Sport

Legjenda e Francës: Italia s’është e fortë, i fitoi veç dy ndeshje të lehta

Published

on

Ish-mesfushori francez i Juventusit dhe Interit, Patrick Vieira, dyshon se Italia mund ta fitojë Kampionatin Evropian 2020, pasi mendon se skuadra e Roberto Mancinit nuk është e fortë dhe i quajti të dobët kundërshtarët e saj të deritanishëm.

Italia i fitoi me rezultat të njëjtë 3:0 të dy ndeshjet e para në Grupin A, kundër Turqisë javën e kaluar dhe të mërkurën kundër Zvicrës, por kjo nuk mjaftoi për ta bindur fituesin e Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian me Francën.

Dy gola nga Manuel Locatelli dhe një nga Ciro Immobile ia siguruan Italisë gjashtë pikë nga dy ndeshje deri tani në Euro 2020.

Por Vieria ndien se diçka po i mungon skuadrës së Mancinit për t’i shkuar deri në fund këtij turneu.

“Mendoj se dy ndeshjet e para që i zhvilloi Italia ishin ndeshje shumë të lehta. Natyrisht se ata duhet ta mposhtin skuadrën me të cilën përballen por unë ende kam dyshime se Italia mund ta fitoj turneun”, tha Vieira.

“Besoj se atyre iu mungon intensiteti, iu mungon forca, shpejtësia, për të qenë edhe më të rrezikshëm në sulm. Mendoj se është herët për të cilësuar Italinë favorite”, shtoi ai.

Lajmet

Zhegrova shënon nga penalltia

Published

on

By

Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Austrisë. Edon Zhegrova ka realizuar nga pika e bardhë, duke rikthyer shpresën për “Dardanët” në këtë përballje të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Austria shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Published

on

By

Përditësim

Kombëtarja e Austrisë realizon golin e tretë në këtë përballje, duke thelluar edhe më tej epërsinë ndaj Kosovës.

Austria ka realizuar golin e dytë në përballjen ndaj Kosovës, duke thelluar epërsinë në këtë ndeshje.

 

Austria ka shënuar golin e parë në përballjen ndaj Kosovës, duke kaluar në epërsi në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, në kuadër të Ligës B.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova përballet sot me Austrinë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen ndaj Austrisë, me fillim nga ora 18:00. Dardanët synojnë të shënojnë rezultat pozitiv në këtë përballje, në të cilën pritet një garë e fortë mes dy përfaqësueseve.

D.L

Continue Reading

Sport

Krasniqi: E merituam fitoren, ndaj Austrisë mund të fitojmë

Published

on

By

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka folur për faqen zyrtare të FFK-së pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, duke vlerësuar paraqitjen e “Dardanëve” dhe duke folur për sfidën e radhës ndaj Austrisë.

Krasniqi tha se Kosova e kishte të vështirë të gjente golin në pjesën e parë, pasi Irlanda ishte e tërhequr në mbrojtje. Megjithatë, ai theksoi se skuadra krijoi raste dhe e meritoi fitoren.

“Ishte e vështirë që në pjesën e parë të shënonim gol, sepse kundërshtari qëndronte vetëm në mbrojtje dhe ne luanim kryesisht me topa të gjatë. Por, bëmë një paraqitje të mirë dhe shumë pozitive, krijuam raste dhe ishte vetëm çështje minutash se kur do të vinte goli. Në fund, ai erdhi dhe ne e merituam fitoren”, ka deklaruar Krasniqi.

Sulmuesi kosovar foli edhe për rëndësinë e lojtarëve që inkuadrohen nga banka, duke theksuar se secili duhet të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

“Të gjithë lojtarët që janë në bankë duhet të jenë gati. Edhe unë isha i gatshëm gjatë gjithë kohës, sepse mendoj se lojtarët që vijnë nga banka mund ta ndryshojnë lojën. Kështu ndodhi edhe dje dhe jam i lumtur që isha pjesë e golit. Më e rëndësishmja ishte fitorja”, u shpreh ai.

Krasniqi u ndal edhe te ndeshja e radhës ndaj Austrisë, të cilën e sheh si një prej skuadrave më të forta të grupit. Megjithatë, ai beson se Kosova mund të synojë fitoren edhe në Vjenë.

“Normalisht, Austria mund të themi se është favorite e grupit, por nëse luajmë si grup dhe siç luajtëm dje, besoj se edhe atje mund të arrijmë një fitore. Pse jo?”, përfundoi Krasniqi.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara