e Suharekës. Gjykata Themelore në Prizren kishte shpallur fajtor pronarin e kompanisë, për veprën penale falsifikim i dokumenteve dhe i shqiptoi gjobë në vlerë prej 900 euro. Rasti i dytë Kompania NTB-ING Sh.P.K., vazhdoi të fitojë kontrata publike, dhe në rastin e dytë është në vitin 2020 në tenderin ‘Renovimi i objektit të Prokurorisë Speciale’, në vlerë rreth 1 milion euro. Edhe për këtë tender pronari i kompanisë u dënua me vendim të gjykatës për shkak të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik, duke u gjobitur në vlerë prej dy mijë euro. Pavarësisht dy rasteve të dënimit nga ana e gjykatës, kjo kompani vazhdojë të fitojë tender publik dhe deri te rasti i komunës së Prishtinës, ku ra kulmi”, shtoi ai.

Më tej, ai theksoi se Komuna e Suharekës dhe Këshilli Prokurorial nuk kishin bërë kërkesë në organin shqyrtues të prokurimit publik për diskualifikimin e kompanisë përkatëse. Egzona Kozhani nga Demokraci Plus tha se dënime të tilla nuk janë në proporcion me nivelin e rrezikut.

“Këto dallime në mes të vendimeve të gjykatave dhe shkeljeve po shpërfaqin një mos përputhje në vendimmarrje prej organeve kompetente. Gjithashtu po inkurajojnë operatorët ekonomik që të vazhdojnë me kryerjen e këtyre vendimeve. Andaj, në këtë linjë Demokraci Plus rekomandon që kurdo që ka raste kur dërgohen dokumente të falsifikuara, autoritetet kontraktuese të përdorin listën e zezë dhe të diskualifikojnë operatorët ekonomik. Gjithashtu, gjykata gjatë marrjes së vendimit të kenë parasysh rrezikun e shkaktuar nga shkelja dhe të shqiptojnë dënime në proporcion me rrezikun e shkaktuar”, tha ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Drejtori i spitalit në Rafah thotë se mbyllja do të ndikojë rëndë në kujdesin shëndetësor

Publikuar

nga

Spitalet e mbetura në terren në zonën e një spitali lindor Rafah që u evakuua të hënën do të jenë në gjendje të ofrojnë vetëm më pak se një të tretën e shërbimeve të ofruara më parë, sipas drejtorit mjekësor të spitalit.

Evakuimi në Kareem “ndodhi kundër vullnetit tonë” pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit u thanë njerëzve në Rafah lindor se duhet të largoheshin nga zona, sipas drejtorit mjekësor të Spitalit Abu Yusuf Najjar, Marwan Al-Homss.

Al Homss konfirmoi se spitali tani është jashtë shërbimit, duke përfshirë kujdesin për gati 400 pacientë me dializë të veshkave. Ai tha se pasi u mbyll, filloi vandalizmi që çoi në vjedhjen e karburantit që punonte gjeneratorët.

Ekuipazhet e spitalit nuk u larguan derisa të gjithë pacientët u evakuuan, tha ai.

“Ata kanë frikë për jetën e tyre dhe kanë frikë se mos vriteshin për shkak të rasteve të mëparshme ku izraelitët abuzonin me pacientët dhe ekipet mjekësore”, tha Al-Homss.

“Tani, pasi ky spital është jashtë shërbimit, spitalet e mbetura në terren nuk do të jenë në gjendje të përbëjnë 30% të shërbimeve të ofruara nga Abu Jusuf Najjar”.

Al-Homss tha se gjatë 48 orëve të fundit, më shumë se 56 njerëz në zonë ishin vrarë, nga të cilët 40% ishin fëmijë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i përfunduan stërvitjen “Shpata e Artë 2024”

Publikuar

nga

Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX dhe misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë përfunduar të martën stërvitjen “Shpata e Artë 2024”.

Sipas një komunikate të lëshuar nga KFOR-i, stërvitja demonstroi një aftësi të zgjeruar për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje të skenarëve të ndryshëm të sigurisë.

“Përfundimi i stërvitjes “Shpata e Artë 2024” paraqet një moment historik të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet këtyre tre entiteteve drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën. Përkushtimi, profesionalizmi dhe fryma e bashkëpunimit e shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë shembullore. Angazhimi ynë për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur. Së bashku do të vazhdojmë të japim kontributin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe stabile për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

AstraZeneca largohet nga tregu

Publikuar

nga

AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj COVID-19, për shkak të një “teprice të vaksinave të përditësuara në dispozicion” që synojnë variante të reja të virusit.

Më 7 maj, Agjencia Evropiane e Barnave, lëshoi një njoftim se vaksina nuk është më e autorizuar për përdorim.

Në një deklaratë, AstraZeneca tha se vendimi u mor sepse tani ka një shumëllojshmëri të vaksinave më të reja në dispozicion që janë përshtatur për të synuar variantet e Covid-19. Kjo kishte çuar në rënie të kërkesës për vaksinën AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më.

“Sipas vlerësimeve të pavarura, mbi 6.5 milionë jetë u shpëtuan vetëm në vitin e parë të përdorimit dhe mbi 3 miliardë doza u furnizuan globalisht”, thuhet në deklaratë.

“Përpjekjet tona janë njohur nga qeveritë në mbarë botën dhe konsiderohen gjerësisht si një komponent kritik i përfundimit të pandemisë globale. Tani do të punojmë me rregullatorët dhe partnerët tanë për t’u lidhur në një rrugë të qartë përpara, për të përfunduar këtë kapitull dhe kontributin e rëndësishëm në pandeminë Covid-19”, u tha ndër tjera.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara