Shëndeti

Lëngu i hudhrave

Published

on

Lëngu i hudhrave është i jashtëzakonshëm për mbrojtjen e imunitetit dhe parandalimin e sëmundjeve kronike. Ka njerëz që bëjnë be e rrufe kundër pirjes së lëngut të pastër të hudhrave. Por pa dyshim me të lexuar përfitimet e pamohueshme të kësaj pije unike, do të ndryshojnë mendje. Lëngu i hudhrës nxirret duke shtypur ose shtrydhur thelbinjtë e hudhrës, që vjen nga bima me emrin shkencor Allium sativum. Hudhra ka ngjashmëri me qepën dhe është përdorur prej mijëra vitesh në të mirë të shëndetit të njeriut.

Përdorimet e saj jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore janë të panumërta. Të shumtë janë ata që nuk heqin dorë së konsumuari lëngun e hudhrës për shkak se ajo lufton inflamacionin, bakteret, mykun por ka edhe shumë antioksidantë. Ky lëng përgatitet krejt lehtë dhe është një burim i pasur i alicinës. Ky është përbërësi më aktiv i hudhrës. Lëngu përmban një sërë vitaminash si ajo B dhe C, por edhe minerale si mangani, fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi zinku dhe shumë acide yndyrore mirëbërëse.

Përfitimet shëndetësore
Përfitimet kryesore të lëngut të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë. Konsumi i lëngut të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj. Shumë njerëz përdorin lëngun e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato. Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer. Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit.

Si të përgatisni lëngun e hudhrës
Lëngun e hudhrës mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Përbërësit e nevojshëm janë hudhra dhe shumë durim. 1 kilogramë hudhra do të gjenerojnë 2 filxhanë me lëng, të cilat mund t’i ruani për përdorim të gjatë.

Përbërësit
1 kilogram hudhër
Hapi 1 – Pastroni thelbinjtë e hudhrës dhe lajini mirë.
Hapi 2 – Hidhni në një mikser ose shtrydhëse për 2-3 minuta.
Hapi 3 – Tulin e mbetur në makineri kullojeni dhe shtrydheni në një enë qelqi.
Hapi 4 – Filtrojeni lëngun e akumuluar të hudhrës për të larguar mbetjet.
Hapi 5 – Hidheni lëngun në një enë për kuba akulli që të parandaloni oksidimin dhe futeni në ngrirje.
Këshilla për servirjen: Kubët e lëngut të akullt të hudhrës mund t’i konsumoni një e nga një nëpër supa, lëngje frutash ose ujë të ngrohtë për gargarë pse edhe për pirje./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Doni një mëlçi më të shëndetshme? Kjo perime bën mrekulli

Published

on

Sëmundjet e mëlçisë prekin miliona njerëz dhe mund ta pengojnë organin të funksionojë normalisht. Pasojat mund të jenë shumë serioze, duke përfshirë infeksione, kancer të mëlçisë dhe madje edhe vdekje, prandaj mjekët theksojnë rëndësinë e kujdesit për shëndetin e mëlçisë.

Mëlçia është organi më i madh e thelbësore për tretjen e ushqimit, ruajtjen e energjisë dhe largimin e toksinave. Kur nuk funksionon siç duhet, mund të shfaqen simptomat si ënjtja e këmbëve, zverdhja e lëkurës dhe syve dhe tendenca për t’u mavijosur lehtë.

Shëndeti i mëlçisë ndikohet nga shumë faktorë – nga viruset, alkooli dhe drogat deri te gjenetika. Por, edhe dieta luan një rol të rëndësishëm. “Dieta është shumë e rëndësishme për shëndetin e mëlçisë”, thotë hepatologia Dr. Ana Kardashian për Parade.

Ajo dhe mjekë të tjerë theksojnë se një dietë e ekuilibruar mund ta zvogëlojë ndjeshëm rrezikun dhe ata nxjerrin në pah një perime në veçanti: brokolin.

“Brokoli ka veti antioksiduese, që do të thotë se mund të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të mëlçisë”, shpjegon Dr. Kardashian. Kolegu i saj, hepatologu Dr. Anthony Martinez, shton se brokoli përmban glukorafaninë dhe sulforafan, përbërës që zvogëlojnë akumulimin e yndyrës, inflamacionin dhe stresin oksidativ në mëlçi.

“Sulforafani aktivizon enzimat e detoksifikimit dhe ndihmon mëlçinë të neutralizojë toksinat në mënyrë më efektive”, thotë ai, duke theksuar përmbajtjen e lartë të fibrave, të cilat mbështesin shëndetin e zorrëve dhe kështu përfitojnë indirekt mëlçinë, shkruan Index.hr.

Edhe pse nuk ka sasi të saktë brokoli që duhet të konsumohet, udhëzimet rekomandojnë 200 deri në 600 gramë të kësaj perimeje në ditë.

Brokoli nuk duhet të jetë e vetmja perime në pjatën tuaj, por pjesë e një diete të larmishme të pasur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese.

Përveç brokolit, hepatologët rekomandojnë gjithashtu spinaq, lakër jeshile, hudhër dhe perime rrënjë si panxhari dhe karrota.

Continue Reading

Shëndeti

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

Published

on

Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

SHEGËT DHE KANCERI I MUSHKËRIVE

Në një nga studimet, është vënë re se lëngu i shegëve, që përftohet nga shtrydhja, ngadalëson rritjen e masës tumorale në mushkri, në minj eksperimentalë. Ai i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet, ky rezultat është lajm i mirë. Sidomos për personat që janë duhanpirës, pasi rreziku që të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh në krahasim me ata që nuk pinë duhan.

Ky efekt është i lidhur me forcën antioksiduese që ka shega, e cila gjendet te ngjyra e kuqe dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit.

Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit. Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fruti, në mënyrë që të përftohen përfitimet është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.

SHEGËT LUFTOJNË PLAKJEN

Një substancë, që gjendet te shegët, përpunohet nga mikrobe të florës bakteriale dhe nga ky përpunim të prodhohet një molekulë që ndihmon muskujt të rigjenerojnë veten. Kjo molekulë quhet “urithin A”, dhe ajo rrit aftësinë e vetëshkatërrimit të mitokondrive difektoze në muskuj, duke evituar kështu humbjen e funksionit dhe masës së tyre.

KOMBINIMI IDEAL

Lëngu i shegës i kombinuar me 3 hurma arabie në ditë, ofron mbrojtje efektive kundër sëmundjeve të zemrës e hemorragjisë cerebrale. Kjo do të ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, që rezultojnë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.

Continue Reading

Shëndeti

Ekspertët paralajmërojnë: Kujdes nga përbërësi i përditshëm që rrit tensionin e gjakut

Published

on

Një përbërës që gjendet në çdo vakt të përpunuar mund të jetë një nga fajtorët më të mëdhenj për tensionin e lartë të gjakut – dhe jo, nuk bëhet fjalë për kripën, por për sheqernat e shtuara.

Ekspertët kanë ngritur alarmin se sheqeri i shtuar, i pranishëm në pije të gazuara, ushqime të përpunuara, gatime të gatshme, madje edhe në shumë produkte “të shëndetshme” mund të rrisë ndjeshëm tensionin e gjakut, duke rritur rrezikun për atak në zemër, infarkt cerebral dhe vdekje të parakohshme.

Sheqeri, një “vrasës i heshtur” krahas kripës

Edhe pse është e njohur se konsumi i tepërt shkakton hipertension, një sërë studimesh të fundit tregojnë se teprimi me sheqerna të shtuara mund të ketë të njëjtat efekte të rrezikshme për shëndetin kardiovaskular.

Sipas studimeve:

Personat që marrin më shumë se 25% të kalorive ditore nga sheqernat e shtuara janë tre herë më të rrezikuar për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Konsumimi i pijeve të ëmbëlsuara më shumë se 8 herë në javë shoqërohet me rritje të rrezikut për aneurizëm në zemër deri në 30%, si dhe rritje të rrezikut për dështim të zemrës apo infarkt cerebral deri në 20%.

Problemi i padukshëm: Miliona me tension të lartë pa e ditur

Rreth 14 milionë persona vetëm në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me tension të lartë të gjakut shumë prej tyre pa simptoma dhe pa e ditur. Në shumicën e rasteve, hipertensioni zbulohet vetëm pasi ndodh dëmtimi serioz.

Sipas ekspertëve, mungesa e vetëdijes për përmbajtjen e sheqerit të shtuar në produktet e kuzhinës e bën situatën edhe më alarmante, duke rritur rrezikun për komplikime të shumta shëndetësore.

Si ndikon sheqeri në trupin tonë?

Sheqeri ndikon negativisht në profilin metabolik, duke rritur rrezikun për sindromën metabolike, një grup problemesh që çojnë në diabet të tipit 2 e sëmundje të zemrës. Sheqernat e shtuara rrisin nivelin e acidit urik, një mbetje trupore që në nivele të larta mund të:

Ndikojë negativisht në prodhimin e oksidit nitrik – i cili ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut;

Nxisë ngushtimin e enëve të gjakut dhe aktivizimin e sistemit renin-angiotensin-aldosteron, mekanizëm për tensionin e gjakut.

Studimet e reja: Sa më shumë ushqim të përpunuar, aq më shumë rrezik

Shkencëtarët në Kinë zbuluan se për çdo 100 gram ushqim ultra të përpunuar të konsumuar në ditë (të pasur me sheqerna dhe kripë):

Rreziku për ngjarje kardiovaskulare rritet me gati 6%;

Rreziku për hipertension rritet me 14.5%. Ushqimet ultra të përpunuara përfshijnë gjithçka që përmban ngjyrues artificialë, ëmbëlsues, konservues dhe përbërës që i japin jetëgjatësi produktit. Zgjidhje e re në horizont: ilaçi “cudibërës” për tensionin e lartë.

Miliona pacientë që nuk reagojnë ndaj trajtimeve ekzistuese për hipertensionin përfitojnë së shpejti nga një ilaç revolucionar i quajtur Baxdrostat. Ky medikament, i cilësuar si “triumf i shkencës”, është i pari që sulmon shkakun bazë të hipertensionit, jo vetëm simptomat.

Baxdrostat pritet të jetë i disponueshëm në sistemin shëndetësor britanik që nga viti i ardhshëm, në një kohë kur numri i të prekurve nën moshën 50 vjeç është në rritje alarmante. Faktorët kryesorë të hipertensionit: jo vetëm ushqimi

Përveç ushqimeve të përpunuara dhe kripës, ekspertët po theksojnë edhe rolin e mungesës së gjumit, dietës së dobët, alkoolit të tepërt (i cili shpesh përmban shumë sheqer), por edhe stresit kronik, veçanërisht te të rinjtë – një faktor që shpesh është anashkaluar.

Në përfundim: Sheqeri – armiku i padukshëm i zemrës

Ndërsa kripa ka qenë në qendër të vëmendjes kur flitet për hipertensionin, sheqeri i shtuar në ushqimin e përditshëm mund të jetë “vrasës i heshtur” tjetër që po na dëmton shëndetin në mënyrë të pandërgjegjshme.

Ekspertët këshillojnë që konsumatorët të lexojnë me kujdes etiketat dhe të reduktojnë sa më shumë produktet e përpunuara, për të ruajtur një zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjatë.

Continue Reading

Shëndeti

Si bëhet diagnostikimi i autizmit?

Published

on

Sipas grupit të avokimit “Autism Speaks”, një në çdo 36 fëmijë në SHBA ka një çrregullim të spektrit të autizmit (ASD).

Diagnoza e hershme është thelbësore për të ndihmuar në trajtimin e gjendjes, por si bëhet një diagnozë?

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë përmbledhje të përditësuar të asaj që përfshihet në diagnostikimin e autizmit tek fëmijët.  “Diagnostifikimi i çrregullimit të spektrit të autizmit mund të jetë i vështirë sepse nuk ka asnjë test mjekësor, si një test gjaku, për të diagnostikuar çrregullimin,” vuri në dukje agjencia.

“Mjekët shikojnë historinë e zhvillimit dhe sjelljen e fëmijës për të vendosur një diagnozë.”

Në cilën moshë mund të bëhet një diagnozë?

Sipas CDC, koha në të cilën fëmija merr një diagnozë ndryshon. Ndonjëherë një çrregullim i spektrit të autizmit zbulohet në moshën 18 muajshe, apo edhe më parë, por vetëm në moshën 2-vjeç mund të konsiderohet i besueshëm një diagnozë nga një profesionist i trajnuar.

Një diagnozë e autizmit mund të mos vijë deri më vonë në fëmijëri. Disa njerëz nuk janë të vetëdijshëm se kanë çrregullim të spektrit të autizmit derisa të diagnostikohen si të rritur. Një diagnozë e besueshme duhet të bëhet në fëmijëri, kur terapitë janë më efektive, tha CDC.

Monitorimi i zhvillimit

Ndërsa fëmijët rriten, duhet të inkurajohen bisedat midis prindërve dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor që përqendrohen në aftësitë e fëmijëve, thekson CDC. Ndjekja e zhvillimit të fëmijës suaj – p.sh sa shpejt ai arrin piketa tipike zhvillimore është thelbësore.

Këto momente lidhen me moshën përfshijnë aftësitë e vëzhguara në lojë, të mësuarit, të folurit dhe sjelljet. Të gjithë mund të jenë pjesë e procesit të “monitorimit të zhvillimit”, prindërit, gjyshërit, punonjësit e çerdheve e mësuesit, japin komente se si një fëmijë po përparon.

Skreningu për çështjet e zhvillimit dhe autizmin

Akademia Amerikane e Pediatrisë, këshillon që ekzaminimi zhvillimor dhe i sjelljes ndodh për fëmijët gjatë vizitave të rregullta në mosha: 9 muaj, 18 muaj dhe 30 muaj. Kur bëhet fjalë për ekzaminimin specifik të çrregullimit të spektrit të autizmit, duhet të ndodhin në moshën 18 muajshe dhe 2 vjeç, sipas rekomandimeve të akademisë.

Ekzaminimi mund të ndodhë në raste të tjera, nëse një kujdestar ose mjek shqetësohet se një fëmijë mund të ketë autizëm, ose nëse një fëmijë është në rrezik për një çrregullim të spektrit të autizmit (p.sh fëmija ka një vëlla ose një anëtar tjetër të familjes me këtë gjendje).

Continue Reading

Të kërkuara