Lajmet

Legjenda e muzikës klasike, José Carreras, në Tiranë për një natë magjike

Published

on

Tirana mirëpret një ndodhi të veçantë më 8 shtator, kur stadiumi “Selman Stërmasi” do të presë një nga yjet më të ndritshëm të muzikës klasike, tenorin legjendar José Carreras. Kjo ngjarje do të shënojë një moment të paharrueshëm për publikun shqiptar, i cili do të ketë mundësinë të dëgjojë një nga tenorët më të mëdhenj të historisë së operas.

José Carreras, i njohur për interpretimet e tij mahnitëse në skenat më prestigjioze të botës, përfshirë Theatre alla Scala, Metropolitan Opera në New York dhe Royal Opera House në Londër, ka një karrierë që përfshin më shumë se 60 opera dhe mbi 160 regjistrime muzikore. Ai ka fituar zemrat e miliona adhuruesve dhe është bërë një simbol i muzikës klasike me performancat e tij të jashtëzakonshme dhe pasionin e tij të pashoq.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka ftuar qytetarët të mos e humbasin këtë mundësi të veçantë për të përjetuar një natë të magjishme. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj ka shkruar: “Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar një natë të paharrueshme me zërin e tij të jashtëzakonshëm.”

Ky koncert premton të jetë një ngjarje që do të lërë gjurmë në memorien e të gjithëve dhe një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të përjetojnë magjinë e muzikës klasike në një nivel të jashtëzakonshëm./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Rizvanolli: Asnjë zyrtar i qeverisë dhe LVV nuk ka asnjë lidhje me kompaninë EFT

Published

on

By

Asnjë zyrtar i Qeverisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka asnjë lidhje me kompaninë EFT të Vuk Hamoviq, tha ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas saj, KOSTT dhe KEK si dhe KEDS dhe KESCO kanë konfirmuar se gjatë qeverisjes së LVV-së nuk kanë pasur asnjë kontratë për import të energjisë elektrike nga kompania serbe EFT, raporton KosovaPress.

Rizvanolli në konferencë për media të premten tha se ish-opozita po keqpërdor qëllimshëm të dhënat e ankandeve të kapaciteteve ndërkufitare të cilat kompania EFT i shfrytëzon për të bartur energji elektrike transit përmes kufijve energjetikë të Kosovës.

Po thuhet që disi qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje është e lidhur me kompaninë EFT. Dua të them qartë: asnjë zyrtar i qeverisë dhe as Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka asnjë lidhje me EFT-në. Është komplet gënjeshtër. E dyta, po thuhet se Kosova po importon nga EFT. Nuk ekziston asnjë fakt që Kosova ka importuar nga EFT gjatë qeverisjes sonë. Edhe kjo është komplet gënjeshtër. E treta, po keqinterpretohen qëllimshëm të dhënat e ankandeve të kapaciteteve ndërkufitare të cilat EFT i shfrytëzon për të bartur energji transit në shtetet tjera përmes kufijve energjetikë të Kosovës për të krijuar bindjen se Kosova po blen nga EFT. Kjo është komplet gënjeshtër. E katërta, po flitet për importin e energjisë thuajse është qeveria ajo që blen energji. Ndërmarrjet publike KOSTT dhe KEK kanë konfirmuar se gjatë qeverisjes sonë nuk kanë pasur asnjë kontratë me EFT-në. Për më tepër, edhe ndërmarrjet KESCO dhe KEDS kanë konfirmuar se s’kanë pasur asnjë kontratë me EFT-në gjatë këtyre viteve të qeverisjes sonë”, tha ajo.

Duke folur për aludimet se Kosova ka importuar energji nga EFT më 28 nëntor, ajo tha se kompania EFT ka bartur vetëm energji transit përmes Kosovës dhe se destinacioni final ka qenë Maqedonia e Veriut.

Ministrja në detyrë më tutuje akuzoi partitë e ish-opozitës që gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet kanë blerë energji elektrike nga EFT, prej vitit 2008 deri në vitin 2018.

EFT ka shitur energji në Kosovë në periudhën 2008–2018. Ndërkohë partitë opozitare që akuzojnë sot pabazë, ndërsa atëherë kur kjo ka ndodhur, e kur PDK, LDK dhe AAK kanë qenë në pushtet dhe njerëzit e tyre kanë qenë në borde dhe kryeshefa të ndërmarrjeve publike dhe kanë blerë energji nga EFT, nuk më kujtohet se këto parti janë brengosur ndonjëherë për këtë çështje”, tha Rizvanolli.

Sa i përket kompanisë NOA Energy, ministrja Rizvanolli tha se e njëjta kompani ka ardhur në Kosovë në vitin 2018, ndërkaq dega në Kosovë është licencuar në vitin 2021.

Continue Reading

Lajmet

​Protesta në Shkup, OVL-UÇK: Deklaratat e Mickoskit tregojnë përçarje

Published

on

By

Në Shkup do të mbahet protesta e radhës e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), në mbështetje të ish-krerëve të luftës që po mbahen në Hagë.

Kjo protestë pritet të zhvillohet me datën 13 dhjetor, në ora 13:00, në sheshin “Skënderbeu” të qytetit, bëri të ditur nënkryetari i OVL – UÇK-së, Gazmend Syla.

Edhe pse kjo protestë po mbështetet nga Ali Ahmeti, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ajo ka hasur në kundërshtim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut (MV), HristijanMickoski.

Për këtë, nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla në një konferencë për media tha se nuk është hera e parë që një lider i shtetit maqedonas refuzon një ftesë nga organizata.

Ne nuk i kemi bërë vetëm Mickoski ftesë të marrë pjesë. Kjo është e ngjashme me deklaratat e [ish kryeministrit Ljubço] Georgievski në vitin 2001, deklarata të cilat nuk tregojnë unitet të gjitha komuniteteve që jetojnë në MV, por më shumë përçarje. Prandaj, për neve kanë qenë të papranueshme, sepse këto protesta ne i kemi bërë edhe në vende tjera, asnjëherë nuk kemi qëllim të ndikojmë në politikën e brendshme, por, të tregojmë solidaritet me bashkëluftëtarët tanë që gjenden brenda atje. Maqedonia e Veriut si shtet besoj që aspiron të hyjë në familjen evropiane, andaj është dashur që të na garantojë këtë mundësi, një e drejtë që e garanton edhe Kushtetuta atje, për një protestë paqësore”, tha ai.

Sipas Sylës, protesta ka qenë një “kërkesë e bashkëluftëtarëve, por, edhe e të gjithë shqiptareve të Maqedonisë së Veriut”.

Më 13 dhjetor në sheshin Skënderbeu në Shkup do të mbahet protestë kundër padrejtësive që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ne, si kategori e dalë nga lufta, së bashku me kategorinë e dalë nga lufta në Maqedoninë e Veriut jemi dakorduar për mbajtjen e kësaj proteste, kemi marrë mbështetjen e Ali Ahmetit dhe të gjithë ish bashkëluftëtarëve që kemi atje”, tha ai.

Ndërsa sa i përket arrestimit të një shtetasit të Kosovës dje pasdite në Medare, nga autoritetet serbe për mbajtjen e një flamuri me logon e UÇK-së, Gazmend Syla i bëri thirrje ish-luftëtarëve të UÇK-së që të mos rrezikojnë me hyrje në territorin e Serbisë, për shkak sic tha ai Serbia nuk ka ndryshuar qëndrimet e saja që nga koha e paraluftës.

Serbia kurrë nuk ka ndalur luftën speciale ndaj ushtarëve të UÇK-së, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë. Prandaj, kjo Serbi është e njëjta. Atëherë, Serbinë e udhëhiqte Millosheviqi, tani e udhëheq një ish-ministër i tij, Vuqiç. Ne nuk presim për ndryshime tjera ose të na respektojnë, sepse kemi parasysh edhe sa po respektojnë qytetarët e tyre atje. Ne bëjmë thirrje: Mos provoni të shkoni, sidomos ish luftëtarët e UÇK-së, sepse nuk ka kush t’ju dalë zot, s’ka kush t’ju vijë mbas. Ajo është e njëjta Serbi që ka qenë edhe para luftës edhe gjatë luftës”, tha ai.

Ndërkaq, për një rastin tjetër, dje, shtetasit të Republikës së Kosovës, Avni Qenaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga autoritetet gjyqësore të Serbisë, nën pretendimet për përfshirje në krime lufte të vitit 1999.

Avni Qenaj është arrestuar më 26 nëntor 2025 në pikëkalimin kufitar në Merdarë, gjatë transitit drejt Bosnjë dhe Hercegovinës, ku familja e tij zhvillon biznes. Pas arrestimit, ai është mbajtur 48 orë në Prokuplje dhe më pas është transferuar në Beograd. Më 28 nëntor është paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku është njoftuar për nisjen e procedurës penale dhe caktimin e paraburgimit./KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis transformimi 12 milionë euro i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Published

on

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren ka hyrë në fazën e transformimit të plotë, pasi u nënshkrua kontrata për investimin prej mbi 12 milionë eurosh, ndërsa punët përgatitore tashmë kanë nisur.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se projekti parasheh zgjerimin e tribunave ekzistuese lindje dhe perëndim me tribuna të reja në veri dhe jug, duke e shndërruar objektin në një ndër arenat më moderne sportive në vend.

Sipas njoftimit të tij, stadiumi i rinovuar do të ketë kapacitet prej afro 7800 ulësesh, duke krijuar kushte më të mira për tifozët besnikë dhe adhuruesit e shumtë të futbollit, të cilët do të mund të mbështesin KF Lirinë në një ambient bashkëkohor dhe të sigurt.

Ky projekt është pjesë e investimeve të mëdha të qeverisë në infrastrukturën sportive, ku në total janë duke u dedikuar mbi 200 milionë euro për stadiume të futbollit në gjithë territorin e Republikës.

Kurti theksoi se këto investime synojnë ta vendosin Kosovën në krye të rajonit për nga infrastruktura sportive, duke krijuar kushte më të mira për klubet, sportistët dhe tifozët, si dhe duke e ngritur nivelin e zhvillimit të futbollit vendas.

Stadiumi i Prizrenit pritet të shndërrohet në një pikë të rëndësishme sportive për qytetin dhe për vendin./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçi!

Published

on

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur për datën 24 shkurt fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjykatësi Christopher Gosnell ka caktuar këtë datë për nisjen e procesit gjyqësor kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në çështjen për pengim të drejtësisë.

Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara