Lajmet

LDK e AAK për takimin e mbrëmshëm: Asociacioni e dëmton shtetin e Kosovës, u barazuam me Serbinë

Nga LDK-ja e AAK-ja e konsiderojnë si të papranueshëm dhe të dëmshëm dakordimin e mbrëmshëm.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë takimin e mbrëmshëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Aty, u dakorduan për Deklaratën mbi Personat e Pagjetur.

Nga LDK-ja e AAK-ja e konsiderojnë si të papranueshëm dhe të dëmshëm dakordimin e mbrëmshëm, teksa thonë se marrëveshje e barazon Kosovën me Serbinë.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, krahas deklaratës për personat e pagjetur, ka adresuar kritika edhe për çështjen e Asociacionit. Ai ka thënë se Qeveria ka ndryshuar sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Asociacioni me kompetenca ekzekutive e dëmton funksionimin e shtetit të Kosovës.

“Tema e të pagjeturve është një plagë e madhe e vendit tonë dhe krejt menaxhimin Qeveria në këtë pjesë ka bërë gabim edhe e ka një përgjegjësi serioze në këtë temë. Për temën e themelimit të Asociacionit, e para çka duhet t’i thuhet qytetarit është se shikoni ku ka rrëshqit kjo Qeveri, prej ‘Zajendica nuk kalon’ e leje që po diskutojnë por po postojnë foto në mbrëmje sesi po diskutojnë. Asociacioni me kompetenca ekzekutive e dëmton në esencë funksionimin e shtetit të Kosovës dhe arritjet që i kemi deri më tani”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka pasur kritika edhe për mënyrën sesi ka funksionuar Ekipi Menaxhues që ishte themeluar për hartimin e statutit të Asociacionit. Ky ekip të martën ka prezantuar draft-statutin e Asocicionit gjatë takimi të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel.

“Për mua është totalisht e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme sesi flet kryeministri që ‘unë nuk e kam ditë se cili ekip ka qenë’. Ai po dinë t’i shkarkojë njerëzit nëpër borde. I shkarkojë të gjitha bordet e i emëroi njerëzit e tij nëpër këto borde, e nuk e paska ditë për një temë që është jetike me interes të shtetit të Kosovës. Kjo është papërgjegjësi totale”, dekalroi ai.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se dakordimi ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, Kosovën e barazon me Serbinë si agresore.

“Dakordimi që e kemi parë dje ne media ka qenë shqetësuese për Kosovën sepse në një mënyrë është barazuar fajësia me shtetin serb dhe me atë të Kosovës. Është shqetësueses sidomos për familjarët e të pa gjeturve. Ne nuk kemi pritur asgjë nga kjo marrëveshje, kemi thënë se nëse formohet kjo marrëveshje duhet të formohet që të dy shtetet ta njohin njëra-tjetrën. Mirëpo dje e kemi parë prapë një skandal të kryeministrit Kurti. Mbetet që të vije kryeministri në Kuvend dhe të raportoj për takimin që ka pasur, sot e pamë që ka shkarkuar edhe komisionin, ekipin për asociacionin vetëm të shpërqendroj atë se çka ka bërë mbrëmë në takim me Vuçiqin”, u shpreh ajo.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara