Lajmet

​LDK e quan Qeverinë Kurti të paaftë

Sipas kësaj partie, kjo qeveri është sinonim i qeverisjes me aftësi, por që prapë qëndron krenare.

Published

on

Rënia e eksportit, rritja e inflacionit dhe deficitit tregtar e sanksionet, po konsiderohen si dështimet më të mëdha të qeverisë Kurti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Sipas kësaj partie, kjo qeveri është sinonim i qeverisjes me aftësi, por që prapë qëndron krenare.

Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi tha se paaftësia e qeverisë për të menaxhuar po u kushton “xhepave të qytetarëve”. Ai shtoi se kjo qeveria ka dështuar me përkrahje të eksporteve, të përkrahjes së prodhimit vendor e të sektorit privat.

“Kjo qeveri është sinonim i qeverisjes me paaftësi, por prapë duke qëndruar krenare… Në vitin e parë të punës si qeverisje inflacioni ka qenë 3.2 për qind, ka qenë në cikël ekonomik i cili sapo ishte dal nga pandemia, rekord apo shifra dy shifrore në vitin 2022 dhe shifër prapë shqetësuese e vitit 2023 11.6 për qind, 4.9 për qind. Ne i kemi përkthyer edhe sa po na kushton në xhep. Sa thellë ka hyrë në xhep paaftësia e qeverisë për tu ballafaquar me një krizë e cila edhe mund të menaxhohej. Inflacion ishte i pashmangshëm për shkak të ndryshimeve në tregun global… Të njëjtën kohë ndikimi i inflacionit tek xhepat e qytetarëve do të ishte i shmangshëm nëse qeveria do të vepronte me kompetencë dhe nëse do të ishte e aftë dhe me vullnet politik për t’i adresuar këto çështje”, tha Rukiqi.

Rukiqi, derisa kritikoi Qeverinë Kurti për paaftësi, theksoi se asnjëherë nuk ka ndodhur brenda një periudhe trevjeçare të ketë 56.5 për qind rritje të deficitit tregtar. Ai shtoi se nga viti 2022 në vitin 2023, eksporti në Kosovë ka rënë për 101 milionë euro më pak.

Ndër dështimet që Rukiqi përmendi gjatë kësaj qeverisjes së Kurtit, ishin edhe sanksionet, për çka tha se kanë një impakt të drejtpërdrejtë financiar në vlerë qindra miliona euro e projekte të rëndësishme.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur brenda një periudhe trevjeçare të ketë 56.5 për qind rritje të deficitit tregtar, ka qenë në vlera 3-4 herë më të ulëta në përqindje se kjo por jo 56.5 për qind. E kanë marrë bilanci tregtar me 2. 8 miliardë euro, në vitin e tretë ka përfunduar me 5 miliardë euro. Dështim në përkrahje të eksporteve, dështim me përkrahje të prodhimit vendor, dështim me përkrahje të sektorit privat. Pa këto shtylla me ndihma dhe me lëmoshë nuk mbahet ekonomia… Nga viti 2022 në vitin 2023 kemi plot 101 milionë euro më pak eksport. Komplet 8-vjeçarin e fundit Kosova ka pasur çdo vit rritje të eksporteve, simbolike por të rëndësishme, këtë vit janë plot 101 milionë euro më pak eksport dhe krahas asaj se qeveria fare nuk e ka përkrahur sektorin privat ose të shfrytëzojë momentumin që të rritë eksporte dhe të rritë prodhimin e brendshëm e njëjta qeveri ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme edhe në politikën e jashtme edhe në qasjen me aleatë. Ne edhe sot kur po flasim jemi nën sanksione të cilat e kanë një impakt të drejtpërdrejtë financiar qindra miliona euro, dhe projekte të rëndësishme”, potencoi Rukiqi.

Përveç këtyre, anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, tha se “si shkak i paaftësisë së qeverisë, e normës së inflacionit ka ndikuar që 100 euro të vitit 2020, tani tani të kenë vlerën 81.65 euro”. Ai potencoi se përqindjen më të madhe të pagës, qytetarëve u duhet ta shpenzojnë për blerjen e gjërave bazike.

Vendi

Simiq propozoi “në emër të popullit serb” në Kuvendin e Kosovës – reagime të ashpëra

Published

on

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka propozuar Slavko Simiqin për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Simiq tha se kandidatura është bërë në emër të popullit serb, me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb.
“Në emër të popullit serb, me nënshkrimet e shumicës së deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb, përkatësisht 9 nga 10 deputetë, propozojmë zotin Slavko Simiq si kandidat për nënkryetar të Kuvendit”, deklaroi ai.

Ky propozim ka nxitur reagime të shumta nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar duke thënë se deputeti i Listës Serbe, sipas saj, ka sulmuar Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit.

“E tash pritini këta që na tregojnë që nuk paska rëndësi që deputeti i Listës Serbe sulmon Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit”, ka shkruar Gërvalla.

Edhe deputeti i LVV-së, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Simiqit, duke thënë se Lista Serbe nuk përfaqëson të gjithë popullin serb në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

lajme

UBT ofron 20% bursë për profesionistët përmes iniciativës ENGAGED SCHOLARSHIP

Published

on

By

UBT ka lansuar iniciativën ENGAGED SCHOLARSHIP, përmes së cilës profesionistët e angazhuar në tregun e punës mund të përfitojnë 20% bursë për studimet Master, duke krijuar mundësi për avancim të mëtejshëm akademik dhe profesional.

ENGAGED SCHOLARSHIP është konceptuar si një mundësi që lidh drejtpërdrejt përvojën profesionale me avancimin akademik, duke u mundësuar profesionistëve të thellojnë njohuritë në fusha që lidhen me profesionin e tyre dhe të zhvillojnë kompetenca të reja që mund t’i aplikojnë në vendin e punës.

Në kuadër të kësaj iniciative, mund të përfitojnë 20% bursë profesionistët që angazhohen në programet Master të UBT-së, sipas profileve dhe kategorive profesionale përkatëse:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – për punonjësit në institucionet bankare, sektorin privat dhe publik, si dhe kontabilistët.
  • Shkenca Politike, Politika Publike dhe Menaxhim – për punonjësit në administratën publike, komuna, institucione publike, organizata joqeveritare, si dhe koordinatorët e projekteve vendore dhe ndërkombëtare.
  • E Drejta Penale, E Drejta Civile dhe e Pronës, E Drejta Komerciale – për punonjësit në institucionet e drejtësisë, avokatët, noterët, zyrtarët ligjorë, zyrtarët e burimeve njerëzore dhe profesionistët në institucione të tjera publike e private.
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit – për teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.
  • Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik – për sportistët, fizioterapeutët, infermierët, instruktorët e fitnesit dhe punonjësit në qendrat e rehabilitimit.
  • Studime të Sigurisë – për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe profesionistët e tjerë të fushës së rendit dhe sigurisë.
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim – për gazetarët, punonjësit e mediave, zyrtarët për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, menaxherët e mediave sociale, si dhe profesionistët e marketingut dhe komunikimit.

Një nga elementet që e bën këtë iniciativë të përshtatshme për profesionistët është fleksibiliteti i orarit të studimeve. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që angazhimi profesional dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht. Në këtë mënyrë, profesionistët mund të vazhdojnë punën e tyre, ndërsa njëkohësisht investojnë në ngritjen e tyre akademike dhe profesionale.

Përmes ENGAGED SCHOLARSHIP, UBT synon të mbështesë profesionistët që janë të gatshëm të bëjnë hapin e radhës në karrierën e tyre, duke u ofruar atyre mundësi për arsimim të avancuar, zhvillim profesional dhe specializim në fushën përkatëse.

Aplikimi është i hapur.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi shkon në pauzë, ende pa marrëveshje për nënkryetarët

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka shkuar në pauzë prej 30 minutash, pasi partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për mënyrën e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryeparlamentarja e sapozgjedhur, Albulena Haxhiu, ka thënë se një prej propozimeve është që nënkryetarët të votohen në një pako, ndërsa për këtë formë ka edhe rezerva nga partitë tjera.

Haxhiu ka kërkuar gjithashtu nga administrata e Kuvendit që të sqarojë nëse propozimi i Listës Serbe për nënkryetar është në përputhje me Kushtetutën.

Partitë tashmë kanë propozuar kandidatët e tyre: LVV-ja Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, ndërsa nga komunitetet Sllavko Simiqin dhe Emilija Rexhepin.

Pa zgjedhjen e nënkryetarëve, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara