Sport

Leonardo: Pochettino nuk ka kërkuar të largohet nga PSG

Spekulimet vazhdojnë të rriten mbi të ardhmen e Pochettinos.

Published

on

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo ka thënë që Mauricio Pochettino nuk ka kërkuar kurrë të largohet nga gjigandi francez, pavarësisht spekulimeve të fundit që po e lidhin trajnerin argjentinas me një kalim të mundshëm te Manchester United.

Ndërkaq, Leonardo po ashtu sugjeroi që transferimi i mbrojtësit Sergio Ramos nga PSG mund të ketë qenë një gabim.

Spekulimet vazhdojnë të rriten mbi të ardhmen e Pochettinos ku e lidhin atë me kalim në ulësen e “Old Trafford”, në të cilën momentalisht gjendet trajneri Ralf Rangnick.

Këtë javë, drejtori i futbollit të United John Murtough tregoi që veçse ka filluar procesi për të emëruar një trajner të ri, kurse në anën tjetër Leonardo i PSG ka insistuar që Pochettino nuk ka kërkuar kurrë të largohet dhe se nuk ka pasur ndonjë kontakt me Zinedine Zidane si zëvendësuesin e tij.

“Sinqerisht, ne nuk kemi menduar për ndonjë ndryshim të trajnerit. Pochettino ka edhe një vit në kontratën e tij aktuale. Nuk kemi kontaktuar me Zidanen ose ndonjë tjetër. Para se ai të vijë këtu, Pochettino ishte njëri nga pesë trajnerët më të mirë, dhe ai vazhdon të jetë”, tha Leonardo.

“Ai ndoshta mund të ketë momentet kur dyshon, por ai nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet”, shtoi drejtori sportiv i PSG-së.

Trajneri Mauricio Pochettino vazhdimisht është duke u lidhur me një kalim te ulësja e Manchester United, ku ky i fundit si duket ka vendosur mos t’i besojë Ralf Rangnickut postin e trajnerit permanent.

Sport

PSG-ja triumfon ndaj Manchester Cityt, shënon katër gola në Angli

Published

on

By

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 4:2 të mërkurën mbrëma.

Skuadra franceze dominoi pjesën e parë të takimit, duke realizuar tre gola përmes Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Vitinhas.

Në pjesën e dytë, Manchester City reagoi me golin e Erling Haalandit në minutën e 53-të, duke ngushtuar epërsinë në 3:1.

Megjithatë, PSG-ja riktheu diferencën prej tre golash në minutën e 62-të, kur Maghnes Akliouche realizoi për 4:1.

Haalandi shënoi sërish në minutën e 75-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 4:2.

Në minutën e 90-të, Ferran Torres humbi mundësinë për të thelluar fitoren e parisienëve, pasi nuk arriti të realizonte nga pika e bardhë.

Pas dy ndeshjeve, PSG-ja kryeson renditjen me gjashtë pikë, ndërsa Manchester City mbetet me tri pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Real Madridi triumfon në një ndeshje dramatike ndaj Romës

Published

on

By

Real Madridi ka shënuar fitore spektakolare ndaj Romës, duke triumfuar me rezultat 4:3 në një përballje dramatike të zhvilluar në stadiumin “Olimpico”.

Skuadra madrilene arriti të përmbysë rezultatin, pavarësisht se gjatë takimit u gjend dy herë në disavantazh.

Marten De Roon kaloi Romën në epërsi, ndërsa Kylian Mbappe riktheu baraspeshën. Në pjesën e dytë, Donyell Malen realizoi dy gola, duke i dhënë vendasve epërsinë 3:1.

Megjithatë, madrilenët nuk u dorëzuan dhe realizuan një rikthim të jashtëzakonshëm në minutat e fundit.

Carlos Espi ngushtoi rezultatin në minutën e 83-të, Endrick barazoi vetëm dy minuta më vonë, ndërsa Antonio Rudiger shënoi golin vendimtar në minutën e 90-të, duke vulosur fitoren 4:3.

Me këtë triumf, Real Madridi grumbullon gjashtë pikë, ndërsa Roma mbetet me vetëm një pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ulpiana triumfon ndaj KV Forcës

Published

on

By

KV Ulpiana ka shënuar fitore ndaj KV Forcës në kuadër të Superligës A në volejboll, duke e mbyllur përballjen me rezultat 3:0 në sete.

Volejbollistët e Ulpianës treguan paraqitje të mirë që nga fillimi i takimit, duke fituar setin e parë me rezultat 25:17.

Ulpiana vazhdoi me ritëm pozitiv edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, ndërsa seti i tretë rezultoi më i luftuar, duke u mbyllur me rezultat të ngushtë 25:23.

Me këtë triumf, Ulpiana regjistron një fitore të rëndësishme në Superligën A.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ulpiana e nis fuqishëm ndeshjen ndaj KV Forcës, fiton setin e parë

Published

on

By

KV Ulpiana ka nisur me rezultat pozitiv përballjen ndaj KV Forcës, në kuadër të Superligës A në volejboll.

Volejbollistët e Ulpianës kanë treguar lojë të mirë në setin e parë, duke e mbyllur atë me rezultat 25:17.

Ndeshja është duke vazhduar, ndërsa Ulpiana synon të ruajë epërsinë dhe të sigurojë fitoren.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara