Ish-ministri i Infrastrukturës, tani deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi se tenderi për “mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës ishte nënshkruar në kohën kur ai drejtonte këtë dikasteri.
Lekaj thotë se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë siç është parashkruar nga Durmishi.
“Nga unë, gjatë kohës kur kam qenë Ministër i Infrastrukturës, e them me bindje të plotë, dhe kjo do të dëshmohet shumë shpejtë, nuk kam nënshkruar asnjë kontratë të tillë siç̧ është përshkruar në deklarimet e z. Durmishit”, ka shkruar Lekaj.
Ai ka thënë se deklaratat e Durmishit janë tendencioze.
Lekaj tutje në “Facebook” ka shkruar se vetëm gjatë dy muajve ministria që po udhëhiqet nga Liburn Aliu me zëvendës Durmishin kanë nënshkruar afër 10 milionë euro kontrata pa zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit.
“Ndërkohë që vetëm gjatë dy muajve të fundit Durmishi në Ministrinë që udhëheqë Liburn Aliu kanë nënshkruar afër 10 milionë euro kontrata pa zhvilluar asnjë procedurë të prokurimit dhe të njëjtat nuk janë publikuar fare, duke kontrabanduar në zyrën e Durmishit vlera fiktive dhe të rrejshme. Derisa në Ministrinë e Liburn Aliut është instaluar një anarki totale financiare dhe keqpërdorim i thellë i buxhetit, me të cilat keqpërdorime duhet te merren seriozisht organet, zëvendësi i tij Hysen Durmishi, një ditë pasi i dha tender 1 milion Euro ish-shefit të tij, del dhe përmend emrin tim në media pa asnjë argument, vetëm e vetëm për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet dhe aferat e tij korruptive. Nuk është hera e parë që jam bërë pjesë e të tilla fushatave dhe persekutimeve të ashpra publike pa asnjë bazë argumentuese, por këto të pavërteta nuk më ndalin”, ka shkruar ai.
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi sot ka deponuar një dosje në Prokurorinë Speciale, ku pretendohet se kanë evidentuar një korrupsion të hapur dhe brutal. Durmishi ka thënë se bëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen e urave në rrugët regjionale dhe rajonale të Kosovës.
Klubi i hendbollit Rahoveci ka njoftuar se të dyja ndeshjet ndaj ekipit nga Luksemburgu, Dudelange, në kuadër të garave evropiane, do të zhvillohen në Luksemburg.
Shkak për këtë është bërë fakti se palestra Mizahir Isma në Rahovec, për shkak të zgjedhjeve, kalon nga nesër në menaxhim të KQZ-së dhe rrjedhimisht nuk mund të shfrytëzohet për ndeshje sportive.
Drejtori Sportiv i këtij klubi, Afrim Deliu, thotë se vendimi për t’i përjashtuar klubet nga palestrat është krejtësisht i pakuptueshëm.
“Sigurisht që është problematike, tereni është një lojtar shtesë në fushë, ajo nuk diskutohet por përveç kësaj janë edhe shumë probleme të tjera sepse palestra kalon në menaxhimin e KQZ-s nga nesër dhe përveç tereni që duhet të zhvillohet ndeshja jashtë, ne e kemi problem edhe stërvitjet t’i vazhdojmë. DO të thitë është shumë problem kjo pjesa dhe sinqerisht nuk e kuptoj se si mund të merret një vendim që palestra të lirohen nga klubet ose të mos kenë mundësi t’i zhvillojnë stërvitjet. Pra përveç lojës, problem tjetër shumë i madh është edhe stërvitjet ku do t’i zhvillojmë”, tha Deliu.
Ai ka shtuar se me këtë problematikë përballen sa herë që në Kosovë ka zgjedhje.
“Edhe në zgjedhjet e kaluara ka qenë i njëjti problem dhe e kemi ditur që nuk ka mundësi të arrihet asgjë nga kjo marrëveshje dhe menjëherë kemi kontaktuar me ekipin kundërshtar dhe kemi kërkuar që t’i zhvillojmë dy ndeshjet sepse e dimë që kjo nuk mund të realizohet, nuk është problem vetëm Rahoveci por e gjithë Kosova…Nuk është se kemi tentuar të shkojmë edhe ne KQZ direkt por e kemi ditur se është e pamundur sepse jo vetëm për Rahovecin por edhe për të gjitha klubet tjera ka qenë e pamundur”, shtoi Deliu.
Përveç hendbollit, me telashe të njëjta po përballet edhe sporti i volejbollit dhe ai i basketbollit./S.K/KP/
Bashkimi pas fitores shumë të rëndësishme përballë Anwil-it kërkon për herë të parë të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup.
Për të arritur suksesin historik për klubin më të vjetër në Kosovë, prizrenasit duhet të ruajnë epërsinë e pikëve nga fitorja e parë.
Sfida në Prizren përfundoi 80:75 për Portokallezinjtë, derisa në grupe do të hyjë skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet.
Nënkampionët për herë të parë janë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ndërsa nëse kalojnë pengesën në Poloni, atëherë do t’i bashkoheshin kampiones së Kosovës, Trepçës, si dhe PAOK-ut të Greqisë dhe Braunschëeig të Gjermanisë në Grupin F.
Anwil është një nga skuadrat më të forta polake në vitet e fundit, ku para dy vitesh kishte triumfuar në FIBA Europe Cup, kurse edicionin e kaluar ishte ndalur në Raundin e 1/16-tes.
Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Poloni nga ora 18:30./S.K/KP/
UBT fton studiuesit, profesionistët dhe studentët për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Gazetarisë, Medias dhe Komunikimit (ICJMC 2025), një ngjarje që synon të bashkojë ekspertët për të prezantuar rezultatet e fundit të kërkimeve, për të shkëmbyer ide dhe përvoja në fushën e gazetarisë, medias dhe komunikimit.
Kjo konferencë është pjesë e edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, ku fokusi i këtij viti do të jetë Reziliencia dhe Qëndrueshmëria.
Datat e rëndësishme:
Dorëzimi i abstrakteve: 10 Tetor 2025
Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 17 Tetor 2025
Regjistrimi i hershëm: 17 Tetor 2025
Regjistrimi i vonë: 20 Tetor 2025
Dorëzimi i artikujve të plotë: 14 Nëntor 2025
Peer review: 17 Tetor 2025
Qëllimi i konferencës:
Konferenca synon të krijojë një platformë për shkëmbimin e njohurive ndërmjet studiuesve inovativë, akademikëve, hulumtuesve të rinj, studentëve pasuniversitarë dhe kandidatëve për doktoraturë, si dhe ekspertëve të fushës, duke mbështetur diskutime mbi sfidat, trendet dhe zhvillimet më të fundit në Gazetari, Media dhe Komunikim.
Tema e vitit:
Inteligjenca Artificiale dhe Sensacionalizmi i Informacionit në Kohë Krize dhe Konflikti
Nën-temat përfshijnë:
Roli i medias në kohë krize dhe kriza gjeopolitike
Transformimi i komunikimit politik në epokën dixhitale
Etika e medias dhe komunikimit gjatë krizave humanitare: Përdorimi i Chat GPT
Temat e tjera të trajtuara:
Reklama, media alternative dhe komunitare
Inteligjenca artificiale dhe gazetaria
Komunikimi biznesor dhe marketingu i integruar
Media dhe globalizimi, media dhe sporti
Etika e medias, dezinformimi dhe lajmet false
Komunikimi ndërkulturor dhe ndëretnik
Studime kritike dhe kulturore, rinia dhe gjinia
Gazetaria, ligji dhe ndikimi shoqëror
Media, ndryshimet klimatike dhe studimet mjedisore
Komunikimi i rrezikut, stigma dhe shëndeti publik
Media vizuale, muzikore, multimediale dhe teknologjitë e reja
Dorëzimi i artikujve:
Materiali i dorëzuar duhet të jetë origjinal, nuk duhet të jetë publikuar më parë apo të jetë duke u shqyrtuar diku tjetër. Maksimumi i artikullit është 6 faqe. Artikujt që nuk përmbushin kriteret e formatit nuk do të konsiderohen.
Portieri me përvojë Craig Gordon është rikthyer në kombëtaren e Skocisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Greqisë dhe Bjellorusisë.
Gardiani 42-vjeçar nuk ka luajtur që nga maji dhe ende nuk është paraqitur me Hearts këtë sezon, por tashmë është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim në qafë. Gordon, i cili ka 81 ndeshje me kombëtaren, zëvendëson shokun e tij të ekipit, Zander Clark.
Ndërkohë, mbrojtësi i Derby County, Max Johnston, dhe qendërmbrojtësi i Blackburn Rovers, Dominic Hyam, janë lënë jashtë listës. Po ashtu nuk është përfshirë as sulmuesi i formës së mirë i Hearts, Lawrence Shankland, i cili ka shënuar shtatë gola këtë sezon, si dhe Tommy Conway i Middlesbrough.
Skocia ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshjet e para të grupit, pas barazimit 0-0 në Danimarkë dhe fitores 2-0 kundër Bjellorusisë. Greqia viziton Hampden Park më 9 tetor, ndërsa tre ditë më vonë Bjellorusia do të përballet me skocezët në Glasgow.
Trajneri Steve Clarke ka rikthyer edhe Anthony Ralston pas mungesës së tij, ndërsa Angus Gunn dhe Liam Kelly kompletojnë listën e portierëve, pavarësisht se kanë pak minuta me klubet e tyre./S.K/KP/