Sport

Legjenda e Chelseat i bashkohet Lampardit te Evertoni

Cole bashkohet me Lampardin edhe në Everton.

Published

on

Ashley Cole është bashkuar me ish-bashkëlojtarin e tij te Chelsea dhe Kombëtarja e Anglisë, Frank Lampard, ku ky i fundit arriti marrëveshje që të bëhet trajneri i ri i Evertonit.

Lampard mori postin e trajnerit të Evertonit këtë të hëne, ndërsa tani ka marrë me vete edhe Ashley Cole në “Goodison Park”.

Cole dhe Lampard ishin bashkëlojtarë te Chelsea nga viti 2006 deri në vitin 2014, ku fituan disa trofe, ndër ta edhe titullin e Premier Ligës dhe asaj të Ligës së Kampionëve.

Po ashtu, Cole kishte luajtur nën urdhrat e trajneri Lampard, gjatë kohës kur ky i fundit ishte trajner te Derby, para se të pensionohej në vitin 2019.

“Isha tejet i lumtur kur Lampard më ftoi t’i bashkohem te Evertoni. Kjo është një mundësi fantastike me një klub fantastik, dhe vij këtu që të punojë shumë dhe të sjellë sukses te Evertoni”, tha Cole.

“Shansi për t’u ribashkuar me Lampard ishte një mundësi fantastike”, shtoi ish-mbrojtësi anglez.

Roli i ri i Cole nuk do të ndikojë në detyrat e tij me Kombëtaren e Anglisë për grupmoshat U21, ku është asistent i trajneri Lee Carsley.

Lajmet

Vdes në moshën 74-vjeçare boksieri Nazif Gashi

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e boksierit, Nazif Gashi i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.

Ajo ka thënë se kujtimi për Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vite, dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Kupa e Kosovës: Shorti prodhon dy super derbi

Published

on

Dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll janë Prishtina- Ballkani dhe Drita- Llapi.

Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni.

Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn.

Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën.

Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Sergio Ramos drejt gjigantit anglez

Published

on

Sergio Ramos nuk do të vazhdojë kontratën me Rayados de Monterrey dhe pritet të kthehet në Evropë gjatë merkatos së dimrit.

Megjithëse edhe pse ka pasur interesim nga Boca Juniors, mbajtja pranë familjes dhe dëshira për të luajtur në nivel të lartë e bëjnë Manchester United destinacionin e mundshëm për të.

Sipas mediave angleze, Man Utd i ka ofruar një kontratë afatshkurtër me role kyçe dhe pagesë të kënaqshme, duke e parë Ramos si një udhëheqës të nevojshëm për mbrojtjen./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona rikthehet në një ndeshje evropiane në “Camp Nou” pas 1140 ditësh

Published

on

Barcelona sonte do t’i bëjë konak Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Takimi do të jetë i veçantë edhe në një aspekt tjetër, pasi Barcelona rikthehet të luajë një ndeshje evropiane në shtëpinë e saj, pas një kohe të gjatë.

Barça luan në “Camp Nou” pas saktësisht 1140 ditësh, nga ora 21:00

Herën e fundit luante ndaj Bayern Munchenit në kuadër të fazës së grupeve të sezonit 2022/23.

Barcelona mposhtej 3-0, me golat që i shënonin Sadio Mane, Eric Maxim Chuopo-Moting dhe Benjamin Pavard./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara