Shëndeti

Lëngu i gjelbër nuk sjell shumë përfitime shëndetësore

Publikuar

Lëngu i gjelbër konsiderohet si pije e shëndetshme, por nuk sjell shumë benifite shëndetësore sikurse frutat dhe perimet tjera.

Lëngjet përmbajnë shumë pak fibër, që është thelbësore për tretjen dhe për mbajtjen e peshës së duhur./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Klinika Specialistike e Stomatologjisë e UBT-së ofron të gjitha shërbimet profesionale stomatologjike dhe estetike

Publikuar

nga

UBT në kuadër të Fakultetit të Stomatologjisë dhe Poliklinikës posedon Klinikat Specialistike Stomatologjike, në të cilat zhvillohet puna klinike, laboratorike dhe imazherike me pajisje të teknologjisë së fundit dhe me infrastrukturë më moderne mjekësore sipas standardeve ndërkombëtare.

Shërbimet në Klinikën Stomatologjike “UBT”, ofrohen në kuadër të departamenteve specialistike, e që janë: Klinika e Protetikës Stomatologjike, Klinika e Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion, Klinika e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale, Klinika e Ortopedisë së Nofullave, Klinika e Kirurgjisë Orale, Laboratoriumi i Teknikës së dhëmbëve, Klinika e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, Paraklinika Stomatologjike me Rentgen Diagnostikë, dhe Njësia e triazhimit me emergjencë.

Shërbimet stomatologjike që ofrohen në departamentet e Klinikës Stomatologjikë “UBT” janë:

  • Mbushje të përhershme të dhëmbëve;
  • Shërim të kanaleve të dhëmbëve;
  • Pastrim i dhëmbëve;
  • Aparate për drejtim të dhëmbëve: të lëvizshme, fikse dhe të tejdukshme;
  • Proteza të lëvizshme;
  • Ura porcelani;
  • Zircon;
  • Nxjerrje e dhëmbëve;
  • Apikotomi;
  • Mbjellje e dhëmbëve me metoda më bashkëkohore;
  • Shërbime estetike;
  • Shërbimet tjera specifike që mbulohen në kuadër të kësaj veprimtarie.

Klinikat specialistike stomatologjike ofrojnë të gjitha llojet e shërbimeve stomatologjike dhe estetike, nga profesorë, asistentë, specialistë, laborantë, infermierë dhe studentë, që do të jenë në shërbimin tuaj dhe do të ofrojnë trajtimin e nevojshëm në mënyrë profesionale.

Të gjitha shërbimet ofrohen në një vend dhe me çmime të volitshme.

Ordinanca gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT- së, në Lipjan dhe Qendra Këshillimore në Prishtinë.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Harresa është shenjë e inteligjencës së lartë

Publikuar

nga

Të harruarit, shpeshherë, është lidhur me mungesë inteligjence, sipas praktikës së përditshme.

Megjithatë një studim i kryer nga Universiteti i Torontos pretendon të kundërtën. Sipas tyre, memoria e fortë është një aset i mbivlerësuar, derisa harresa mund të jetë një përfitim inteligjence.

“Është e rëndësishme për trurin që të harrojë informacione jo-relevante dhe në vend të kësaj, të fokusohet në vendime të rëndësishme”, potencoi profesori Blake Richland, kryesuesi i hulumtimit.

Profesori Richards dhe Paul Frankland propozuan që memorja të shfrytëzohet për të optimizuar vendimmarrjen duke ruajtur informacione të vlefshme dhe duke lënë gjërat e tjera të parëndësishme të kalojnë në harresë.

Ata thonë se ky aspekt i harresës është ndoshta një ndihmë për ne më shumë se një pengesë.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Përfitimet e salmonit për trupin e njeriut

Publikuar

nga

Integrimi i më shumë ushqimeve të detit në dietën tuaj mund të jetë i ndërlikuar, por ndoshta ia vlen të përpiqeni herë pas here. Shoqata Amerikane e Shëndetit të Zemrës rekomandon të hani peshk dy herë në javë, dhe kjo me arsye.

Në veçanti salmoni është peshk i mirë për organizmin e njeriut, sidomos nëse jeni duke provuar të ushqeheni sa më shëndetshëm.

Përfitimet e mira të salmonit

Salmoni është një burim i mrekullueshëm i acidit yndyror Omega 3. Hulumtimet kanë vërtetuar se Omega 3, ofron përfitime të ndryshme për shëndetin përfshirë këtu lehtësimin e simptomave të sëmundjeve të syrit, ndihmon në menaxhimin e simptomave të artritit reumatoid, dhe në përmirësimin e funksionit të kujtesës.

Salmoni gjithashtu është i mbushur me proteina të cilat janë tejet të rëndësishme për ta ndihmuar trupin të zhvillohet. Mungesa e këtyre proteinave në trup, qojnë tek humbja dhe dobësimi i muskujve.

Salmoni ndihmon edhe në rregullimin e gjumit. Kjo për shkak se përmban sasi të lartë të aminoacidit të quajtur triptofan, të cilin trupi i njeriut nuk e prodhon vetvetiu, prandaj duhet marrë atë përmes dietës ushqimore. Triptofani e ndihmon trupin të prodhojë melatoninë dhe seratoninë, prandaj edhe luan rol të rëndësishëm në funksione të ndryshme të trupit, si përmirësimi i disponimit dhe ciklit të gjumit.

Salmoni njihet si burim i pasur edhe i disa vitaminave të rëndësishme për organizimin, si vitamina A e cila e forcon imunitetin e njeriut dhe e përmirëson shikimin, vitamina D që e ndihmon trupin të absorboj kalcium, vitamina B12 e cila ndihmon në shmangien e lodhjes, kapsllëkut dhe humbjes së apetitit, dhe vitamina B3 që i jep trupit energji.

Salmoni ndihmon edhe në rregullimin e hormoneve tiroide, është i pasur me zink i cili i nevojitet trupit çdo ditë, përmban sasi të madhe të glutaminës dhe hekurit, si dhe e përmban antioksidantin e quajtur astaksantina, që e mbështet funksionimin e qelizave dhe e mbron trupin nga sëmundjet.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, konsumimi i salmonit është i mirë edhe për ambientin.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminave

Publikuar

nga

Këto janë disa nga simptomat se organizmit tuaj i mungojnë mineralet dhe vitaminat.

Mungesa e vitaminave A, C, D i K, si dhe kromit, zinkut, magnezit shkakton dobësimin e eshtrave, të cilët në moshë të shtyrë janë të lehtë për t’u thyer.

Shumë njerëz ankohen për dhimbje në këmbë dhe nga shtrëngimi i muskujve. Në këto raste, shpesh ekziston mungesa e magnezit, kalciumit dhe kaliumit, të cilat ndikojnë në zhvillimin dhe funksionimin e muskujve. Problemet me flokët mund të jenë si shkak i mungesës së vitaminave B5, B6, B12 dhe klorit.

Imuniteti i fortë është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, pasi ndihmon organizmin që të luftojë kundër inflamacioneve dhe infeksioneve, për ta bërë më të lehtë për t’u rimëkëmbur etj.

Kur forcat mbrojtëse të një organizmi dobësohen, sëmundja ndodh më shpesh. Imuniteti i dobët gjithashtu mund të ndodhë për shkak të mungesës së vitaminave A, C, D, E, si dhe krom, selen, magnez dhe zink.

Aknet, ekzema, si dhe probleme të tjera të lëkurës që mund të shkaktojnë shumë shqetësim, krijohen si pasojë e mungesës së vitaminës A, B3, B8, C, E, omega 3, bakrit, selenit dhe zinkut.

Tretja e dobët mund të shkaktojë probleme të ndryshme si kapsllëku, diarre, gazra. Shpesh shkak i këtyre problemeve është mungesa e vitaminës B12, C, D, E, K, B11, dhe hekurit, selenit, magnezit ose zinkut.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara