Kronikë e zezë

Lëndohen rëndë dy persona në vendin e punës në Prizren

Viktima bëhet e ditur se ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në raste të ndara janë lënduar rëndë të mërkurën në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, njëri rast ka ndodhur në fshatin Krushë e Vogël rreth orës 10:00.

Viktima bëhet e ditur se ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Fshati Krushë e Vogël, Prizren 26.07.2023 – 10:00. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin 24-orësh.

Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti i iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” është në procedurë hetimore.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 15:50, kur një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, pasi që derisa ka qenë duke punuar në një kompaninë ndërtimi, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore

“Prizren 26.07.2023 – 15:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që derisa ka qenë duke punuar në kompaninë ndërtimi, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet tutje në raport.

Është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti i cili është iniciuar si “Asgjësim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse” është në procedurë hetimore.

Lajmet

12 armë të konfiskuara dhe 15 të arrestuar gjatë një jave në Mitrovicë

Published

on

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka zhvilluar gjatë javës së fundit aktivitete të shtuara operative dhe parandaluese për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 12 armë zjarri dhe janë arrestuar 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të aktiviteteve në trafik, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,390 gjoba, ndërsa janë vendosur edhe 9 masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjeteve motorike, për kundërvajtje të ndryshme.

Policia e Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet operative dhe parandaluese, me synim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Mitorvicën e Veriut

Published

on

By

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në Mitrovicën e Veriut në orët e vona të mbrëmjes është raportuar për zhdukjen e një burri.

Rastin e ka paraqitur gruaja e tij, duke thënë se ishte larguar nga shtëpia disa dit më parë dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicën e Veriut

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut.

Autoritetet policore kanë njoftuar se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’i nënshtruar obduksionit, nga ku pritet të sqarohen rrethanat dhe shkaqet e plota të vdekjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre raste të armëmbajtjes pa leje në Gllogoc, Podujevë dhe Ferizaj

Published

on

Tre raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar më 16 gusht në Gllogoc, Podujevë dhe Ferizaj.

Në fshatin Gllobar të Gllogocit, një person është arrestuar pasi dyshohet se gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe tetë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Një rast i ngjashëm është raportuar edhe në fshatin Bradash të Podujevës. Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu. Në këtë rast janë sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe shtatë gëzhoja. Edhe ky person është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt, një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur një person tjetër. Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri gjysmëautomatike, e cila dyshohet se i përket babait të të dyshuarit./A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara