Lajmet

Lehtësohen masat antiCOVID

Published

on

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Me këtë vendim janë kategorizuar komunat me rrezik të ulët deri në 75 persona të infektuar për 100,0000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të gjelbër), komunat me rrezik të mesëm-nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të verdhë) dhe komunat me rrezik të lartë mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda jave (me ngjyrë të kuqe).

Në bazë të këtij vendimi janë ndryshuar edhe masat për grumbullimin e qytetarëve në aktivitetet publike.

Sipas vendimit të ri, sektori i hotelerisë dhe gastronomisë që operojnë në zonat me rrezik më të ulët do të punojnë deri në ora 21:00, ndërsa pas orës 22:00 punojnë me shërbim “porosi me dërgesë”.

Edhe bizneset që operojnë në zonën me rrezik të mesëm do t’iu lejohet puna deri në ora 22:00.

Ndërsa bizneset që funksionojnë në zonat e kuqe do të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 21:00.

Në kuadër të ndryshimit të masave për parandalimin e përhapjes COVID-19 është marrë vendim edhe për aktivitet publike dhe grumbullimin e njerëzve.

Sipas kësaj tani lejohet që në ambientet e mbyllura të grumbullohen jo më shumë se 30 persona, ndërsa në sheshe publike, parqe e vende publike lejohet grumbullimi deri në 50 persona, me përjashtim.

Masa këto që do të hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit të vendimit gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.

Lajmet

​Klopp drejt rikthimit në stol

Published

on

Edhe pse Jurgen Klopp nuk ka qenë në krye të një ekipi për më shumë se një vit, emri i tij është gjithmonë një nga të parët që del në pah kur një trajner shkarkohet ose fillon të lëkundet.

Ky është sigurisht rasti me Al Ittihad.

Ekipi i Benzema-s dhe Kante-s, kampionë në fuqi të Ligës Saudite, sapo e kanë shkarkuar trajnerin Laurent Blanc pas një fillimi zhgënjyes të sezonit.

Ndër emrat e parë që do të zëvendësojnë francezin, sipas gazetës Al Riyadh, është ish-trajneri i Liverpool-it, i cili aktualisht mbikëqyr RB Leipzig, New York Red Bulls dhe Red Bull Salzburg si kreu i ekipit të futbollit të Red Bull./S.K/KP/Al Jazeera

Continue Reading

Lajmet

​Rriten pensionet në Shqipëri, përfitojnë mbi 700 mijë të moshuar

Published

on

By

Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5 për qind. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721 mijë e 398 pensionistë.

Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor, shkruan TCh.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë ose 11 milionë 775 mijë euro të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

UBT ofron 20 për qind bursë në programin Master në Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit, për teknologët, nutricionistët dhe infermierët

Published

on

UBT po ofron një mundësi të veçantë për profesionistët e industrisë ushqimore. 20 për qind bursë për teknologët ushqimorë, nutricionistët dhe infermierët, në programin Master në Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit, për të zhvilluar njohuri të thella akademike, aftësi praktike të avancuara dhe përvojë ndërkombëtare.

Programi Master në Shkencat dhe Teknologjinë e Ushqimit në UBT është dizajnuar për të ofruar arsimim të avancuar akademik dhe profesional në këtë fushë vitale për zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe shëndetësor të vendit.

Ky program është ndërtuar sipas kurrikulave bashkëkohore, të krahasueshme me ato të universiteteve më të zhvilluara ndërkombëtare, duke përfshirë qasje multidisiplinare, kërkime shkencore dhe praktika laboratorike.

Studentët pajisen me njohuri të thelluara mbi kiminë ushqimore, mikrobiologjinë, inxhinierinë e ushqimit dhe nutricionin, duke mësuar të krijojnë, përpunojnë dhe ruajnë produkte ushqimore të sigurta, cilësore dhe të shëndetshme.

Ky program përgatit profesionistë të aftë për:

  • të punuar në kompani kombëtare dhe ndërkombëtare të industrisë ushqimore,
  • të kontribuar në sektorin publik dhe privat,
  • të udhëheqin projekte të inovacionit në ushqim,
  • të zhvillojnë kërkime shkencore dhe të vazhdojnë studimet në nivel doktorature.

Përmes një mjedisi modern akademik, UBT u ofron studentëve mundësi për mobilitete studimore në universitete partnere evropiane, staf me përvojë ndërkombëtare dhe kushte laboratorike të nivelit më të lartë.

Programi gjithashtu u mundëson studentëve të specializohen në fusha të ndryshme si nutricioni, teknologjia ushqimore dhe menaxhimi i cilësisë e sigurisë së ushqimit, duke i pajisur ata me aftësi për të adresuar sfida komplekse që lidhen me prodhimin, sigurinë dhe ndikimin shëndetësor të ushqimit.

UBT thekson se qëllimi i këtij programi është të krijojë profesionistë dhe ekspertë që jo vetëm plotësojnë nevojat e tregut vendor dhe ndërkombëtar, por gjithashtu kontribuojnë në ngritjen e standardeve të ushqimit, shëndetit dhe inovacionit në Kosovë dhe më gjerë.

APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për të qenë pjesë e gjeneratës së re të ekspertëve të ushqimit dhe nutricionit.

Continue Reading

Botë

Një nënë ruse dhe fëmijët e saj të gjetur në një shpellë indiane kthehen në shtëpi

Published

on

By

Një grua ruse që bëri bujë globale pasi u gjet duke jetuar në një shpellë në Indi me dy vajzat e saj të vogla është kthyer në vendin e saj, tha një zyrtar për BBC-në.

Nina Kutina, 40 vjeç, dhe vajzat e saj – gjashtë dhe pesë vjeç – u shpëtuan më 9 korrik nga policë gjatë një patrullimi rutinë në një pyll në shtetin jugor të Karnatakas.

Gruaja, e cila nuk kishte dokumente të vlefshme për të qëndruar në Indi, ishte dërguar në një qendër paraburgimi për të huaj së bashku me vajzat e saj.

Javën e kaluar, gjykata e lartë e Karnatakas i kërkoi qeverisë federale t’u lëshonte dokumente Kutinës dhe vajzave të saj për t’u kthyer në shtëpi./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara