Lajmet

LDK-ja nderon kolonel Ahmet Krasniqin me dekoratën “Ibrahim Rugova”

Abdixhiku e quajti Krasniqin intelektual me vlera atdhetare.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Në këtë përvjetor, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nderuar familjen Krasniqi me një dekoratë “Ibrahim Rugova” për kontributin e kolonel Krasniqit. Abdixhiku e quajti Krasniqin intelektual me vlera atdhetare.

“Intelektuali rrallë e misionar i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi ishte ai që i vendosi bazat e ushtrisë së Kosovës. E kaluara e Ahmet Krasniqit dhe e kaluara e Kosovës janë një të pandashme e të bëra bashkë përherë për më të shtrenjtën lirinë e Kosovës. Aty ku flitej e veprohej për Kosovën dhe lirinë e saj, aty në krye ishte edhe vet kolonel Ahmet Krasniqi në çdo kohë, në çdo rrethanë e në të gjitha rastet. Prandaj kur themi emrin e kolonel Krasniqit e themi me sinonimit e Ministrit të luftës, e konstatojmë vet Republikën e Kosovës me një ushtri të fortë e profesionale që e ruan dhe garanton dhe sigurinë e shtetit dhe është e ushtrive të NATO-s. Edhe sot si përgjithmonë kujtojmë faktin se u emërua ministër i parë i mbrojtjes me besimin e presidentit historik doktor Ibrahim Rugova”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha po ashtu se dekorata “Ibrahim Rugova” për familjen Krasniqi do të shërbej për të gjithë brezat e ardhshëm.

“Kjo dekoratë le të shërbej jo vetëm si mirënjohje, jo vetëm për kontributin e tij për çlirim, por të shërbej si rikujtim për gjithë breza e ardhshëm si liria e vendit tonë është arritur me shumë mund dhe sakrificë më të devotshëm të vendit tonë.Figura e kolonel Krasniqit nuk do të na përcjell vetëm në përvjetor si kjo hije ushtarake prej tij e mburoje ndaj atdheut, do të na përcjell në çdo hap të jetës brezat e tashëm. Dhe ata që do të vijnë do të dinë se kush ishte ky njeri ky burrë i madh, sepse duke e njohur atë dhe veprimtarinë e njohim dhe lirinë dhe pavarësinë Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.

Ndërsa, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se figura ushtarake e Krasniqit ka një prejardhje me familje patriotike. Ai tha se kolonel Krasniqi gjatë rrugëtimit të tij ka pasur shumë sfida të cilat i ka kaluar me mençurin e tij.

“Ka ditë me udhëzuar shqiptar për mos më bërë gabime dhe ishte një ushtarak siç u përmend me një karrierë ushtarake, por sigurisht se prejardhja e tij familjare ai vinte nga një familje me traditë patriotike ishte një familje siç ishte Aziz Zhilivoda. Ka pasur edhe shumë pengesa edhe gjatë shërbimit tij në armatën popullore për 25 vjet asnjë dekoratë nuk iu ka dhënë ndonjë dekoratë simbolike, por në vazhdimësi jeta e tij ka qenë luftë dhe ka kaluar shumë sfida, me të cilat i ka kaluar me një mençuri të jashtëzakonshme”, tha Berisha.

Në akademinë përkujtimore është shfaqur edhe një dokumentar për jetën dhe veprën e kolonel Krasniqi. Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë derisa autorët e vrasjes vazhdojnë të mbesin të panjohur që nga ajo kohë.

Lajmet

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara