Lajmet

LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë, ministrave dhe një zëvendësministre në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, duke i akuzuar për shkelje të Ligjit për Qeverinë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, që dorëzoi së bashku me deputeten Doarsa Kica-Xhelili kallëzimet penale në Prokurorinë Speciale, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe vartësitë e tij, të zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë shkelur nenin 26 të Ligjit për Qeverinë.

Ajo argumentoi se LDK-ja vlerëson se që nga data 27 mars – kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin zgjedhor – anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, e kanë shkelur këtë ligj.

Duke qenë se që nga data e certifikimit e deri më sot vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive, duke shfrytëzuar resurset, duke marrë vendime të cilat kanë pasoja financiare dhe pasoja të tjera dhe duke shfrytëzuar resurset e institucioneve të Republikës së Kosovës këta deputetë kanë konsumuar vepër penale“, tha Bajrami.

Bajrami shtoi se për hartimin e kallëzimeve penale, juristët e LDK-së kanë kërkuar qasje në dokumente nga ministritë përkatëse.

Prej disa kemi marrë [qasje në dokumente], disa të tjerë nuk na kanë dhënë qasje dhe ato informata që kemi pasur ne sot i kemi drejtuar te Prokuroria Speciale. Tani, është në dorën e Prokurorisë të kërkojë qasje në vendime të tjera”, tha Bajrami.

Në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, të cilit i është referuar LDK-ja për kallëzimet penale, thuhet: Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka bërë edhe betimin si deputet i legjislaturës së nëntë, më herët ka argumentuar se ekzekutivi i tij është në dorëheqje që nga 23 marsi, kur i ka përfunduar mandati i rregullt 4-vjeçar.

Çështja e dorëheqjes së Kurtit dhe ministrave në detyrë, u aktualizua edhe në nisjen e seancës konstituive më 15 prill, kur deputetët, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, votuan kundër verifikimit të mandateve, duke kërkuar dorëzimin e dorëheqjeve zyrtare të kabinetit qeverisës në Kuvend.

Kurti, në anën tjetër, njoftoi Kuvendin, se Qeveria e tij ishte në detyrë që nga 23 marsi, ndërkaq më vonë ministrat e tij kanë deklaruar se dorëheqjet e tyre ia kanë dorëzuar Kurtit. Por, më mospajtimet lidhur me dorëheqjen e Kurtit u tejkaluan në Kuvend, duke i hapur rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë.

Kallëzimet penale vijnë në kohën kur edhe pas tre muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, Kosova nuk ka krijuar institucionet e reja.

Që nga 15 prill, deputetët ende nuk e kanë përmbyllur konstituimin e Kuvendit dhe çështja ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit. Vetëm me zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve Kuvendi do të konsiderohej i konstituuar. Një gjë e tillë do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës./REL/

Lajmet

Haxhiu përkujton 36-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 36-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rëndësishme në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetësisë.

Haxhiu ka thënë se më 7 shtator 1990, në rrethana të represionit dhe përndjekjes politike, delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në Kaçanik dhe miratuan Kushtetutën, duke i dhënë bazë kushtetuese vullnetit politik të shprehur më 2 korrik për Kosovën Republikë.

Sipas saj, miratimi i Kushtetutës përbënte përgjigjen e një populli që, përkundër represionit dhe përpjekjeve për shuarjen e institucioneve, nuk pranoi të hiqte dorë nga e drejta për të vendosur për të ardhmen e tij.

Ajo ka vlerësuar punën e juristëve që hartuan dokumentin dhe guximin e delegatëve që e miratuan atë.

Haxhiu ka theksuar se rruga e nisur me Deklaratën e 2 Korrikut dhe Kushtetutën e Kaçanikut vazhdoi përmes rezistencës, luftës çlirimtare dhe sakrificës së shumë brezave, deri te çlirimi i Kosovës dhe shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008./A.K/

Continue Reading

Lajmet

IPK nis hetimet për incidentin ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet lidhur me incidentin ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, në parkingun e Prishtina Mall.

Sipas IPK-së, incidenti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun, ku ishin përfshirë Ahmeti, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, dhe dy qytetarë, njëri prej tyre i mitur.

Pas incidentit, personat e përfshirë janë shoqëruar në objektin policor për trajtimin e rastit. Gjatë procedurave, njëri prej qytetarëve ka pretenduar se ndaj tij është përdorur forcë nga një zyrtar policor në Stacionin Policor në Graçanicë.

IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor të dyshuar për keqtrajtim, ndërsa rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Ndërkohë, hetimet ndaj qytetarëve të përfshirë në incidentin fillestar do të vazhdojnë nga Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent, nën dyshimin për veprën penale të sulmit.

IPK ka bërë të ditur se hetimet janë në fazën fillestare dhe po zhvillohen në koordinim me prokurorin, duke respektuar të drejtat e të gjitha palëve dhe parimin e prezumimit të pafajësisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

AAK akuzon deputetët e LVV-së për mungesë të lirisë së mendimit

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk kanë liri të mendimit, shprehjes dhe veprimit.

Anëtarë të AAK-së kanë vendosur postera me emrat e deputetëve të LVV-së, me mbishkrimin “Jemi të shqetësuar për lirinë e deputetëve të LVV-së”, duke kritikuar atë që e quajtën “regjimi Kurti-Dejona”.

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, tha se deputetët e LVV-së udhëhiqen, sipas tij, me “grusht të hekurt” dhe se nuk kanë hapësirë për të shprehur qëndrimet e tyre personale.

Ramadani pretendoi gjithashtu se disa deputetë të LVV-së janë ankuar për mungesë të lirisë së shprehjes brenda grupit parlamentar, duke paralajmëruar se një model i tillë, sipas tij, po tentohet të shtrihet edhe në institucionet e tjera të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Fatmir Sheholli deklarohet i pafajshëm për akuzat për spiunazh dhe shantazh

Published

on

Në Gjykatën Themelore ka nisur seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Pas leximit të aktakuzës, Sheholli është deklaruar i pafajshëm, duke thënë se nuk i pranon akuzat dhe se e ndjen veten të pafajshëm.

Mbrojtja, përmes avokatit Mentor Neziri, ka hequr dorë nga e drejta për të kërkuar hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, duke kërkuar që rasti të kalojë sa më shpejt në shqyrtim gjyqësor.

Edhe Sheholli ka deklaruar se heq dorë nga këto të drejta. Gjykata ka bërë të ditur se rasti do të gjykohet nga një trup gjykues, ndërsa data e shqyrtimit gjyqësor do të caktohet pasi të përfundojnë procedurat për përbërjen e trupit.

Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se, deri më 9 tetor 2025, ka vepruar si person i rekrutuar nga shërbimi inteligjent serb BIA, duke mbledhur dhe përcjellë informacione e dokumente lidhur me aktivitetet politike, sigurinë dhe institucionet e Kosovës.

Ai akuzohet gjithashtu për shantazh ndaj një personi me inicialet A.J., të cilin, sipas aktakuzës, e ka detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij në vlerë mbi 13 mijë euro.

Në seancë ishte i pranishëm edhe Nenad Rashiq, në cilësinë e të dëmtuarit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara