Sport

Legjenda angleze, Sol Campbell: Italia ka treguar futbollin më të mirë deri tani në Euro 2020

Published

on

Ish-mbrojtësi anglez i Arsenalit dhe Tottenhamit, Sol Campbell ka thënë se Italia ka treguar futbollin më të mirë në Euro 2020 deri më tani.

Azzurrët përgatiten të përballen me Austrinë në Wembley këtë të shtunë dhe Campbell foli për paraqitjen e kombëtares italiane në fazën e grupeve të Euro 2020.

“Deri më tani, Azzurrët kanë treguar futbollin më të mirë në Kampionatin Evropian”, ka thënë fillimisht Campbell për La Gazzetta dello Sport.

“Roberto Mancini po bën një punë të shkëlqyeshme. Edhe në ndeshjen e fundit, kundër Uellsit, me gjithë tetë ndryshimet, skenari mbeti i pandryshuar”.

Ish-qendërmbrojtësi i Anglisë lavdëroi lojtarët italianë dhe zgjodhi tre emra që i bënë përshtypje ndaj Uellsit.

“Më pëlqen Marco Verratti, ka prekje të rëndësishme. Matteo Pessina është një zbulim, një lojtar i madh. Rafael Toloi bëri gjithashtu mirë”.

“Unë u befasova vetëm nga shansi i shpërdoruar nga Gareth Bale”.

Campbell vazhdoi të shprehte dashurinë e tij për Italinë si një vend dhe ekip.

“E dua Italinë për disa arsye: futbollin, stilin e jetës, kuzhinën, modën, trashëgiminë artistike. Më kujtohet imazhi i Ponte Milvio, në një mbrëmje në Romë tre vjet më parë. Unë u magjepsa nga bukuria e saj”.

“Si ish mbrojtës, më pëlqen mënyra se si interpretohet futbolli. Kur vizitova Sampdorian dhe Milanin, u trajtova shumë mirë. Do të doja një përvojë pune në Itali”, përfundoi legjenda angleze.

Sport

Vdekja e Diogo Jota-s: Liverpool merr vendimin, përjetëson fanellën me numrin 20

Published

on

By

Ikja para kohe dhe në mënyrë tragjike e futbollistit Diogo Jota ka tronditur botën e futbollit dhe jo vetëm, ndërsa ka shkaktuar reagime të shumta, ku personazhe të të gjitha fushave, skuadra, lojtarë, por dhe tifozë i shprehën ngushëllimet familjarëve. Në Anfield, flamuri i Liverpool u ul në gjysmë shtizë, ndërsa tifozët e kuq bënë homazhe në nderim të yllit portugez të futbollit.

Pasi kënduan vargjet e Jota, si dhe himnin YNWA tifozët i kanë bërë një kërkesë drejtuesve të klubit për heqjen nga qarkullimi të fanellës me numrin 20.

Numri 20 duhet të mbetet përjetësisht i tij. Ai nuk ishte vetëm lojtar i madh, por një shpirt i pastër dhe njeri i jashtëzakonshëm”, deklaronin tifozët e ndryshëm.

Pak orë më pas ishte skuadra ajo e cila mori vendimin për përjetësimin e kësaj fanelle, duke e hequr përfundimisht nga qarkullimi, në nderim të lojtarit që humbi jetën.

Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes si pasojë e një aksidenti automobilistik në Zamora të Spanjës. Ata ishin duke u kthyer nga Spanja drejt Anglisë, pasi sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, Jota e kishte të ndaluar të udhëtonte me avion për shkak të një ndërhyrje në mushkëri, duke preferuar linjën tokësore. Makina me të cilin dyshja udhëtonin shpërtheu në flakë pas një përplasje të fuqishme, duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Nico Williams rinovon me Athletic Bilbao deri në vitin 2035

Published

on

Ylli i Spanjës dhe kampion i Euro 2024, Nico Williams, ka firmosur një kontratë të re afatgjatë me Athletic Bilbao që do ta mbajë në “San Mamés” deri më 30 qershor 2035.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar dhe një videoje të veçantë në rrjetet sociale, Athletic Bilbao konfirmoi se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me një nga futbollistët më të talentuar të brezit të ri. Klauzola e lirimit të tij është rritur me mbi 50% krahasuar me marrëveshjen e mëparshme.

“Kur merr vendime, gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh zemrën. Jam aty ku dua të jem, me njerëzit e mi. Kjo është shtëpia ime. Aupa Athletic!”, u shpreh vetë Williams në videon promovuese të klubit.

Nico Williams ishte pranë transferimit te Barcelona, por përfundimisht ka mbetur në Bilbao.

 

 

Continue Reading

Sport

Fluminense dhe Al Hilal përballen për një vend në gjysmëfinale

Published

on

By

Nga ora 21:00, skuadra braziliane Fluminense dhe ajo arabe Al Hilal do të përballen për herë të parë në histori, në një duel emocionues që zhvillohet në stadiumin “Camping World” në Orlando.

Të dyja skuadrat kanë qenë surpriza të mëdha, duke eliminuar gjigantë të futbollit evropian. Fluminense mposhti Interin me rezultat 2-0, ndërsa Al Hilal shkroi histori duke e eliminuar kampionin në fuqi Manchester City.

Ky takim do të përcaktojë një tjetër finalist të mundshëm të këtij edicioni të pasur me surpriza, dhe pritet të ofrojë emocione të forta për të gjithë adhuruesit e futbollit.

Continue Reading

Sport

Tyson Fury e paralajmëron rikthimin

Published

on

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, Tyson Fury e ka paralajmëruar rikthimin nga pensionimi.

Boksieri i deridjeshëm britanik u mposht dy herë nga ukrainasi Oleksandr Usyk, i cili është kampion aktual i padiskutueshëm në boksin profesionist.

Por, gjiganti britanik nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe e ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale përballjen e tretë me Usyk.

“Trilogy”, shkroi Fury në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, ndërsa këtij shkrimi ia përcolli dy fotot, një të tij dhe një të Usyk.

 

Continue Reading

Të kërkuara