

Shëndeti
Lëngu i boronicës nxit trurin te të moshuarit
Kështu thotë studimi i realizuar nga Universiteti Exeter.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiLëngu i boronicës zhvillon funksionet kognitive të trurit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, sipas një studimi të realizuar nga Universiteti Exeter.
Studimi i realizuar nga Universiteti Exeter dhe i publikuar në faqen e internetit të universitetit ka vënë në dukje se individët e shëndoshë të moshës 65-77 vjeç, që konsumojnë rregullisht lëng të boronicës, kanë pasur zhvillim në funksionet kognitive të trurit, ndërkohë që te individët në fjalë ka pasur edhe përmirësim të qarkullimit të gjakut në tru dhe aktivitetit të trurit.
Nga 26 persona të shëndoshë, që i janë nënshruar eksperimentit, 12 personave u është dhënë çdo ditë për 12 javë radhazi 30 ml lëng i koncentruar boronice, i siguruar nga 260 gram frutë, ndërsa 14 të tjerë kanë marrë placebo.
Studimi ka përjashtuar të gjithë ata që kanë thënë se kanë konsumuar më shumë se pesë racione fruta dhe perime në ditë, teksa të gjithë pjesëmarrësve u është thënë të vazhdojnë me dietën e tyre normale gjatë studimit.
Para dhe pas periudhës 12-javore, pjesëmarrësit u janë nënshtruar një sërë testeve kognitive, ndërsa me skaner MR është monitoruar funksioni i trurit të tyre dhe është matur qarkullimi i gjakut në tru.
Në krahasim me grupin, që kishte marrë placebo, konsumatorët e boronicë kanë treguar rritje të ndishme në aktivitetin e trurit në zonat, që i janë nënshtruar testit. Po ashtu te këta persona është vërejtur përmirësim në aktivitetin e trurit dhe qarkullimin e gjakut në tru.
Dr. Joanna Bowtell, shefe e Departamentit të Shkencave Sportive dhe Shëndetësore në Universitetin Exeter, ka thënë se “funksionet tona kognitive priren të zvogëlohen derisa ne plakemi, por hulumtimet e mëparshme kanë treguar se këto funksione të trurit te individët e shëndoshë të moshuar mund të ruhen më mirë me dieta të pasura me ushqime me bazë bimore”.
Boronica, e cila është e pasur me përbërësin e quajtur flavonoid, që gjendet te frutat dhe perimet me ngjyrë të errët, njihet si antioksidant dhe antiinflamator. Studimet e mëparshme kanë treguar se dietat e pasura me fruta dhe perime zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e lajthitjes.
Shëndeti
Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?
Published
1 hour agoon
June 25, 2025By
UBT News
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë një nga ushqimet më të mira që mund të përfshini në regjimin tuaj të përditshëm.
Por cilat janë përfitimet konkrete nëse i konsumoni çdo ditë?
Ngrënia e një ose dy vezëve të ziera sjellë një sërë efektesh pozitive si për trupin ashtu edhe për trurin.
Përmirësojnë funksionin e trurit
Vezët janë burim i shkëlqyer i kolinës, një lëndë ushqyese që luan rol kyç për kujtesën, përqendrimin dhe shëndetin e përgjithshëm të trurit, marrja e mjaftueshme e kolinës ndihmon në ngadalësimin e rënies së aftësive njohëse me kalimin e moshës.
Ndihmojnë në forcimin e muskujve
Proteinat që gjenden kontribuojnë në rindërtimin e forcimin e masës muskulore, veçanërisht tek ata që ushtrojnë ose janë në fazë rikuperimi pas dëmtimeve.
Mbrojnë shëndetin e syve
Vezët përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, dy antioksidantë që mbrojnë sytë nga efektet e plakjes dhe nga drita e dëmshme blu, duke ndihmuar në parandalimin e problemeve si degjenerimi makular.
Balancojnë nivelin e kolesterolit
Megjithëse dikur vezët shiheshin si problematike për shkak të kolesterolit që përmbajnë, studime të reja tregojnë se konsumi i moderuar i tyre mund të rrisë kolesterolin e mirë e të përmirësojë raportin me kolesterolin e keq.
Ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe peshës
Falë aftësisë për të ngopur, vezët e ziera zvogëlojnë dëshirën për ushqim ditën, duke qenë zgjedhje ideale për mëngjes për këdo që kërkon të menaxhojë peshën.

Janë disa pije që nutricistës po i konsiderojnë si shumë të mira për rritjen e imunitetit, raporton “EatThisNotThat”.
Pasi rreth 60 deri në 70% e trupit përbëhet nga uji, për çdo funksion që trupi kryen i nevojitet ai.
Të pirit sasi adekuate të ujit është fillim i mbarë nëse dikush dëshiron të ketë një imunitet të mirë. Hidratimi bllokon formimin e baktereve e viruseve të ndryshme. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon trupin të absorbojë më mirë të mirat nga ushqimi.
Çaji i gjelbër njihet si antioksidant duke zvogëluar mundësinë e infeksioneve në organizëm. Ai është i pasur më shumë polifenole e flavonide që janë të mirë në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës e të disa llojeve të kancerit. Kefiri është pije e fermentuat që i përngjan jogurtit, që bëhet nga shumë lloje të qumështit si ai i lopës e i deles. Ashtu si jogurti edhe kefiri përmban probiotik, që ndihmon në balancimin e mikrobeve të mira në stomak.
Kefiri përmban veti antiiflamatore, antimikrobiale, që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë infeksione edhe kur trupi pëson ndonjë plagë të jashtme.
Çaji me gjingjer dhe limon bëhet duke prerë copëza limoni e copëza të rrënjës së gjingjerit dhe duke i përvëluar me ujë. Mund të i shtohet mjaltë për shije. Kjo pije përmban vitaminë C e njihet si pije që ndikon në pastrimin e zorrëve duke ndihmuar organizmin të luftojë kundër sëmundjeve dhe infeksioneve.
Gjingjeri ndihmon kundër të vjellave, ulë rrezikun ndaj kancerit, rregullon yndyrën në gjak e ul inflamacionin. Lëngu i përbërë 100% nga portokalli e grejpfruti është i mirë të pihet kur një person ka ndonjë grip. Pasi kjo pije përmban shumë vitaminë C e folate, mund të ndihmojë trupin të luftojë infeksionet.
Lëngu i domates është antiiflamator i fuqishëm dhe i ndihmon sistemit imunitar të luftojë shumë sëmundje.
Domatja përmban shumë vitaminë C që njihet si vitamina kryesore që i duhet organizmit kundër inflamacioneve të ndryshme.
Shëndeti
Kujdes! Kjo është rëndësia e kontrollit të rregullt mjekësor
Published
5 hours agoon
June 25, 2025By
UBT News
Kontrolli i rregullt mjekësor është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur shëndetin tuaj në nivele optimale.
Vizitat e rregullta te mjeku mund të ndihmojnë në identifikimin e problemeve shëndetësore para se ato të bëhen të mëdha dhe të vështira për t’u trajtuar.
Kryerja e testeve të rregullta për nivelet e kolesterolit, sheqerit në gjak e presionit të lartë të gjakut parandalon sëmundjet e rrezikshme si ato të zemrës.
Vizitat e rregullta mjekësore mund të ndihmojë në monitorimin e shëndetit tuaj mendor dhe emocional, duke siguruar mbështetje të duhur.
Përveç kësaj, kontrollet përfshijnë vaksinimet e nevojshme, analiza laboratorike dhe skanime që mund të zbulojnë sëmundje të mundshme në faza të hershme. Kjo i mundëson individëve të trajtojnë dhe menaxhojnë shëndetin para se të zhvillohen komplikime të mëdha.
Këshillat e mjekëve mund të jenë po aq të rëndësishme sa dhe trajtimet, pasi ofrojnë udhëzime për mënyrën më të mirë të jetesës për të parandaluar sëmundjet e ardhshme.
Shëndeti
Arsyet pse duhet të fillosh të pish kefir që sot
Published
6 hours agoon
June 25, 2025By
UBT News
Disa mikroorganizma mund të kenë efekte të dobishme për shëndetin kur konsumohen.
Të njohura si probiotikë, ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe shëndetin mendor, kosi është ushqimi më i njohur probiotik në dietën perëndimore, në fakt kefiri është një burim shumë më i fuqishëm.
Kokrrat e kefirit përmbajnë 61 lloje elemente të dobishme, duke e bërë një nga burimet më të pasura dhe më të larmishme të probiotikëve, edhe pse përbërja mund të ndryshojë. Kefiri ka veti të fuqishme antibakteriale.
Disa probiotikë të pranishëm në kefir ndihmojnë në mbrojtjen nga infeksionet. Kjo përfshin Lactobacillus kefiri, një probiotik unik i pranishëm vetëm në kefir. Studimet tregojnë se ky probiotik pengon rritjen e disa baktereve të dëmshme, si Salmonella, Helicobacter pylori dhe E. coli.
Gjithashtu, kefirani, një lloj karbohidrati që gjendet në kefir, ka veti antibakteriale, përmirëson shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e osteoporozës.
Osteoporoza, një gjendje që dobëson kockat rrit rrezikun e frakturave, është e zakonshme tek gratë e moshuara. Konsumimi i kalciumit është një ndër mënyrat më efektive për të mbajtur kockat të forta. Kefiri me yndyrë është burim i shkëlqyer kalciumi e vitaminës K2, që ndihmon në përthithjen e kalciumit.
Studimet në kafshë tregojnë se kefiri rrit përthithjen e kalciumit dhe përmirëson densitetin e kockave, duke ulur mundësinë për fraktura.
Kefiri mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit
Një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, e ndodh kur qelizat e trupit shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Probiotikët e pranishëm në ushqimet e fermentuara mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes së tumoreve duke stimuluar sistemin imunitar.
Studimet laboratorike tregojnë se kefiri ndihmon në luftimin e kancerit, ekstrakti i kefirit uli numrin e qelizave të kancerit të gjirit me 56%, ndërsa ai i kosit vetëm me 14%. Megjithatë, duhen më shumë studime te njerëzit për të konfirmuar këto përfitime.
Kefiri ndihmon tretjen dhe zbut shqetësimet gastrointestinale
Përmban probiotikë që ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të baktereve të mira në zorrë. Për këtë arsye, kefiri është shumë efektiv në trajtim e problemeve të ndryshme. Ato ndihmojnë në lehtësimin problemeve të tretjes, përfshirë: irritimin e zorrëve, ulçerat nga bakteret H. pylori, probleme të tjera të tretjes.
Kefiri ka pak laktozë
Produktet e zakonshme të qumështit përmbajnë laktozë, një sheqer natyral që shumë të rritur nuk mund ta tretin, gjendje e njohur si intolerancë ndaj laktozës. Gjatë fermentimit, bakteret e mira në kefir shndërrojnë laktozën në acid laktik, duke ulur ndjeshëm përmbajtjen e laktozës.
Ato prodhojnë enzima ndihmëse për tretje, shumë njerëz me intolerancë ndaj laktozës e tolerojnë më mirë kefirin sesa qumështin e zakonshëm.
Ekziston edhe mundësia për të bërë kefir pa qumësht fare, duke përdorur ujë kokosi, lëng frutash ose pije të tjera vegane.
Kefiri mund të përmirësojë simptomat e alergjive dhe astmës
Reaksionet alergjike vijnë si pasojë e ndërhyrjeve inflamatore të sistemit imunitar ndaj substancave. Njerëzit me sistem imunitar të ndjeshëm janë më të prirur ndaj alergjive dhe sëmundjeve si astma. Studimet në kafshë tregojnë se kefiri mund të zbusë inflamacionin e lidhur me alergjitë dhe astmën.
Edhe pse premtues, nevojiten më shumë studime te njerëzit për të vërtetuar këto efekte.
Kefiri është i lehtë për t’u përgatitur në shtëpi
Nëse dyshoni për cilësinë e kefirit në dyqan, mund ta përgatisni në shtëpi. Kombinuar me fruta të freskëta, kefiri bëhet ëmbëlsirë e shëndetshme.
Si të bëni kefir në shtëpi:
Shtoni 1–2 lugë gjelle kokrra kefiri në një kavanoz të vogël.
Hidhni 500 ml qumësht, mundësisht organik.
Lini pak hapësirë në majë të kavanozit e mbylleni me kapak.
Lëreni në temperaturë ambienti 12–36 orë.
Kur të fillojë të bëhet me kokrra, është gati. Kulloni e përdorni lëngun si kefir. Kokrrat e mbetura mund t’i përdorni sërish për përgatitje të re.

Fabrizio Romano e konfirmon, Arsenali transferon një yll të Chelseat

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

Bullizohej prej vitesh në internet, ylli i YouTube vetëvritet në moshën 29-vjeçare

Zvicra kufizon pranimin e refugjatëve ukrainas

Starmer: Po përdorim çdo mjet diplomatik për të ruajtur armëpushimin

Lamborghini po përgatit veturën më të fuqishme në histori – por vetëm për të zgjedhurit

Armëpushimi Izrael-Iran u arrit falë Trump”, Rutte përgëzon presidentin e SHBA-së

Pijet që rrisin imunitetin

Princ Harry ndërmerr hapin e radhës për t’u pajtuar me familjen
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore