Lajmet

Lëngu i qepës për rritjen e flokëve – A funksionon vërtetë?

Published

on

Jo vetëm për gatim, qepët mund t’i përdorni fare mirë edhe jashtë kuzhinës.

Megjithëse kanë një erë karakteristike që për disa edhe nuk preferohet duket se me anë të vlerave kanë gjetur vend edhe në trajtimet e bukurisë.

Shpesh përdoret si kurë natyrale për të rritur flokët e për t’i bërë ata më të shëndetshëm.

Por, a është vërtetë efektiv përdorimi i lëngut në flokë?

Çfarë thonë ekspertët?

Të dhënat për këtë çështje janë të pakta, disa të dhëna domethënëse ekzistojnë një studim zbuloi se aplikimi i rregullit i lëngut të qepës në rrënjët e flokëve ndihmon në rritje, ata përdorën lëng qepe për të lyer flokët dy herë në ditë.

Nga 23 pacientë që aplikuan trajtimin, 20 pësuan rigjenerim të flokëve pas 2 muajsh përdorimi, 10 të tjerë panë një rigjenerim të plotë të flokëve pas 6 muajsh.

Sipas ekspertëve ka ende vend për diskutim dhe studimet nuk janë ende të plota, mendohet se ai që ndihmon është squfuri. Qepët kanë sasi të mëdha squfuri në to gjë që ndihmon edhe në rritjen e flokëve, duke rritur qarkullimin e duke ulur inflamacionin si dhe rrit prodhimin e kolagjenit në kokë.

Këto veti sulfurike ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve dhe parandalojnë rënien e flokëve, kjo veçanërisht tek njerëzit që kanë mungesë mineralesh në organizëm.

Mund të luftojë thinjat

Squfuri si përbërës kryesor në rigjenerimin e flokëve mund të luajë një rol edhe tek thinjat. Ndërsa plakemi, radikalet e lira mund të dëmtojnë flokët duke shkaktuar humbje të dendësisë së tyre si dhe humbje të pigmentit e kështu lindin thinjat.

Squfuri duke rritur prodhimin e kolagjenit lufton radikalet e lira duke lënë një efekt parandalues për thinjat.

Lufton problemet me skalpin

Për shkak se lëngu i qepës është antinflamator natyral, mund të përdoret për të trajtuar skalpin e irrituar të kokës. Një studim tregoi që ekstrakti i qepës i aplikuar në mënyrë të vazhdueshme pati efekte pozitive në shërimin e skalpit me probleme. Espertët nuk janë të sigurt mbi efikasitetin 100% të këtij lëngu në rritjen e flokëve apo daljen e flokëve të rinj.

Gjithsesi duke qenë një trajtim me bazë natyrale gjithsecili mund ta provojë duke lënë mënjanë bezdinë e aromës së qepës.

Si ta përdorni?

Mjafton të qëroni katër qepë ta prini në copa të vogla e më pas t’i shtypni mirë për t’i nxjerrë lëngun, ose mund ta shtrydhni dhe të merrni lëngun për ta aplikuar më pas në të gjithë zonën e skalpit të kokës me lëvizje rrethore.

Lëreni në kokë derisa të thahet e më pas mund ta shpëlani.

Ky trajtim përdoret për disa muaj rresht, për të mposhtur erën shtoni pika vaj esencial rozmarine, livandë apo trëndafili.

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Bëhu pjesë e zhvillimit të Kosovës: Transformo turizmin në sukses me UBT

Published

on

By

Kosovë po përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet më atraktive në rajon. Për të rinjtë që kërkojnë një profesion dinamik, me mundësi të pafundme punësimi dhe perspektivë globale, Programi Bachelor në TurizëmUBT është zgjedhja ideale për të kthyer pasionin në një karrierë të suksesshme.

Turizmi nuk është thjesht udhëtim — është menaxhim biznesi, ekonomi, inovacion dhe promovim i potencialeve të vendit tonë në tregun ndërkombëtar.

Pse është Turizmi profili i së ardhmes për të rinjtë në Kosovë?

Orientim i plotë praktik dhe përvojë reale: Programi në UBT gërsheton njohuritë teorike me praktikat më moderne të biznesit, duke ju pajisur me aftësitë që kërkon tregu real i punës që nga dita e parë.

Gatishmëri për tregun vendor dhe global: Përmes ekspertizës ndërkombëtare, trajnimeve dhe certifikimeve profesionale, ju përgatiteni për role udhëheqëse jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Mjedis me studentin në qendër: UBT ofron kushte moderne, teknologji të avancuar dhe një rrjet të fuqishëm bashkëpunimi me komunitetin dhe udhëheqësit e industrisë së turizmit.

Kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit: Si ekspertë të ardhshëm të menaxhimit dhe ekonomisë turistike, ju do të jeni forca lëvizëse që do të mbështesë rritjen ekonomike, private dhe sociale të Kosovës.

Përmes metodave moderne të mësimdhënies, zhvillimit të mendimit kritik e kreativ dhe fokusit te inovacioni, Programi i TurizmitUBT po formëson gjeneratën e re të specialistëve dhe drejtuesve të këtij sektori.

Nëse dëshironi një profesion pa kufij, ku praktika takon suksesin, zgjidhni programin e Turizmit në UBT dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Tërmet 3.9 shkallësh godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në zonën qendrore

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur Shqipërinë mesditën e sotme, duke shkaktuar lëkundje të perceptueshme në zonën qendrore të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në orën 12:44.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit./Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara