Published
3 years agoon
By
Betim GashiLëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngyrë.
Duke thënë këtë mund të kuptoni se është një paketë e plotë shëndeti që ju duhet për të kaluar çdo ditë. Me bazë selinonë që është një antiinflamator dhe stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm, kastravecin që përmban shumë ujë dhe një sërë përbërësish të tjerë plot vlera. Në veçanti selinoja është një nga vlerat më të mëdha të këtij lëngu pasi mineralet, vitaminat dhe ushqyesit që gjenden tek selinoja janë në harmoni të përkryer.
Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C. Në recetën e sotme ju tregojmë si ta përgatisni atë fare lehtë për ta konsumuar edhe ju në shtëpitë tuaja. Ky lëng do ju ndihmojë të pastroni arteriet dhe të luftoni lehtë çdo inflamacion në organizëm.
Përbërësit
2-3 shkopa selino
1 kastravec i vogël
2 gjethe kale ose spinaq
1 limon i vogël pa lëkurë
1 dardhë ose mollë
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e këtij lëngu këshillohet që të lani dhe qëroni fillimisht të gjithë përbërësit. Vendosini të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj dhe trazojini për disa minuta. Kue te shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët. Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj. Sipas dëshirës ju mund të shtoni edhe përbërës të tjerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetëshëm./AgroWeb
Kur tepër shpejt tendosni muskulin, ndodh lëndimi, d.m.th. pëlcitja e fijeve muskulore.
Sa më shumë fije të jenë të shkëputura, lëndimi është më serioz. Shkoni te mjeku nëse zona e lënduar është shtangur apo përflakur, apo nëse me rastin e lëvizjeve shkakton dhimbje të madhe. Ndërkohë, ndiqni këtë tabelë kohore të trajnerit të kondicionit, Shon Grosse.
24 orët e para deri në 48 orë
Zvogëloni dhembjen dhe ënjtjen me metodën R.I.C.E (Rest=pushim, ice=akull, Compresson = kompresioni, Elevation – elevacioni).
Mbështillni fashën elastike rreth vendit të lënduar, aq fort që të bëjë kompresonin pa ngadalësimin e qarkullimit të gjakut. Ngrini vendin e lënduar mbi lartësinë e trupit dhe pushoni duke shtuar akull në çdo 2–3 orë nga 15-20 minuta derisa jenë të zgjuar.
Xhelet kundër përflakjes, që përmbajnë ibuprofen ndihmojnë, por mos i përdorini më gjatë se 4 ditë, se çrregullojnë shërimin e muskujve.
Pas 3 deri në 4 dite
Që të pengoni shtangimin dhe dobësimin e zonës së lënduar filloni me lëvizje dhe zgjidhjen. Do të ndieni dhembje të butë, mirëpo nuk bën të matet me dhembjen nga lëndimi. Një apo dy herë në ditë, lëvizja e lehtë e zonës së lënduar në seri prej 10–20 përsëritjeve, duke shtuar vëllimin e lëvizjeve në çdo seri. Lehtë shtrini zonën e lënduar. Provoni 5–10 përsëritje me shtytje nga 30 sekonda. Ndjenja nuk është e këndshme, por do të ndihmojë.
Pas 2 deri në 3 jave
Shtoni ngarkesën me pesha, përsëritje e seri të barabarta 50% të ngarkesave të aplikuara para lëndimit. Ndërprisni shtimin e ngarkesës nëse ndieni dhembje dhe mos kaloni në nivelin pasues derisa dhembja të pushojë. Nëse në këtë fazë të shërimit hetoni shtangim a ënjtje, nëse dhembja çrregullon aktivitetet e përditshme ose nëse ndiheni jo këndshëm në pjesën e lëndimit, shkoni te mjeku. /UBT News/
Lajme të mira për ata që e adhurojnë çokollatën, pasi një studim thotë se konsumimi i rregullt i çokollatës është i lidhur me funksion më të mirë të trurit.
Sipas studimit, i cili është publikuar në “Appetite”, konsumimi i çokollatës u gjet se ishte i lidhur me performancë më të mirë të funksionit njohës në tru.
Hulumtuesit shikuan të dhënat e mbledhura gjatë një studimi të mëhershëm i cili ishte mbajtur në Nju Jork, duke matur kështu marrjen e çokollatës dhe rrezikun nga faktorët e sëmundjeve kardiovaskulare.
Pjesëmarrësit iu nënshtruan një seri testeve të dizajnuara për të matur funksionin e tyre njohës. Studiuesit gjetën se konsumimi i çokollatës ishte i lidhur me një performancë më të mirë në teste.
Hulumtuesit sugjerojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës ndihmon në mbrojtjen kundër rënies së funksionit njohës në tru, që është i lidhur me moshën.
Një neurolog ka zbuluar ilaçet e zakonshme që mund të shkaktojnë dridhje të duarve.
Dr. Baibing Chen, i cili punon në Ann Arbor, Michigan, thotë se sheh shumë pacientë me dridhje të duarve që shqetësohen se mund të kenë një çrregullim serioz të trurit, siç është Parkinsoni.
Para se t’i vlerësojë për gjendje neurologjike, Dr. Chen kontrollon çfarë ilaçesh po marrin. Ai sheh nëse pacientët marrin pseudoefedrinë, e shitur nën emrin tregtar Sudafed, ndër të tjera për bllokim të hundëve ose sinuseve, pasi dridhjet janë efekt anësor i këtij ilaçi pa recetë.
Kjo ndodh se dekongjestionuesi stimulon sistemin nervor qendror e nxit lirimin e norepinefrinës, një neurotransmetues i lidhur me vigjilencën dhe gjallërinë – gjë që çon në efekte anësore si nervozizmi, ankthi dhe dridhjet.
Simptomat shtohen kur ilaçi merret në doza të larta ose nga të ndjeshmit, vlen për amfetaminat që përdoren për trajtimin e ADHD-së, si Adderall. “Këto mund të rrisin aktivitetin e sistemit nervor dhe ndonjëherë të shkaktojnë dridhje ose lëkundje,” thotë Dr. Chen në TikTok.
Më tej, neurologu analizon përdorimin e antidepresivëve, ai thotë se frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës që janë klasë antidepresivësh që rrisin nivelet e serotoninës në tru, mund të shkaktojnë dridhje.
FDA ka miratuar pesë SSRI për trajtimin e depresionit: Citalopram, Escitalopram, Fluoxetine, Paroxetine dhe Sertraline. Disa s’kanë efekte anësore, e shumë efekte zhduken pas javëve të para, përveç dridhjeve, ilaçet shkaktojnë shqetësime, djersitje dhe dhimbje koke.
Dr. Chen thotë se antidepresivi triciklik amitriptilina shkakton të njëjtën reaksion. Antipsikotikët që përdoren për trajtimin e simptomave psikozike si halucinacionet, deluzionet dhe mendimi i çrregullt, shkaktojnë dridhje.
Litiumi, një stabilizues i humorit, është “i njohur për të shkaktuar ose përkeqësuar dridhjet, veçanërisht në nivelet e larta në gjak”.
Dr. David Osser, profesor i asociuar i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, thotë se dridhjet e shkaktuara janë “ të zakonshme dhe të padëshiruara nga pacientët”, dhe ankthi i përkeqëson ato. Për t’i zbutur sugjeron mbajtjen e nivelit të ulët të litiumit dhe reduktimin e ilaçeve tjera që shkaktojnë dridhje, si kafeina. Një tjetër shkaktar, sipas Dr. Chen, janë ilaçet për astmën, ilaçet e përshkruara për pacientët me astmë, si albuterol, salmeterol e arformoterol, shkaktojnë dridhje. Deri në 20% e njerëzve që marrin këto ilaçe zhvillojnë dridhje.
Dr. Chen përmbyll informacionin e tij duke renditur disa ilaçe të tjera që duhen pasur parasysh për shkaktimin e dridhjeve.
Ilaçet kundër krizave epileptike shkaktojnë dridhje se ndërveprojnë me sistemin nervor qendror, ilaçet antiaritmike që përdoren për trajtimin e rrahjeve të çrregullta të zemrës kanë ndikim të ngjashëm. Steroidet janë tjetër grup në listën e Dr. Chen që shkaktojnë dridhje.
Me prednizonin, një nga steroidet më të përshkruara në SHBA, disa nga efektet anësore që ndodhin, nëse përdoret në sasi të mëdha ose për periudha të gjata, përfshijnë ndjesi shpimi gjilpërash në fytyrë dhe gjymtyrë, ngërç të muskujve dhe dridhje të pakontrollueshme të duarve.
Mjeku përmend një shkaktar; Stimulantët. Kafeina, që konsumohet përmes çajit, kafesë, pijeve me gaz, shkakton dridhje të duarve nëse konsumohet në sasi të mëdha, veçanërisht te individët që janë të ndjeshëm ndaj efekteve stimuluese. /UBT News/
Shëndeti
Ruani shëndetin e syve: Identifikimi dhe parandalimi i faktorëve të rrezikut
Published
3 days agoon
December 20, 2024Shëndeti i syve është aspekt i rëndësishëm i mirëqenies sonë, por shumë shpesh e injorojmë deri sa të shfaqen probleme.
Ka faktorë rreziku që ndikojnë në shëndetin e syve, përfshirë moshën, gjenetikën, ekspozimin ndaj dritës së diellit dhe përdorimin e dëmshëm të ekraneve për periudha të gjata. Është thelbësore të kuptojmë këta faktorë për të mbrojtur shëndetin vizual.
Mosha e gjenetika janë dy faktorë që ndikojnë në shëndetin e syve, ndryshimet që ndodhin me kalimin e moshës çojnë në sëmundje si katarakti e degjenerimi makular. Një histori familjare e sëmundjeve të syve rrit rrezikun e zhvillimit të këtyre kushteve.
Nëse keni anëtarë të familjes që vuajnë nga sëmundje të tilla, është e rëndësishme të bëni kontrolle të rregullta e të jeni të vetëdijshëm për shenjat e hershme të problemeve vizuale. Ekspozimi ndaj diellit është problem serioz, rrezatimi UV dëmton retinën e rrit mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve si katarakti e degjenerimi makular. Përdorimi i syzeve me mbrojtje UV është mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur sytë. Kjo veprimtari preventive është e rëndësishme verës, kur jemi në mjedise të hapura.
Përdorimi i ekraneve moderne, si telefonat e kompjuterët ka ndikim negativ. Përdorimi i vazhdueshëm i pajisjeve shkakton lodhje dhe tharje të syve e përkeqësim të shikimit. Ka rregull të njohur, që quhet 20-20-20: çdo 20 minuta, shikoni diçka në distancë 20 metra për 20 sekonda. Ky zakon ndihmon në lehtësimin e lodhjes së syve por si të kujdesemi për sytë?
Kontrolli i rregullt është thelbësor, vizitat te okulisti janë të rëndësishme për parandalim të problemit. Një kontroll i thjeshtë identifikon problemet e mundëson trajtim. Mbrojtja nga dielli është aspekt i rëndësishëm i kujdesit. Përdorni syze që filtrojnë rrezet UV. Jo vetëm që kjo i mbron sytë nga dëmtimi, por parandalon shfaqjen e rrudhave rreth syve.
Një dietë e pasur me vitamina është esenciale për sytë. Ushqimet që janë të pasura me vitaminë A, C dhe E, si karotat dhe domatet ndihmojnë në ruajtjen e syve. Përveç kësaj, shmangia e duhanit është element thelbësor në ruajtjen e shëndetit të syve.
Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe kataraktit. Nëse jeni duhanpirës, kërkoni ndihmë për të lënë duhanin; shëndeti juaj, duke përfshirë shëndetin e syve tuaj, do të përfitojë ndjeshëm. Përmes kujdesit të duhur dhe këndvështrim të përgjegjshëm ndaj stilit të jetesës, është e mundur të mbani sytë tuaj të shëndetshëm dhe të parandaloni probleme që shfaqen me kalimin e kohës.
Kujdesi për shëndetin e syve është investim në mirëqenien afatgjatë, nuk është kurrë vonë për të filluar të merremi seriozisht me këtë. /UBT News/
Kuba goditet nga një tërmet me magnitudë 5.9, s’ka raportime për dëme
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
Sulmi në tregun e Krishtlindjes, rritet presioni ndaj autoriteteve gjermane
Këto libra duhet të lexoni gjatë festave të fundvitit
Haxhiu: Nëse Prokuroria Speciale është e interesuar ta marrë dëshminë e Kurtit mos ta refuzojë kërkesën e tij
Franca mban ditë zie për vdekjet nga cikloni Mayotte
Diego Simeone, trajneri më i mirë i muajit në La Liga
UBT i pari institucion nga Kosova dhe rajoni në GreenMetric për qëndrueshmëri dhe ndryshime klimatike
Përditësohet Manuali i Restaurimit, dokument thelbësor për pasuritë kulturore
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman