Shëndeti

Lëng molle me karrotë

Zbuloni të mirat dhe përfitimet që merr organizmi menjëherë.

Published

on

Të apasionuarit pas lëngjeve të frutave me siguri e adhurojnë kombinimin e këndshëm mes karrotës dhe mollës. Përfitimet që vijnë prej lëngut të të dyjave janë krejt të larmishme. Karrota e ushqen organizmin me beta karoten, vitaminat A, C dhe B, bakër, kalçium, mangan, fosfor dhe antioksidantë.

Ndërkohë, molla ofron fibër, vitaminë A, proteinë, vitaminë C, B, kalium dhe fosfor. Nëse i kombinoni të dyja së bashku atëherë molla me karrotën do ju ndihmojnë për problemet e mëposhtme.

Mbani larg radikalet e lira
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë antioksidantë që zmbrapsin radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat.

Zbusni rrezikun e diabetit
Polifenolët tek molla ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe përthithjen e glukozës.

Mbani peshë më të mirë
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban pak kalori dhe aspak yndyrna apo kolesterol. Ky lëng ofron fibra që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.

Parandaloni sëmundjet e zemrës dhe isheminë
Fibra tek molla parandalon përthithjen e kolesterolit të keq në gjak. Kaliumi nga ana tjetër mban nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.

Sy të mprehtë
Lëngu i karrotës dhe mollës garanton shëndet të mirë të syve falë vitaminës A.

Imunitet më të fortë
Karrota me mollën përmbajnë antioksidantë të cilët e ndihmojnë sistemin imunitar të jetë më i mbrojtur.

Kocka dhe dhëmbë të fortë
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë kalçium, një mineral i dobishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Shëndeti i traktit urinar
Mineralet dhe fibra luajnë rol pastrues për të gjithë sistemin urinar.

Kujdes
Ky lëng është padyshim i shëndetshëm, por duhet të tregoni kujdes me konsumin e tij. Nëse e teproni, karrota mund ta dëmtojë, për shkak të sasisë së lartë të fibrës. Nëse e teproni fibra mund të ndërveprojë negativisht me shtresën e brendshme të zorrëve./AgroWeb

Shëndeti

Shtatë arsye pse duhet t’i përfshini fiqtë në dietën tuaj

Published

on

Fiqtë nuk janë vetëm një frut i shijshëm me të cilin na pëlqen të ëmbëlsojmë ditët e verës,  janë një burim natyror i lëndëve ushqyese të vlefshme që bëjnë mrekulli për trupin tonë.

Qoftë të konsumuara të freskëta apo të thata, fiqtë përmbajnë lëndë ushqyese të shumta që kanë efekt pozitiv në trup dhe mendje.

Ja shtatë arsye pse duhet t’i përfshini në dietë sa më shpesh të jetë e mundur.

Fiqtë janë të pasur me magnez, një mineral që ndihmon në luftimin e stresit e lodhjes, mbron sistemin nervor dhe kontribuon në shëndetin e kockave dhe trurit. Fiqtë e thatë dallohen sepse përmbajnë dukshëm më shumë magnez sesa ata të freskët, kështu që janë një zgjedhje e shkëlqyer kur keni nevojë për një dozë shtesë të këtij minerali të rëndësishëm.

Fiqtë përmbajnë gamë mineralesh të dobishme si kalcium, hekur, kalium, fosfor dhe bakër, si dhe vitamina B6, C dhe beta-karoten.

Për shkak të këtij diversiteti, fiqtë ndihmojnë në forcimin e imunitetit, mbështetjen e shëndetit të zemrës, ruajtjen e energjisë dhe ekuilibrit në trup. Fiqtë janë të pasur me fibra dietike, që ndihmojnë në tretjen e duhur dhe ulin nivelet e kolesterolit në gjak.

Fibrat e tretshme, si pektina, stimulojnë tretjen, dhe prania e triptofanit ndihmon me pagjumësinë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Falë përmbajtjes së lartë të sheqernave natyralë, fiqtë shërbejnë si burim natyror energjie që nxit përqendrim e qartësi mendore më të mirë.

Megjithatë, fiqtë e thatë përmbajnë më shumë sheqer sesa ata të freskët, kështu që rekomandohet moderim, për njerëzit me nivele të larta të sheqerit në gjak. Fiqtë e thatë janë meze e lehtë dhe ushqyese, veçanërisht kur kombinohen me arra. Ky kombinim ofron një ndjesi ngopjeje afatgjatë dhe energjinë e nevojshme për aktivitet fizik, duke i bërë ato një zgjedhje të shkëlqyer për atletët rekreativë dhe atletët.

Ata përmbajnë sterole bimore që lidhen me molekulat e kolesterolit në zorrë e kështu zvogëlojnë përthithjen e tij. Konsumi i rregullt i tyre ndihmojë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit në gjak dhe të kontribuojë në shëndetin e zemrës.

Fiqtë janë të gjithanshëm, hahen të freskëta veçmas, të shtohen në sallata, përdoren me djathëra a të përdoren për të bërë komposto, reçelra dhe ëmbëlsira. Shija e tyre e ëmbël shkon edhe me gatime të kripura, dhe fiqtë e thatë përdoren për të bërë çajra freskues dhe qetësues.

Continue Reading

Aktualitet

Agjencia e Kosovës për Akreditim i reagon Odës së Fizioterapeutëve

Published

on

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) kanë reaguar lidhur me deklaratat e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës. Në njoftim thuhet se AKA dhe KShC si organ vendimmarrës i saj, njofton opinionin se ka shqyrtuar kërkesën e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës për pezullimin e vendimit të KShC-së, por KShC ka konstatuar se kërkesa nuk ka bazë ligjore, pasi OFK nuk është palë në procedurën administrative të akreditimit.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, KSHC ka konstatuar se kërkesa nuk ka bazë ligjore, pasi OFK nuk është palë në procedurën administrative të akreditimit. Vendimi i KShC është marrë pas zhvillimit të plotë të procedurave ligjore dhe në përputhje me ligjet përkatëse për arsimin e lartë, administratën publike dhe akreditimin”, thuhet në njoftim.

Më tej në reagim thuhet se AKA konfirmon se programi në fjalë është vlerësuar nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë sipas standardeve të akreditimit dhe nuk ka pasur aplikim retroaktiv të ndonjë norme, pasi aktet nënligjore dhe standardet e reja kanë qenë në fuqi dhe janë komunikuar me kohë të gjitha institucioneve të arsimit të lartë.

“Pretendimi për aplikim të parakohshëm të standardeve nuk qëndron, pasi standardet e përditësuara janë miratuar dhe publikuar në fillim të vitit 2024 dhe institucionet janë përfshirë në procesin e hartimit të tyre. Këto fakte jemi të gatshëm t’i ballafaqojmë në gjykatë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në reagim thuhet se misioni i Odës së Fizioterapisë është që të jetë në shërbim të të gjithë komunitetit të fizioterapeutëve dhe të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

“Duke marrë parasysh faktin se drejtuesit e Odës dhe personat e afërt të tyre punojnë në kolegje private, ata nuk paraqesin palë neutrale në këtë rast. AKA është institucion kredibil, me kredenciale ndërkombëtare, e regjistruar në EQAR si anëtare me të drejta të plota, prandaj garanton të gjithë studentët se të gjitha programet e studimit të akredituara në Kosovë janë të nivelit ndërkombëtar”, thuhet në fund të reagimit.

Sot, gjatë ditës, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK), në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi kundër Agjencisë Kosovare për Akreditim (AKA), lidhur me vendimin për akreditimin e programit për Fizioterapi dhe Rehabilitim në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë.

/S.K/KP/

 

Continue Reading

Shëndeti

A e dini çfarë të hani nëse keni uri natën para gjumit?

Published

on

Ndoshta të gjithë e dimë që të hash diçka të lehtë para gjumit nuk është e këshillueshme, por shpesh është joshëse.

Në një botë ideale, të gjithë do të hanim një darkë të bollshme dhe të shëndetshme, pastaj diçka të ëmbël për ëmbëlsirë, dhe disa orë më vonë do të mbështilleshim në shtrat dhe do të flinim gjithë natën, me barkun plot deri të nesërmen.

Jeta nuk është aq e thjeshtë, rrimë zgjuar më vonë seç duhet, nuk kemi kohë të hamë darkë se kthehemi vonë në shtëpi, ose na zë uria në mbrëmje para gjumit. Prej kohësh ekziston një teori se të hash para gjumit lidhet me shtimin në peshë, por megjithëse kjo është një mit, ajo që hani para gjumit mund të ndikojë në peshën tuaj me kalimin e kohës, si dhe në gjumin tuaj të qetë dhe të shëndoshë.

Çfarë duhet të zgjedhim për vaktin e fundit të ditës që do të na shuajë urinë, por nuk do të na prishë gjumin?

Nutricionistët kanë përpiluar një listë me ushqime që janë zgjedhjet më të mira për një vakt para gjumit.

Arra

“Grumbullima në stomak gjatë natës është mënyra e trupit për t’ju thënë se do më shumë kalori dhe lëndë ushqyese”, tha Tracy Lockwood Beckerman , një dietologe e regjistruar, duke shtuar se duhet të synoni të hani ushqime që ju ofrojnë vlerën më të madhe ushqyese pa pasur nevojë për ndonjë përgatitje. Kjo është ajo që i bën arrat një zgjedhje kaq të shkëlqyer.

“Arrat janë të pasura me kalcium, magnez, vitaminë B, proteina dhe yndyrna të shëndetshme për zemrën, si omega-3 me bazë bimore. Meqenëse arrat përmbajnë kaq shumë lëndë ushqyese të dobishme, hulumtimet treguan se konsumimi i arrave ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2 dhe faktorëve të tjerë të rrezikut kardiometabolik”, shpjegon ai.

Banane

Përveçse janë të shijshme, bananet ju ndihmojnë të flini. “Bananet përmbajnë kalium, është relaksues natyral i muskujve dhe ndihmon me gjumin. Ato përmbajnë triptofan, i cili jo vetëm që përmirëson humorin, por mund t’ju ndihmojë të flini mirë natën”, thotë Beckerman.

I’a vlen të përmendet se bananet përmbajnë sasi të konsiderueshme sheqeri, rreth 15 gramë për banane. Ndërsa shumë sheqer mund të prishë gjumin, sheqeri në banane është natyral dhe do të ketë më pak ndikim në sheqerin në gjak sesa sheqernat e rafinuar. Dhe bananet kanë mjaftueshëm përfitime të tjera për t’i bërë ato një meze të vlefshme para gjumit – dhe një që nuk ka gjasa të prishë gjumin tuaj.

Arra me çokollatë

“Nuk mund të gaboni me çokollatën e zezë dhe arrat për të shuar urinë para gjumit, falë proteinave stabilizuese të gjakut dhe yndyrnave të shëndetshme që gjenden në arra”, shpjegoi Beckerman.

Çokollata e zezë njihet si sasia e duhur e ëmbëlsisë, përmban kafeinë. Një copë çokollate e zezë me 70 deri 85 përqind kakao ka 80 miligramë. Një filxhan kafe ka 100 miligramë. Nëse hani një grusht arra të mbuluara me çokollatë të zezë, nuk ka gjasa të pini sasinë e një cope kafeine, por kafeina na prek të gjithëve, nëse e dini që nuk mund të flini kur pini sasinë më të vogël, anashkaloni çokollatën.

Kos grek me bajame dhe manaferra

Nëse nuk ju shqetëson të gatuani një vakt, me këtë nënkuptojmë përzierjen e përbërësve, dietologia e regjistruar Abby Vichill rekomandon kos grek me bajame dhe manaferra. Shumica e njerëzve e konsiderojnë një ushqim për mëngjes, por është mundësi e shkëlqyer para gjumit.

“Ky është opsion i shkëlqyer se ka ekuilibër të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave. Karbohidratet janë në manaferra (dhe në kos), proteinat janë në kos dhe yndyrat janë në bajame. Konsumimi i një vakti me bazë karbohidratesh, proteinash dhe yndyrnash para gjumit ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të sheqerit në gjak dhe parandalon që trupi juaj të zgjohet gjatë natës për glukozë”.

Kek orizi me gjalpë kikiriku

Vichill thotë se ky është tjetër ushqim i shkëlqyer para gjumit, gjalpi i kikirikut përmban proteina dhe yndyrë, biskotat e orizit përmbajnë karbohidrate. Siç e përmendëm më parë, kjo treshe është e shkëlqyer për të mbajtur të ekuilibruar sheqerin në gjak gjatë gjithë natës.

Kërpudha shiitake të thata

Kërpudhat shiitake janë një nga burimet më të mira bimore të vitaminës D, e cila është thelbësore për gjumë të mirë. “Vitamina D luan një rol në prodhimin e melatoninës dhe duam të sigurohemi që ky hormon të merret për të siguruar një gjumë me cilësi të lartë”, tha ajo.

Si ta shmangni urinë para gjumit?

Ndërsa është në rregull të hash diçka para gjumit, nëse nuk do, mund të përpiqesh të shuash urinë. “Unë rekomandoj të marrësh mjaftueshëm kalori më herët gjatë ditës. Mos prit deri në darkë për të ngrënë dy të tretat e totalit të kalorive”, tha Vichill.

“Mundohu të hash 25-30 gramë proteina në çdo vakt dhe tre deri në pesë racione perime të pasura me fibra në drekë dhe darkë.”

Beckerman shton se trupat tanë bëjnë “inventar ushqimor” në fund të ditës e vendosin se çfarë mund të kenë humbur. “Mund të përjetojmë një valë të dytë urie para gjumit nëse trupi nuk ndihet i ushqyer dhe i ekuilibruar me vitaminat dhe mineralet e duhura”, tha ajo.

Dhe nëse kjo ndodh, mos e luftoni – thjesht ofrojini trupit tuaj pak ushqim. Nuk ka asgjë të keqe me një meze të shijshme para gjumit.

Continue Reading

Shëndeti

Mos bëni dush në darkë, do të keni probleme me shëndetin

Published

on

Është mirë të shtrihesh në shtrat i/e pastër pas një dushi të ngrohtë. Por nga pikëpamja mjekësore, larja para gjumit nuk është mënyra më e mirë për të mbyllur një ditë të gjatë.

Në fakt, ky zakon në dukje i shëndetshëm, mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

“Bright Side” tregon pse dushi para gjumit mund të mos jetë aq relaksues sa mendoni.

Gjumi mund të mos ju zërë kollaj

Një dush i nxehtë para gjumit duket relaksues, por mund t’ju lërë zgjuar. Kjo se kur njeriu përgatitet për të fjetur, temperatura e trupit ulet. Dushi i nxehtë rrit temperaturën duke i dhënë trupit sinjalet e gabuara. Zgjidhja më e mirë është të bëni dush me ujë të vakët një ose dy orë para gjumit.

Mund të bëjë që zemra të rrahë më shpejt

Nëse zemra ju rreh më shpejt pas një dushi të nxehtë, duhet të dini që ka shpjegim shkencor. Uji i nxehtë ngre presionin e gjakut dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se kjo shkakton stres. Kur zemra juaj rreh në këtë mënyrë, e keni të pamundur të flini dhe kjo mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.

Mund të shtoni në peshë

Dushi pas ngrënies ngatërron sistemin tretës e ju bëjë të shtoni peshë. Tretja kërkon rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e stomakut, dushi bën që gjaku të rrjedhë në pjesë të tjera të trupit. Nëse duhet të laheni patjetër, prisni 30 minuta pasi të keni konsumuar ushqim.

Flokët tuaj do të dëmtohen

Dushi para gjumit mund të bëjë të flini me flokë jo të thara mirë. Fjetja ashtu bën që jastëku të thithë lagështi e krijon mjedis të përsosur të për rritjen e baktereve të dëmshme. Kjo shkakton probleme të ndryshme me skalpin e kokës, si kruajtje, irritim lëkure dhe zbokth.

Burimi: Panorama

Continue Reading

Të kërkuara