Lajmet

Lëvizja FOL zgjedh Gjykatën Themelore në Ferizaj si më transparenten për vitin 2022

U nda çmimi për gjykatën më transparente.

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj është cilësuar si gjykata më transparente në Kosovë, pas monitorimi të gjykatave të Kosovës nga lëvizja FOL.

Siç tregoi drejtoresha e kësaj lëvizje, Mexhide Demolli-Nimani, monitorimi është bërë kryesisht nga publikimi i vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, teksa ka ndarë “Çmimin për Gjykatën më Transparente” për atë themelore të Ferizajit.

Demolli-Nimani ka thënë se transparenca është një komponent shumë i rëndësishëm i sistemit gjyqësor dhe se Levizja FOL do të angazhohet që ajo të përmirësohet edhe më shumë.

“Sot kemi mbi 100 mijë aktgjykime të publikuara në uebfaqen e këshillit gjyqësor të Kosovës. Të gjitha aktgjykimet janë hulumtuar një nga një. Lëvizja FOL do ta ndajë si çdo herë çmimin për gjykatën më transparente. E kemi zgjedhur një Gjykatë Themelore për shkak dendësisë së punës. Çmimi për gjykatën themelore më transparente për këtë vit shkon për Gjykatën Themelore në Ferizaj”, tha Demolli Nimani.

Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se edhe institutcioni që ai drejton është i përkushtuar në rritjen e transaprencës.

“Siç është e njohur, transparenca është një sistem sjelljesh që nuk diskutohet por veprohet. Siç kemi theksuar edhe në takime tjera, sistemet kanë ndryshuar dhe gjyqësori e ka mundësinë që tua tregojë qytetarëve, punën e gjyqësorit nga shtëpia”, deklaroi ai tutje.

Ndërsa si sfidë ai përmendi mungesën e kapaciteteve që të publikohen në kohë rekord të gjitha vendimet e të gjitha instancave.

“Sigurisht gjithmonë ka qenë dhe mbetet sfidë, mungesa e kapaciteteve që të publikohen në kohë rekord të gjitha vendimet e të gjitha instancave. KGjK është e gatshme ta zgjerojë kapacitetin për transparencë. Ju e dini që e kemi hapur komunikimin edhe me shoqërinë civile. Kemi takime të rregullta, që të përmirësohet sistemi gjyqësor. Kemi bërë një nivel transparence edhe në pjesën e disiplinës, kemi zgjeruar komunikimin edhe me zyrat e komunikimit. Në këtë logjikë, mendojmë që punë KGjK-së të jetë sa më transparente. Në shumë raste vendimi plasohet në publik, me kërkesën e medieve, dhe fokusi ynë do të jetë që të publikohet në faqen e institucionit pa kërkesë”, tha Zogaj.

E Krenare Sogojeva-Dermaku tha se edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi njërën prej shtyllave të saj kryesore e ka qasjen në dokumente publike.

“Jam sinqerisht e nderuar që sot të jem në këtë raport, për të ndarë të gjeturat për gjykatat. E dimë që asnjë institucion nuk është perfekt”, tha ajo.

Lajmet

Kuvendi mblidhet të enjten: Në rend dite zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe Bordit të RTK-së

Published

on

By

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:

  • Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
  • Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

 

Continue Reading

Lajmet

Nënshkruhet marrëveshja 41-milionëshe për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje financimi në vlerë prej 41 milionë eurosh me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), e cila ka për synim modernizimin e infrastrukturës mjekësore dhe sigurimin e pajisjeve të avancuara në sistemin shëndetësor publik.

Financimi do të ndahet në mënyrë të barabartë mes dy bankave evropiane dhe do të përfshijë investime direkte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, si dhe në spitalet rajonale të Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Gjilanit. Projektet përkojnë me objektivat e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2025–2030 për digjitalizimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve dytësore dhe terciare.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se ky investim do të përmirësojë drejtpërdrejt kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe shërbimet ndaj pacientëve:

“Marrëveshja e kredisë me BEI dhe CEB në vlerë prej 41 milionë eurosh do të sigurojë pajisje mjekësore moderne dhe do të ndikojë në infrastrukturën përcjellëse në QKUK dhe spitalet rajonale në Prizren, Pejë, Gjakovë e Gjilan.”

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nënvizoi se ky projekt përbën një shtyllë kyçe të reformës shëndetësore:

“Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2025–2030 i jep një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës fizike dhe furnizimit me pajisje moderne mjekësore për një periudhë afatgjatë.”Nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare, nënkryetari i BEI-t, Robert de Groot, dhe zëvendësguvernatori i CEB-it, Johannes Böhmer, vlerësuan se investimi do të garantojë diagnostikim më të saktë dhe trajtim më efektiv për qytetarët e Kosovës.

“Përmes këtij operacioni po ndihmojmë që profesionistët shëndetësorë dhe pacientët në mbarë Kosovën të kenë qasje në pajisje dhe lehtësira moderne për një kujdes më të mirë mjekësor”, u shpreh de Groot.

“Mund të thoshim se pa shëndet, çdo gjë është asgjë. Popullata pret një sistem të fortë shëndetësor si shërbim bazë që qeveritë duhet ta sigurojnë”, shtoi Böhmer. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Lajmet

Turqia, Pakistani, Egjipti dhe Arabia Saudite dënojnë sulmet e rebelëve Houthi ndaj aeroportit të Riadit

Published

on

By

Turqia, Pakistani, Egjipti dhe Arabia Saudite – të njohura si grupi R4 – kanë dënuar ashpër sulmet e njëpasnjëshme të rebelëve Houthi të Jemenit ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Riadit, duke i cilësuar ato si një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të papranueshëm për sigurinë rajonale.

Sipas autoriteteve saudite, një sulm i ri i kryer të dielën ka lënë një person të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, vetëm një ditë pasi një goditje tjetër nga Houthit shkaktoi 13 viktima dhe mbi 300 të lënduar.

Përmes një deklaratë të përbashkët, katër fuqitë rajonale shprehën solidaritetin e tyre me Riadin dhe konfirmuan mbështetjen për të gjitha masat mbrojtëse që Arabia Saudite do të ndërmarrë. Ato bënë përgjegjës grupin Houthi për pasojat mbi paqen ndërkombëtare dhe kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve.

Zotimi për mbrojtje vjen në kuadër të marrëveshjes ushtarake të nënshkruar në gusht mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit, e cila parashikon reagim të përbashkët ushtarak dhe vendosje të shpejtë të forcave mbrojtëse në rast sulmi ndaj ndonjërës prej palëve. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e NPB-së protestojnë para Supremes, kërkojnë pagat dhe trajtimin e lëndës

Published

on

By

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë protestuar të hënën para Gjykatës Supreme në Prishtinë, duke kërkuar përshpejtimin e trajtimit të lëndës së tyre gjyqësore, vonesa e së cilës i ka lënë pa paga.

Sipas përfaqësuesve të punëtorëve, vonesat në vendimmarrjen e gjyqësorit po ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qindra familjeve, ndonëse stafi ka vazhduar të kryejë detyrat e punës dhe t’u ofrojë shërbime qytetarëve.

Organizatori i protestës, Xhevat Prebreza, theksoi se kërkesa e tyre kryesore është mosvonesa e drejtësisë.

“Jemi këtu para Gjykatës Supreme sepse pas kësaj lënde janë qindra punëtorë dhe familje që presin një përgjigje. Ne nuk po kërkojmë ndërhyrje në drejtësi, por kërkojmë që drejtësia të mos vonohet, sepse në mes është jeta e familjeve tona”.

Prebreza u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë, duke ngritur pyetjen se sa gjatë duhet të presin punëtorët për të marrë pagat që u takojnë me ligj. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara