Vera dhe temperaturat e larta mund të çojnë shpejt në dehidratim, nëse nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme marrjes së lëngjeve.
Dehidratimi nuk është shkaktar i lodhjes e dhimbjeve të kokës, ndikon në shumë funksione, përfshirë tretjen, ekuilibrin e elektroliteve, funksionin e zemrës.
Rekomandohet të ndiqen disa këshilla për të ruajtur hidratimin e duhur gjatë ditëve të nxehta dhe për të mbrojtur trupin nga pasojat negative të dehidratimit.
Më poshtë paraqesim pesë mënyra efektive për të ruajtur hidratimin optimal.
Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës
Hapi më i rëndësishëm për ruajtjen e hidratimit është marrja e rregullt e ujit. Të rriturit të pinë të paktën 2 deri në 2.5 litra ujë në ditë, e madje edhe më shumë në kushte të ngrohta. Është e këshillueshme që uji të pihet në sasi të vogla gjatë gjithë ditës, në vend që të pritet derisa të ndjeni etje.
Etja është shenjë se dehidratimi fillestar ka ndodhur, është e rëndësishme të jeni proaktivë në marrjen e lëngjeve. Edhe pse lëngjet tjera janë të dobishme, uji mbetet mënyra më e pastër dhe më e shëndetshme e hidratimit.
Përfshini fruta dhe perime të pasura me ujë
Përveç ujit, frutat dhe perimet mund të jenë burim i shkëlqyer hidratimi. Shumë lloje frutash dhe perimesh përmbajnë përqindje të madhe uji, gjë që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup. Kastraveci, domatja, shalqiri, portokalli dhe luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me ujë.
Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina, minerale dhe fibra që mbështesin hidratimin dhe shëndetin e përgjithshëm. Shtoni në vakte e ushqime të lehta për të rritur marrjen e lëngjeve ndërsa shijoni ushqime të shëndetshme.
Shmangni alkoolin dhe kafeinën
Edhe pse shumë njerëz e shijojnë kafenë, çajin apo alkoolin, këto pije kanë efekt diuretik, e stimulojnë trupin të nxjerrë më shumë lëngje sesa merr. Kjo mund të çojë në dehidratim, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta. Ekspertët rekomandojnë uljen e konsumit të alkoolit dhe pijeve me kafeinë, pasi ndikojnë negativisht në ekuilibrin e lëngjeve në trup. Nëse pini kafe ose alkool, është e rëndësishme të kompensoni humbjen e lëngjeve me konsum shtesë uji.
Pini pije me elektrolite
Gjatë ditëve të nxehta, kur djersitemi, përveç ujit është e nevojshme të rimbushen elektrolitet si natriumi, kaliumi dhe magnezi. Elektrolitet ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup dhe mbështesin funksionimin e duhur të muskujve dhe sistemit nervor. Pijet sportive me pak sheqer mund të jenë mënyrë e shkëlqyer për të zëvendësuar elektrolitet e humbura. Pirja e pijeve me elektrolite është veçanërisht e rëndësishme për ata që kalojnë kohë në diell.
Bëni pushime të shkurtra dhe të rregullta në hije
Ekspozimi në diell rrit nevojën për hidratim. Përveç marrjes së rregullt të ujit, është e rëndësishme të kaloni kohë në hije, nëse qëndroni në ambient të hapur.
Ekspozimi ndaj temperaturave të larta rrit rrezikun e dehidratimit dhe goditjes nga nxehtësia, prandaj kujdesuni të ndërprisni aktivitetet në intervale të rregullta dhe të freskoheni në vende të mbrojtura.
Ruajtja e hidratimit në verë nuk është çështje komoditeti, por aspekt thelbësor i kujdesit për shëndetin. Ndiqni këto hapa të thjeshtë për ta kaluar sezonin e nxehtë në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme.