Lajmet

Letra e Kurtit drejtuar BE-së për zgjedhjet serbe të 3 prillit

Sipas Kurtit, Beogradi po tregohet destruktiv në shumë aspekte.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka radhitur një varg siç i ka quajtur ai vështirësish, lidhur me kërkesën e autoriteteve të Serbisë që Kosova të bashkëpunojë me OSBE-në për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Në letrën e tij dërguar ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, Kurti ka vlerësuar se Beogradi në kërkesën e tij as që e përmend Qeverinë e Kosovës, por e quan atë “autoritet relevant qeverisës të Kosovës”. Sipas Kurtit, është për keqardhje që derisa Kosova punon me BE-në dhe vendet e Quint-it për të gjetur një zgjidhje të pranueshme ndërmjet dy qeverive, strukturat ilegale të Serbisë mundohen të organizojnë zgjedhje në Kosovë sikur të mos ekzistonte Qeveria e saj.

“Është për keqardhje që, derisa Kosova është duke punuar në mirëbesim me BE-në dhe Quint-in për të gjetur një zgjidhje reciprokisht të pranueshme ndërmjet qeverive tona, strukturat ilegale të Serbisë po mundohen të përgatisin dhe të organizojnë zgjedhjet në territorin tonë sikur të mos ekzistonte Qeveria jonë. Dhe janë duke e bërë këtë me financim nga Beogradi, natyrisht. Kjo mbase është arsyeja pse propozimi (në paragrafin e tij të parë) përcakton se zgjedhjet “do të mbahen”, në vend që të kërkojë që të mbahen, duke e marrë kështu si të mirëqenë kompetencën e Beogradit për të vendosur në lidhje me territorin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit.

Kurti po ashtu ka theksuar se Beogradi në kërkesë e tij e përdor termin “votues me të drejtë vote” në vend se ta përdorte “votuesit jashtë vendit”. Sipas tij, është e rëndësishme që kjo përpjekje e Serbisë të mos legjitimohet nga autoritetet e BE-së apo OSBE-së.

Sipas tij, Beogradi po tregohet destruktiv në shumë aspekte, duke përmendur këtu moszbatimin e disa marrëveshjeve e po ashtu refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Federatës ruse.

“Për më tepër, kjo përpjekje për ta nënçmuar Kosovën dhe institucionet e saj shtetërore, është duke ndodhur në një kohë kur Beogradi po tregohet destruktiv në shumë drejtime: duke refuzuar të zgjidhë problemin e mospagimit të energjisë elektrike në veri të Kosovës; mungesa e marrëveshjes për targat e Kosovës dhe Serbisë; duke emëruar struktura ilegale si komisionerë zgjedhorë; duke përdorur mjete administrative për të kryer spastrim etnik kundër shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc përmes deregjistrimit të tyre si banorë; dhe duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të BE-së dhe ShBA-ve kundër Federatës Ruse për agresionin e saj ushtarak dhe pushtimin e Ukrainës. Me gjithë këto vështirësi, më lejoni që ta përsëris falënderimin dhe vlerësimin tim për përpjekjet e vazhdueshme të BE-së dhe Quint-it për të na ndihmuar që ta zgjidhim këtë çështje sfiduese”, përfundon letra e Kurtit, drejtuar ambasadorit të BE-së në Kosovë, Szunyog, të cilit i ka shkruar zyrtari ndërlidhës i Qeverisë së Serbisë.

“Në përputhje me Aranzhimet Ndërlidhëse, ju lutem që t’i informoni autoritetet relevante qeverisëse të Kosovës, se Serbia do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 3 prill 2022. Serbia i kërkon Kosovës që të bashkëpunojë për t’ia mundësuar OSBE-së organizimin e një operacioni të “mbledhjes së fletëvotimeve”, e cila do t’i lejojë votuesit me të drejtë vote që banojnë në Kosovë, që të votojnë ditën e zgjedhjeve. Serbia u kërkon autoriteteve relevante të Kosovës që ta lehtësojnë operacionin e “mbledhjes së fletëvotimeve”, duke përfshirë në lidhje me lokacionet fizike të nevojshme për procesin e votimit”, thuhet ndwrkohë në letrën e zyrtarit ndërlidhës të Serbisë.

Letra e plotë e Kurtit:

I nderuar Ambasador Szunyog,

Ju faleminderit që ma përcollët propozimin e Beogradit mbrëmjen e së premtes.

Zgjedhjet e 3 prillit e Serbisë mund të mbahen në Republikën e Kosovës vetëm në përputhje me një marrëveshje ndërmjet dy Qeverive tona përkatëse. Për këtë qëlliim, ishim duke pritur një kërkesë nga Qeveria e Serbisë drejtpërdrejt Qeverisë së Kosovës. Zyrat ndërlidhëse (për dallim nga ‘zyrtarët’) janë vetëm mjete për bartjen e komunikimeve ndërqeveritare, jo zëvendësime politike apo institucionale të komunikimeve të tilla. Për më tepër, Beogradi as që e përmend Qeverinë tonë, porse na quan “autoritetet relevante qevërisëse të Kosovës”.

Është për keqardhje që, derisa Kosova është duke punuar në mirëbesim me BE-në dhe Quint-in për të gjetur një zgjidhje reciprokisht të pranueshme ndërmjet qeverive tona, strukturat ilegale të Serbisë po mundohen të përgatisin dhe të organizojnë zgjedhjet në territorin tonë sikur të mos ekzistonte Qeveria jonë. Dhe janë duke e bërë këtë me financim nga Beogradi, natyrisht. Kjo mbase është arsyeja pse propozimi (në paragrafin e tij të parë) përcakton se zgjedhjet “do të mbahen”, në vend që të kërkojë që të mbahen, duke e marrë kështu si të mirëqenë kompetencën e Beogradit për të vendosur në lidhje me territorin e Kosovës.

Në veçanti, Beogradi e përdor termin “votuesit me të drejtë vote” për t’iu referuar serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë. Mirëpo, kjo është sipas regjistrit civil të përcaktuar dhe të poseduar nga strukturat komunale ilegale të Serbisë në Kosovë, duke shkelur kështu Kushtetutën dhe ligjet tona. Është me rëndësi që kjo orvajtje të mos legjitimohet nga autoritetet e BE-së apo të OSBE-së. Po ashtu, referimi i tyre te ‘votuesit me të drejtë vote’ dhe jo ‘votuesit jashtë vendit’, është në shpërputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Për më tepër, kjo përpjekje për ta nënçmuar Kosovën dhe institucionet e saj shtetërore, është duke ndodhur në një kohë kur Beogradi po tregohet destruktiv në shumë drejtime: duke refuzuar të zgjidhë problemin e mospagimit të energjisë elektrike në veri të Kosovës; mungesa e marrëveshjes për targat e Kosovës dhe Serbisë; duke emëruar struktura ilegale si komisionerë zgjedhorë; duke përdorur mjete administrative për të kryer spastrim etnik kundër shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc përmes deregjistrimit të tyre si banorë; dhe duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të BE-së dhe ShBA-ve kundër Federatës Ruse për agresionin e saj ushtarak dhe pushtimin e Ukrainës.

Me gjithë këto vështirësi, më lejoni që ta përsëris falënderimin dhe vlerësimin tim për përpjekjet e vazhdueshme të BE-së dhe Quint-it për të na ndihmuar që ta zgjidhim këtë çështje sfiduese.

Nderimet më të larta,

Albin Kurti

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara