Shëndeti

Lëngu i bizeleve për pastrimin e mëlçisë – Trajtimi 3 ditor që ju duhet

Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore dhe kanë pak kalori.

Published

on

Bizelja është një nga bimët më të para të kultivuara nga njerëzimi dhe akoma sot mbetet një nga ushqimet më të rëndësishme.

Vendlindja e bizeles është Azia perëndimore dhe Afrika e Veriut.

Gjurmë të bizeles janë gjetur që në shekullin e pestë para Krishtit në Egjipt dhe Gjeorgji.

Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore dhe kanë pak kalori.

Në një 100 gramë bizele gjenden 81 kalori.

Bizelet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folatit dhe vitaminës B6.  Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminën B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium.

Këto vlera e bëjnë bizelen të shkëlqyer kundër plakjes, për imunitetin, energjinë, kundër rrudhave, Alzheimerit, artritit, bronkitit, osteoporozës, infeksioneve urinare, për shëndetin e kockave , parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kolesterolit të lartë, diabetit dhe kancerit në stomak.

Mënyrat e gatimit të bizeles janë zierja ose gatim në avull, megjithatë të mirat e saj mund të merren edhe nëpërmjet lëngut të bizeles që me barishte dhe fruta të tjera ofron një dozë të jashtëzakonshme vitaminash dhe mineralesh.

Lëng bizelesh, spinaqi, mollë, kastraveci për detoks

Lëngu i mëposhtëm ka efekt alkalin dhe pastron organizmin nga toksinat e akumuluara gjatë ditës.

Kombinimi i spinaqit, bizeles, limonit, kastravecit dhe mollës ofron mineralet e nevojshme për rigjenerimin e organizmit, pastrimit të mëlçisë dhe hidratimit të trupit.

Përbërësit:

  • 1 grusht bizele
  • 1 filxhan çaji spinaq
  • 1 mollë jeshile e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat
  • 1 limon pa lëkurë dhe bërthama
  • Gjysmë kastraveci
  • Një majë luge çaji kripë.
Përgatitja:

Kalojini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave dhe të perimeve, shtoni kripën dhe pijeni lëngun menjëherë.

Këtë lëng mund ta pini rregullisht për tre ditë për një pastrim cilësor të organizmit nga toksinat e dëmshme që shkaktojnë një sërë sëmundjesh kronike dhe të rrezikshme. /AgroWeb.org

Continue Reading

Shëndeti

Sporti ndihmon edhe në përmirësimin e shikimit

Published

on

Sporti është një ndër aktivitetet më të vlefshme, si për t’u mbajtur në formë, por dhe për të parandaluar plakjen. Nga aktiviteti përfiton i gjithë organizim, duke përfshirë organe si zemra, aparati kardiovaskular dhe respirator, muskujt dhe artikulacionet.

Por, sipas një studimi të udhëhequr nga dy kërkues italianë të universitetit të Pizës, ka marrë nën shqyrtim ndikimin e sportit në sistemin viziv, duke analizuar fenomenin e rivalitetit biokular, ose thënë ndryshe, performancën e sinjaleve të ndryshme që vijnë përmes të dy syve.

“Kemi testuar efektet e fashimit të njërit nga sytë, për dy orë tek 20 persona të rritur në kushte të ndryshme. Një pjesë e njerëzve që morën pjesë në eksperiment qëndronin ulur për të dyja orët e fashimit, ndërsa të tjerët ishin vendosur në një pistë-biçikletë”, tregojnë studiuesit.

Shkenctarët vunë re se përgjigja e sistemi viziv tek njerëzit që ishin duke bërë aktivitet fizik, ishte më e mirë se tek ata që qëndronin ulur.

Rezualtatet e këtij studimi të botuara në revistën “Current Biology”, ka rëndësi të madhe për kërkimet klinike në lidhje me patologji të përhapura dhe të pashërueshme të syve, një ndër to i njohur si “syri dembel”.

Continue Reading

Shëndeti

Vetitë e shkëlqyera të karafilit në mjekësinë natyrale

Published

on

Këtë erëz e quajmë karafil , por është ndryshe nga karafili që kultivojmë në saksi. Emri shkencor është Eugenia Caryphyllata dhe e ka origjinën nga Indonezia. Sot kultivohen në gjithë zonën tropikale.

Kokrrat e karafilit përmbajnë flavonoide, e përbërje të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjezike e kësaj erëze.

Në Mesjetë quhej një ilaç për gjithë të këqijat.

Benefitet e karafilit

Edhe nëse nuk besoni në mrekulli, benefitet shëndetësore të kokrrave të karafilit janë konfirmuar edhe nga shkenca moderne.

Anti-inflamator – Kokrrat e karafilit lehtësojnë inflamacionin në gojë, mishrat e dhëmbëve, afte, herpes, stomatit dhe dhimbjet e fytit. Në këto raste duhen mbajtur në gojë si karamele, duhen përdorur si çaj ose si gargarë me disa pika vaj.

Tretës – Të marra në formën e çajit, kokrrat e karafilit njihen për vetitë tretëse. Ndihmojnë në punën e stomakut dhe largojnë gazrat e tepërta inestinale.

Kundra erës së keqe së gojës – Nëse keni një takim të rëndësishëm përtypni një karafil. Është shumë efikas edhe në rastet kur keni ngrënë hudhër.

Antioksidant – Një tjetër benefit është se kokrrat e karafilit janë 80 herë më antioksidante se një mollë. Kështu që konsumi i këtyre kokrrave ndihmon në luftën kundra plakjes së qelizave.

Dhimbje dhëmbësh –  Vaji esencial i karafilit është një ilaç i shkëlqyer natyral për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve. Mjafton të vendosni një kokërr karafil pranë vendit ku keni dhimbje dhe të prisni disa minuta, shkruan living.al.

Dhimbje koke – Përtypja e disa kokrrave karafila ose çaji është mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen e kokës e për të parandaluar lodhjen mendore.

Afrodiziak – Kokrrat e karafilit janë konfirmuar për fuqitë e tyre afrodiziake. Gjithashtu i japin fuqi afrodiziake çdo pjate me të cilën shërbehen.

Antimikrobik – Çaji i kësaj erëze përdoret për të luftuar mykun e lëkurës, shpesh së bashku me trumzën dhe korianderin.

Për të konservuar ushqimin – Kokrrat e karafilit pengojnë procesin e oksidimit të lipideve duke bërë që ushqimet të ruhen më gjatë.

Të vjella – Kokrrat e karafilit përdoren edhe kundër të vjellave, problemeve në tretje dhe shqetësimeve intestinale.

Si përgatitet çaji i karafilit?

Përbërësit:

3-4 kokrra karafil

1 gotë ujë

Përgatitja:

Mbushni një çajnik me ujë. Shtoni kokrrat e karafilit e vendoseni të ziejë. Mbuloni me kapak e fikni zjarrin. E lëmë për 10 minuta derisa çaji të jetë i vakët.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Pijet me sheqer ndikojnë në shëndetin mendor

Published

on

Një raport nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard ka ngritur shqetësime lidhur me konsumin e pijeve me përmbajtje të lartë sheqeri – si pijet e gazuara, lëngjet industriale të frutave dhe pijet energjike.

Personat që konsumojnë këto produkte shpesh, shfaqin më shumë simptoma të depresionit dhe ankthit, veçanërisht adoleshentët dhe të rinjtë deri 30 vjeç.

Sheqeri i tepërt ndikon në balancën e neurotransmetuesve në tru dhe në nivelet e energjisë, duke shkaktuar luhatje të humorit dhe probleme emocionale. Specialistët rekomandojnë zëvendësimin e këtyre pijeve me ujë, çajra bimorë apo smoothie natyralë, si mënyrë për të ruajtur jo vetëm formën fizike, por edhe mirëqenien mendore.

Studiuesit po ashtu paralajmërojnë se konsumimi i sheqerit në nivele të larta mund të krijojë cikël varësie ku sa më shumë të konsumoni, aq më shumë trupi dhe truri kërkojnë.

Kjo çon në luhatje të shpeshta të nivelit të sheqerit në gjak, çka ndikon negativisht në stabilitetin emocional.

Shumë vende diskutojnë vendosjen e taksave shtesë për pijet me sheqer, për të frenuar konsumin dhe rritur ndërgjegjësimin për pasojat që ato sjellin.

Siç duket, shëndeti mendor nuk varet vetëm nga mendimet, por edhe nga ajo që vendosim në gotë.

Continue Reading

Shëndeti

Shëndeti i dhëmbëve mund të ndikohet nga problemet e zemrës

Published

on

Studimet kanë zbuluar një lidhje të befasishme mes shëndetit të dhëmbëve dhe shëndetit të zemrës.

Studiuesit sugjerojnë se personat që vuajnë nga probleme të shëndetit oral, si gingiviti (inflamacion i mishrave të dhëmbëve) ose humbja e dhëmbëve, mund të kenë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Ky zbulim ka nxitur një rishikim të rëndësishëm të lidhjes ndërmjet shëndetit oral dhe atij kardiovaskular.

Infeksioni në mishrat e dhëmbëve mund të çojë në përgjigje inflamatorie të trupit, që ndikon negativisht në enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Një nga teoritë që shpjegon këtë është se bakteret që shkaktojnë infeksione në gojë mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar inflamacion në trup, përfshirë edhe në arterie.

Ky inflamacion mund të kontribuojë në ngushtimin e enëve të gjakut, duke e bërë zemrën më të mundshme për të zhvilluar sëmundje të tilla si ateroskleroza, gjendje që ndikon në furnizimin me gjak të trupit. Kjo e bën të rëndësishme kujdesin e rregullt për shëndetin oral si masë parandalimi për problemet kardiovaskulare.

Sudimi ka nxitur kërkesa për mbikëqyrje më të ngushtë të shëndetit oral dhe kardiovaskular në pacientët që kanë histori të problemeve të dhëmbëve. Specialistët sugjerojnë se  kontrolli i rregullt i dhëmbëve dhe higjiena e mirë orale mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre komplikacioneve dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Rregulli i thjeshtë i pastrimit të dhëmbëve dy herë në ditë, përdorimi i perit dentar e vizitat e rregullta te dentisti kanë ndikim të madh në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

Continue Reading

Të kërkuara