Lajmet

Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës, tashmë do të jetë një lojtar i Liverpuli

Published

on

Hezitimi i Interit dhe Milanit për të shpenzuar shifra të caktuara, ka bërë që të dy skuadrat milaneze të shohin se si dështon një objektiv i merkatos që e ndiqnin prej muajsh. Xhovani Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës, tashmë do të jetë një lojtar i Liverpulit.

Futbollisti po ndiqej me shumë interes pas debutimit të tij në sezonin e kaluar te Parma dhe vlerësohet si një nga talentet më të mëdhenj të shkollës së mbrojtësve italianë.

Ndërsa Interi dhe Milani po negocionin që të ulnin çmimin që kishte vendosur Parma, Liverpuli nuk ka hezituar që të paguajë për të siguruar mbrojtësin.

Mediat italiane bëjnë të ditur se është gjetur akordi për transferimin e lojtarit për 35 milionë euro, ku 5 janë si bonuse e klauzola.

Futbollisti pritet që të udhëtojë drejt Anglisë, për të kryer vizitat mjekësore e firmosur, pasi Liverpuli kërkon ta ketë gati menjëherë dhe jo të presë një vit duke e lënë huazim në Itali, siç ishte përfolur një ditë më parë.

Continue Reading

Aktualitet

Raportimet për keqtrajtim në Hagë, OVL UÇK mban konferencë për media

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar sot një konferencë për media.

Ajo është paraparë të nis nga ora 14:00 në zyrat e organizatës në Prishtinë.

Konferenca vjen pas zhvillimeve të fundit në Hagë ku raportohet për keqtrajtim ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nga një ish-gardian në Scheveningen tashmë prokuror i specializuar.

Ai nga një roje burgu, u bë hetues, më tej u gradua në zëvendësshef, e krejt vonë si Shef i Qendrës së Paraburgimit./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Ibishi: Grafitet kërcënuese për Kurtin në veri, pjesë e luftës hibride para zgjedhjeve

Published

on

Në veri të Mitrovicës disa ditë më parë janë shfaqur grafite kërcënuese në alfabetin cirilik, me mesazhin “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, mirpo autorët ende nuk janë identifikuar.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi e cilësoi këtë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit në detyrë dhe pjesë të një lufte hibride që intensifikohet para zgjedhjeve lokale.

Ai kërkoi që rasti të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë dhe të rritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar incidente të tilla.

“Tani para zgjedhjeve është një sistem i luftës hibride që realisht ky është kërcënim pasi që ka të bëjë me jetën e kryeministrit në detyrë dhe deputetit, por duhet marrë seriozisht ngase jemi në një situatë para zgjedhjeve lokale, sidomos në pjesën veriore që kemi paraqitje të vazhdueshme të grafiteve dhe mbishkrimeve të ndryshme të elementeve kërcënuese, por edhe që përkasin edhe veprave të tjera penale. Duhet të merret seriozisht. Policia e Kosovës ka arritur njërin prej atyre ta kap dhe mendoj që së shpejti duhet përveç mbulimit të terrenit prej policisë, duhet edhe të ndërmerren masat edhe në sistemin e sigurisë teknike, që ta mbulojnë terrenin. Kjo do të vazhdojë duke parë tendencat e vazhdueshme të qeverisë së Serbisë për strategjinë shqiptare, sidomos në këtë kohë kur akoma nuk i kemi krijuar institucionet as Kuvendin as Qeverinë”, deklaroi Ibishi.

Ai kërkoi që rasti të merret seriozisht nga institucionet e sigurisë dhe të rritet bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar incidente të tilla.

“Kjo tregon që duhet të vihet vëmendje dhe vlerësimi të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, dhe gjithë sektori i sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm të parandalojë. Kërcënimi duhet të adresohet tek institucionet përkatëse në polici dhe prokurori, sepse kërcënon direkt. Çdo kërcënim duhet të merret me seriozitet, për këtë arsye duhet të merren masa të hetimit. Serbia përherë po vazhdon me sistemin e luftës hibride në forma të tjera dhe në këtë mënyrë duhet me shumë seriozitet të merret, dhe me me mbulu terrenin me sistemin e sigurisë dhe me bashkëpunimin me prezencën e ndërkombëtarëve dhe të tjerëve të sigurisë në Kosovë”, tha ai për EO.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se nuk ka vend për shqetësim, ndonëse ende nuk ka të dyshuar./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Published

on

Për nder të shënimit të 26 vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës, sot organizon një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive si dhe aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator 2025.

Në aktivitetet e parapara të Divizionit të Policimit në Bashkësi si dhe në ceremoninë qendrore, pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Agjenda e festimit të 26 vjetorit të Policisë së Kosovës

Datë: 05.09.2024

Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj me pjesëmarrje edhe të pjesëtarëve të njësive speciale, vendndodhja: sheshi ‘Zahir Pajaziti’ Prishtinë, koha: 09:00 – 13:00,

Porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë), koha 10:00-14:00

Ndeshje e volejbollit – Policia e Kosovës me Policinë e Shtetit

Vendi –Salla Sporteve, Pallati i Rinisë – Prishtinë; Koha 12:15-Datë: 06.09.2024.

E shtunë, fillimi i ceremonisë ora 19:00

Ceremonia qendrore – lokacioni: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend.

PK ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 26-vjetorin e themelimit të saj.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në vend sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32 gradë Celcius sipas IHMK.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 10-35 km/h./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara