Lajmet

Lekaj për tri kushtet e Kurtit: E pranueshme veç kushti për Radojiçiqin, të tjerat janë elektorale dhe populiste

Published

on

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se takimi ndërmjet i 26 qershorit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, po i dërgon vendet larg marrëveshjes bazë. Sipas Lekajt, përveç kërkesës për dorëzim të Radojiçiqit, dy kushtet tjera janë populiste.

Krahas këtij kushti për dorëzim të kryekriminelit serb, kërkohet edhe nënshkrimi i marrëveshjes dhe anulimi i letrës së Bërnabiqit ku thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial. Sipas deputetit të AAK-së, këto kushte e dëmtojnë Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare.

“Sa i përket takimit Kurti dhe Vuçiq mendoj që edhe përpara e kam potencuar që nuk është prej takimeve të tilla diçka sepse janë larg implementimit të marrëveshjes bazë dhe mendoj që në këtë drejtim Kurti më tepër po ik marrëveshjes së plotë dhe që në atë marrëveshje nuk është njohja e reciproke dhe nuk e di këto veprime të Kurtit a shkojnë në dëm a po të mirë të Kosovës por një e di që ato veprime janë më tepër elektorale populiste se sa për të zgjedhur çështje të caktuara. Ne i kuptojmë mirë që edhe kërkesa për Radojiçiqin duhet të jetë ashtu por sa i përket dy kërkesave tjera është marrëveshja bazë që e ka pranuar Kurti por që ka kërkuar firmosje dhe dihet që firmosja në marrëveshjet ndërshtetërore nuk paraqesin probleme nëse nuk janë të nënshkruara, prandaj kjo është lojë e zotëri Kurtit, politikë elektorale populiste që po e dëmton Kosovën edhe tek faktori ndërkombëtar se në agjendat ndërkombëtare, Kosova nuk po shikohet si para ardhjes së Kurtit”, ka thënë Lekaj.

Sipas Lekajt, Qeveria duhet të krijojë një strategji më të mirë në dialog dhe të koordinohet me faktorin e brendshëm dhe të jashtëm.

“Mendoj që veprimet e shpejta ad-hoc të pakoordinuara kanë ndikuar dukshëm dhe janë shqetësuese për ne dhe qytetarët. Prishja e raportit me Bashkimin Evropian, përfshirë edhe ShBA-në, unë mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të krijoj një strategji dalëse nga kjo situatë e dialogut duhet të koordinohet me faktorin e brendshëm dhe të jashtëm. Duhet transparencë dhe të komunikoj me opozitën, me shoqërinë civile e pastaj të ulën dhe të përfundoj ky dialog që është stërzgjatur dhe po humb Kosova shumë edhe në aspektin ndërkombëtar por edhe në investime”, u shpreh Lekaj.

Nënshkrimi i marrëveshjes, anulimi i letrës së Bërnabiqit e dorëzimi i Radojçiqit, ishin kërkesat kryesore të Kurtit në mundësi që të ketë takim me Vuçiqin.

“E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letrës së Brnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radoiçiqin”, pati thënë Kurti pas takimeve të mërkurën në Bruksel.

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara