Kronika e zezë

Lëndohet pasi rrëzohet nga një objekt në Fushë Kosovë

Publikuar

Një person deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga objekti në Fushë Kosovë dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës në të cilën viktima ka qenë duke punuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Kronika e zezë

​Një muaj paraburgim për personin që u prezantua si agjent i CIA-s e që lidhet me rastin e Bedri Rexhepit

Publikuar

nga

S.G i është caktuar masa e paraburgimit pasi që ai mashtroi duke u prezantuar si agjent i CIA-s ku edhe kërkoi para për të zbardh rastin e Bedri Rexhepit i cili është zhdukur përreth 4 muaj më parë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar se S.G kishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale vëllain e Bedriut ku ishte prezantuar si Ardian O’Neil Bajraktari, dhe ID kartelë të falsifikuar.

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, S.G u kishte thënë familjarëve të Bedriut se ai gjendej në burgun e Nishit në Serbi dhe se për ta nxjerr atë fillimisht duheshin 3 mijë deri në 4 mijë euro.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.G. për shkak të veprave penale Mashtrimi nga neni 323 të KPRK-së, Shantazh nga neni 329 të KPRK-së, Prezantimi i rremë si person zyrtar nga neni 409 të KPRK-së, Falsifikim i dokumentit nga neni 390 të KPRK-së dhe Manipulimi i provave nga neni 389 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.G. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit S.G. paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 185 dhe nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në komunikatë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar gjithë rastin si kishte ndodhur.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.G. me datë 30.07.2021, në Hib Petrol në Prishtinë, i ka vënë në lajthim familjarët e të dëmtuarit B.R. i cili është i zhdukur, duke paraqitur fakte të rreme kinse për gjetjen e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore në atë mënyrë që ka kontaktuar përmes mesengerit vëllain e B.R., V., duke u prezantuar si agjent i CIA-s Amerikane, është aranzhuar një takim në mes tyre ku është prezantuar me emrin Ardian O’Neil Bajraktari, duke ja prezantuar një ID kartelë të falsifikuar në shpejtësi, duke i thënë së është i gatshëm ta gjejë vëllain dhe ka kërkuar që komunikimi të bëhet përmes emalit [email protected] dhe pas shkëmbimit të disa emaleve i dyshuari i ka thënë të dëmtuarit V.R. se ka komunikuar me autoritetet në Serbi dhe ka kuptuar se vëllai i tij i zhdukur gjendet në burgun e Nishit në Serbi dhe për ta nxjerrë prej aty, fillimisht i nevojiten 3000 deri 4000 euro dhe me qëllim që ta bind V.R., i njëjti ja ka dërguar disa emaile në gjuhën serbe dhe angleze se kinse e ka konfirmuar nga zyrtarët e Serbisë ku këtë komunikim ja ka përcjell tani të dëmtuarit V.R. duke cekur se këtë komunikim e ka kthyer qeveria e Serbisë në emër të Milorad Petkoviq, ku më pas e kanë lënë të takohen më datë 02.08.2021, për t’i marrë paratë te Hib Petroli afër stacionit të autobusëve dhe aty është arritur të ndalohet dhe arrestohet nga Policia e Kosovës”, tregon Gjykata. 

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia e ndalon kontrabandën e peshkut në veri të Kosovës

Publikuar

nga

Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, sot në fshatin Sarpel KK Leposaviq, ka ndaluar një automjet me drejtues B.B. shtetas kosovar.

I dyshuari është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative.

Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’.

“Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës, i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Dënohet me 18 vjet burgim për vrasje të rëndë

Publikuar

nga

I akuzuari S.LL është shpallur fajtor dhe është dënuar me 18 vjet burg për një vrasje të rëndë.

I akuzuari këtë vrasje e kishte kryer si bashkautor në vitin 2016.

Sipas Gjykatës Themelore të Prishtinës në numërimin e ditëve të vuajtjes së dënimit të të akuzuarit hyjnë edhe ato pesë vjetët e paraburgimit.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e një personi nga zjarret në Malishevë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Malishevë, rreth orës 02:30 të datës 03.08.2021 është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF), se një person i gjinisë mashkullore (viti i lindjes 1957), është sjellë pa shenja jete nga familjarët në këtë institucion shëndetësor.

“Njësitet relevante policore (patrulla dhe hetuesia), i janë përgjigjur rastit. Sipas deklaratave të familjarëve, dyshohet se viktima diku rreth orës 01:00 pas mesnate më datë (03.08.2021) ishte zgjuar dhe kishte shkuar tek shtalla e tij e cila ishte përfshirë nga zjarri, më 02.08.2021, që të sigurohej nëse zjarri ishte shuar plotësisht apo nëse është riaktivizuar. Familjarët e kishin gjetur viktimën rreth një orë më vonë dhe e kishin dërguar në QKMF”, thuhet nga policia.

Sipas policisë, më 02.08.2021 si pasojë e zjarrit ishte djegur një pjesë e shtallës së tij, e cila dyshohet të jetë djegur si pasojë e lidhjeve të shkurtëra në rrjet elektrik shkaku i erërave të forta. Zjarri ishte shuar nga zjarrfikësit në të njëjtën ditë rreth orës 19:00, pra më datë 02.08.2021.

“Dyshimet e mjekut kujdestar janë se i njëjti mund të jetë ngulfatur/asfiksuar nga tymi i shtallës e cila edhe pse zjarri ishte shuar ende tymonte. Pas konsultimeve me prokurorin e shtetit rasti është kualifikuar si ‘hetim i vdekjes’, për hetim të rastit janë angazhuar hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale Gjakovë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje nga policia.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara